Projektligji, rregulla ekstreme për gjuetinë
Ministria e Mjedisit përgatit projektligjin për Gjuetinë sipas të cilës synon mbrojtjen e Faunës së egër. “Ndëshkime të rënda për ata që nuk e zbatojnë”

Veprimtari e gjuetisë do të realizohet vetëm në bazë të disa rregullave të cilat do të zbatohen me ligj. Të gjithë ata që nuk do të zbatojnë këto rregulla do të ndëshkohen. Specialistët e Ministrisë së Mjedisit shpjegojnë se kanë gati projekt – ligjin për Gjuetinë në të cilën janë përcaktuar zonat ku duhet të lejohet gjuetia, kohëzgjatjen e gjuetisë, llojet e kafshëve dhe të shpendëve që do të kapen për gjueti. Ndërkohë në projektligj parashikohej dhe dëshmi më të rënda për ta që nuk e zbatojnë ligjin të cilat fillojnë nga 30 000 deri në 50 000 lekë për ushtrim gjuetie pa u pajisur me leje, apo edhe për ushtrim të gjuetisë duke gjuajtur nga makina, nga mjetet e lundrimit dhe nga mjetet e fluturimit, dënohet me gjobë në masën 80 000 deri në 100 000 lekë dhe plot ndëshkime të tjera.

Projektligji

Gjuetia e Faunës së egër, shpesh herë e ushtruar në mënyrë të paligjshme, duke u bërë faktor kërcënues, sidomos për llojet e kërcënuara dhe në rrezik zhdukjeje, tashmë duket se po hyn në një fazë të re zhvillimi dhe menaxhimi. Specialistët e Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave kanë hartuar ligjin e ri për gjuetinë, ndërsa projekti është hedhur për diskutim publik, me qëllim marrjen e opinionit publik. Ndërkohë, përafrimi i legjislacionit mjedisor edhe përsa i përket mbrojtjes së Faunës së egër, është një ndër kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.

“Qëllimi i këtij projekt-ligji është përcaktimi i saktë i rregullave dhe kërkesave për zhvillimin e gjuetisë si një veprimtari tradicionale, sportive, shplodhëse dhe turistike, menaxhimin e qëndrueshëm të gjuetisë, duke e vlerësuar Faunën e egër si pasuri natyrore me interes të përgjithshëm, që gëzon mbrojtje të veçantë”,- pohojnë specialistët duke shtuar se ky ligj (tashmë në projekt) synon gjithashtu garantimin e zbatimit në mënyrë rigoroze të parimeve për gjuetinë, duke ruajtur tërësinë e ekosistemit dhe baraspeshën ekologjike, që ushtrimi i gjuetisë të mos dëmtojë llojet e Faunës së egër dhe habitatet e tyre, por edhe respektimin e të drejtës së gjuetisë dhe të drejtave mbi gjahun, mbi trofetë e produktet e gjuetisë dhe të tregtimit të tyre.

Objektivat

Ndër objektivat kryesore të ligjit janë sigurimi për një kohë të gjatë i të gjitha llojeve të Faunës, të mbrojtjes së habitateve, ku ato gjenden, ndërkohë që nëpërmjet tij vendosen dispozita për shpalljen e zonave të mbrojtura për to. Për të mbrojtur llojet e shpendëve të egra emigratorë, sipas projekt-ligjit krijohen zona me rëndësi të veçantë për shpendët, në të cilat gjuetia është e ndaluar. Ky ligj për gjuetinë, i cili plotëson kuadrin ligjor për mbrojtjen dhe menaxhimin e Faunës së egër në Shqipëri, në përputhje me standardet evropiane, u parapri nga Ligji “Për mbrojtjen e Faunës së egër”, i miratuar këtë vit nga Kuvendi.

Ndërkohë, bazuar në projekt-ligjin e ri gjuetia ushtrohet vetëm mbi individë të llojeve të gjitarëve dhe të shpendëve të egër, që janë shpallur objekt i gjuetisë me akt normativ të Ministrisë përkatëse. Në momentin kur individi i një lloji të Faunës së egër shkakton dëme të faktuara të përmasave të gjëra, rrezikon jetën e njerëzve apo pronën e tyre, ministri mund ta shpallë kafshën përkohësisht si dëmtuese dhe të lejoj gjuajtjen e saj për kohë të caktuar. Këta individë dëmtues mund të gjuhen gjatë tërë vitit vetëm nga gjuetarë të pajisur me leje, sipas këtij projekt-ligji. Gjithashtu, projekt-ligji përcakton kërkesat për krijimin e zonave të lira për gjueti, si dhe sipërfaqen minimale për krijimin e zonave te gjuetisë, zonat sipas pronësisë, etj.

84 lloje gjitarësh ka në vendin tonë
320 lloje shpendësh ka në vendin tonë
37 lloje reptilësh ka në vendin tonë
15 lloje amfibësh ka në vendin tonë
313 lloje peshqish ka në vendin tonë
3850 lloje insektesh ka në vendin tonë

Projekt – ligji, ja pengesat për të gjuajtur
Për ushtrimin e gjuetisë sipas projekt – ligjit të Ministrisë së Mjedisit gjuetari shlyen dy lloje pagesash, që është pagesa për të hyrë për gjueti në një zonë të caktuar gjuetie dhe pagesa për çdo individ të gjahut të vrarë apo të kapur gjatë gjuetisë. “Gjuetari nuk mund të hyjë në një zone gjuetie pa paguar fillimisht hyrjen në të. Masa e pagesës për të hyrë për gjueti në një zonën të lirë gjuetie, caktohet para çeljes së sezonit për çdo zonë konkrete nga menaxhuesi i zonës në mirëkuptim me pronarin e saj, por për çdo rast, ajo nuk mund të jetë më e lartë se 2 000 lekë”,- bëhet e ditur në projekt – ligj duke u shtuar se masa e pagesës për gjahun e vrarë llogaritet sipas llojit të gjitarëve apo të shpendëve të egra që janë vrarë. Pagesa për individët e vrarë të llojeve objekt gjuetie, miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave me propozim të ministrit. Pagesat bëhen te menaxheri i zonës së gjuetisë, i cili i jep gjuetarit për to mandatin përkatës. “Gjuetari nuk mund të largohet nga zona e gjuetisë duke marrë me vete gjahun e vrarë, pa bërë pagesën për të”,- bëhet e ditur në projekt – ligj.

Kush mund të jetë gjuetar?

a. Personi që ka mbushur moshën 18 vjeç.
b. Personi që ka leje të mbaj armë.
c. Personi që ka fituar testin për çështjet teorike dhe praktike që lidhen me aktivitetin e gjuetisë.
d. Personi që është pajisur me leje gjuetie.
e. Personi që nuk është i dënuar për krime të rënda.
f. Personi që njeh dhe respekton Manualin e Gjuetarit.
g. Personi që merr pjesë në monitorimin dhe inventarizimin e Faunës së egër të zonës së tij.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26233. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26233