Re: Prokuroaria: Nikolla mashtroi...
Premte, 25 Shkurt 2005
PROKURORIA E PERGJITHSHME: ZOTI NANO MUND TE VIDHNI. JENI I LIRE!
Nuk kishte ndodhur ne historine e drejtesise shqiptare qe me shkrese zyrtare me firme dhe vule zyra e Prokurorit te Pergjithshem te Republikes te thoshte se nje kryeminister ka te drejte te shperbleje veten e tij me sa te doje paga mujore. Edhe kjo cudi ka ndodhur pikerisht me shkrese zyrtare. Sic dihet tashme me date 14 janar 2004 me vendim qeverie kryeministri Nano, vendosi te shperbleje veten e tij, shefin e kabinetit, Agim Isaku, dhe sekretarin e Pergjithshem te kryeministrise, zotin Ylli Manjani, me pese paga mujore me argumentimin se "qenkan lodhur e keputur duke punuar dhe kane kontribuar ne privatizimin e bankes se Kursimeve". Mund te falet shperblimi i zotit Manjani, pasi nuk eshte pjese e stafit politik te kryeministrit, ndonese punon per te, por gjithsesi ka nje varesi si nepunesi me i larte i Administrates Civile. Ndersa shperblimi qe i ka bere vetes se tij kryeministri me pese paga mujore si dhe shefit te kabinetit te tij, zoti Isaku, eshte jo vetem jo moral , por dhe krejtesisht antiligjor, gje qe duhej denuar si shperdorim i paster i detyres zyrtare. Kete shperblim kryeministri e ka bere per veten e tij vetem pese dite pas tragjedise se Karaburunit ku u mbyten 21 jete njerezish dhe ne vend qe te merrej me varrosjen e tyre apo ne ngushellimin e familjeve te tyre kryeministri preferoi ne menyre teper cinike te merrte vendim qeverie per te firmosur per veten e tij pese paga mujore ose afersisht mbi 20 milione leke gjithsejt. Ne lidhje me kete, gazeta "Koha Jone" e denoncoi kete veprim jo ligjor dhe per kete kryeministri arriti ta denonte gazeten ne gjykaten e shkalles se pare ne Tirane me nje gjobe prej 20 milione leke, kurse gjykata e Apelit e rrezoi vendimin e gjykates se Tiranes, si "me shkelje te renda te procedures ligjore".
Pervec cilesise se deputetit zoti Nikolle Lesi, beri denoncim ne Prokurorine e Pergjithshme te Republikes si deputet i Kuvendit te Shqiperise, duke e akuzuar, sic ishte ne vertete, per shperdorim detyre dhe kerkoi fillimin e hetimeve ndaj kryeministrit per kete shperblim te vetes se tij qe kishte firmosur me date 14 janar 2004. Sic shikohet edhe nga materiali i Prokurorise se Pergjithshme, te cilin po e botojme te plote sot, del se me nje argumentin absurd prokurori prane zyres se Prokurorit te Pergjithshem e ka hedhur poshte fillimin e ceshtjes penale, pasi, sipas, tij "kryeministri dhe drejtori i kabinetit te kryeministrit kane investuar ne menyre diplomatike dhe politike per suksesin e privatizimit te Bankes se Kursimeve"(!). Nje absurditet te tille zor se e ka degjuar drejtesia shqiptare, pasi kryeministri e ka per detyre funksionale kete pune dhe per kete paguhet nga shteti me page mujore te larte. Sipaslogjike se Prokurorise se Pergjithshme atehere Presidenti i Republikes, kryeministri, cdo minister apo zyrtare i larte kur "lodhet" duke punuar per shtetin duhet dhe ka te drejte te shperbleje veten e tij nga buxheti i Shtetit! Justifikimi qe i ka bere zyra e Prokurorit te Pergjithshem ketij veprimi te kryeministrit tregon se ky institucion i akuzes shqiptare eshte nen hyqmin e kryeministrit dhe nuk ka as guxim e as pavaresi nga Ekzekutivi. Me minimalja qe duhej te kishte bere prokuroria e pergjithshme do te ishte qe te urdheronte kryeministrin per te arketuar ne buxhetin e Shtetit te pese pagave mujore qe kishte marre si shperblim me firme te tij. Ose mund te gjente njemije e nje menyra "ligjore" qe ta hidhte poshte padine e deputetit Lesi per kryeministrin per kete rast, por jo te thoshte ne arsyetimin e vendimit te mosfillimit te procedimit Penal se "kryeministri dhe Agim Isaku na qenkan lodhur duke punuar dhe kane investuar diplomacine personale dhe u takonte vetshperblimi". Kushdo qe e lexon kete vendim te Prokurorise se Pergjithshme do te qeshte me justifikimin zyrtar me firme e vule dhe do te meshironte varesine ku ka rene ky institucion akuze.
Ne te vertete kryeprokurori Sollaku dukej ne fillim te pune se tij se kishte premisat e nje juristi qe nuk behej loje e politikes, sic kishte ndodhur me paraardhesit, porse faktet e perditshme po e komplikojne figuren e tij. Aq me teper qe ai duhet te flase me hapur se per cilin zyrtar te asaj kohe ne presidencen shqiptare ishte vene pergjuesi ne tavolinen e Hotel Rogner apo te duhet te dije se kush "fukara" do te vinte te paguante per dy nenshtetsi shqiptare qe kalonin nga zyra juridike e presidences se dhjetor 1997 ! Dhe gabimisht ne rrjetin e pergjimit rane Nano dhe Abdiu, sic tashme dihet.
Dokumenti qe botojme sot tregon se Prokuroria e cila duhet te jete mbi te gjithe dhe te zbatoj vetem ligjin ndaj kujtdo, qofte ky Presidenti Moisiu apo kryeministri Nano bashke me deputetin Lesi, porse duket se ky organ akuze ka probleme qe duhen zgjidhur ne favor te pavaresise se tij. Nese kjo nuk behet tani , atehere i bie pushtetit te ardhshem, pas zgjedhjeve, te vendose edhe njehere dore mbi kete Institucion ne menyre qe ti shtoje pavaresine dhe forcen e personit qe drejton kete Institucion.
Te justifikohet kryeministri Nano nga Prokuroria e Pergjithshme kur ai vjedh buxhetin e Shtetit me firme e vule eshte si ti thuash publikisht atij "Vidhni zoti Nano! Jeni i lire, por mendo edhe per ne!!".
Alban Mati