Progres-raporti, Lohan: Gota për Shqipërinë ende gjysmë plot

Progres-raporti, Lohan: Gota për Shqipërinë ende gjysmë plot

“Gota e plotësimit të standardeve për Shqipërinë është ende gjysmë plot”. Kështu ka deklaruar sot, ambasadori i Prezencës së Komisionit Europian në Tiranë, Helmut Lohan, duke prezantuar progres-raportin 2009 të KE për Shqipërinë.

Sipas tij kërkohet reformë në gjyqësor, luftë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, por edhe administratë më efektive. Ai tha se Shqipëria ka bërë progres krahasuar me një vit më parë, por detyrimet e këtij shteti janë më të mëdha krahasuar me vitet e tjera, pasi tashmë është vend anëtar i NATO-s dhe kandidat për në BE.

Për çështjen më të rëndësishme të shqiptarëve, liberalizmin e vizave ai tha se pozitive janë nisja e aplikimit për pasaporta biometrike dhe kompjuterizimi i gjendjes civile. “Shqipëria ka kohë që gjatë vitit 2010 të plotësojë edhe kriteret e tjera të BE-së dhe më pas komisioni të marrë në shqyrtim atë që quhet marrëveshje e regjimit të vizave”.

Fjala e plotë e Lohan në konferencë për shtyp:

Unë nuk do t’iu them me hollësi raportin, por do të doja të trajtoja dy çështje të rëndësishme për Shqipërinë dhe pastaj do t’iu bëj përmbledhjen e raportin.

Zgjedhjet

Në raportin tonë është vënë re se zgjedhjet parlamentare në përgjithësi ishin në përputhje me standardet evropiane. Ato janë më të mira se vitet e shkuara por ende ka mangësi. Partitë politike duhet të adresohen nga komentet e misionit vëzhgues për zgjedhjet.

Liberalizimi i vizave

Progres raporti vlerëson se Shqipëria ka ecur përpara në plotësimin e standarde për liberalizmin e vizave. E në veçanti kjo ka të bëjë me kompjuterizimin e gjendjes civile dhe pasaportat biometrike. Tani Shqipëria ka një shans të plotësojë edhe ato kritere që kanë mbetur deri në liberalizmin e vizave. Dhe ka kohë që ti plotësojë këto standarde brenda 2010-ës.

Përmbledhje e progres raportit

Shqipëria ka vazhduar të bëjë ecurive pozitive në përputhje me partneritetin europain, në parlament, qeveri, antikorrupsion të drejtat e njeriut, dhe respektimin e pakicave.

Shqipëria po ashtu ka ruajtur stabilitetin makro- ekonomik në mes të krizës ndërkombëtare ekonomike.

Shqipëria ka vazhduar të ketë ecuri në respektimin e standardeve europiane, ka implementuar në përgjithësi MSA. Së fundmi ka luajtur rol kontrkutiv në stabilitetin rajonal dhe marrëdhëniet e mira me fqinjët që janë pjesë e BE-së.

Sfidat

Plotësimi i atyre kushteve që bëhen gjithmonë e të më rrepta në përputhje me standardet evropiane, si kufizim të kapaciteteve të administratës, krimin e organizuar, mbrojtja e konsumatorit dhe politikat sociale.

Kërkohet konsolidim i mëtejshëm i pavarësisë së institucioneve shtetërore, ligji duhet të forcohet më tej. Po ashtu duhen hapa për të siguruar pavarësi, transparencë dhe efikasitet të gjyqësorit dhe administratës shtetërore.

Sfidë mbetet lufta krimit të organizuar dhe korrupsionit krimit të organizuar dhe korrupsionit. Çështje e pazgjidhura e pronësia dhe ekonomia informale që janë problem për komunitetin dhe biznesin.

ora 13.15

Progres-raporti i KE, Rehn: Shqipërisë i duhet shumë punë

Shqiperisë i duhet ende punë për të arritur standardet e kërkuara nga BE-ja. Ky është thelbi i progres-raportit të KE-së prezantuar sot në Bruksel nga komisioneri për Zgjerimin, Oli Rehn. Sipas tij, mungesa e dialogut politik ka kthyer pas në kohë progresin në reformat bazë. “Duhet më shumë punë nga Shqipëria për menaxhimin e krizës ligjore për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin”, thuhet në raport.

Raporti vlerëson punën në procesin e liberalizimit të vizave, por nënvizon se ka nevojë për më shumë përmirësime, në mënyrë të veçantë në pajisjen e qytetarëve me pasaporta biometrike.

Duke u ndalur në zgjedhjet e qershorit, raporti thekson se është arritur shumica e angazhimeve të kërkuara, por jo standardet më të larta për zgjedhjet demokratike. Raporti nënvizon më tej se gjatë procesit të numërimit të votave u vu re politizim. “Politizimi i numërimit të votave do të rishihet në zgjedhjet e ardhshme”, theksohet në të.

Gjyqësori
Raporti thekson se marrëdhëniet mes shtetit dhe institucioneve vazhdon të jetë i vështirë. “Është rritur shqetësimi për një tendencë të ekzekutivit të zgjerojë kontrollin mbi institucionet e pavarura në veçanti në drejtësi”-tha Rehn. Sipas raportit pak progres është bërë edhe në kompletimin e kornizës ligjore për reformën gjyqësore. “Kapaciteti administrativ i KLD mbetet i dobët si dhe ndërhyrjet e qeverisë. Përpjekjet e qeverisë për të kufizuar pavarësinë e gjyqësorit kanë politizuar debati për reformën në drejtësi dhe progresi po pengohet.”

Zbatimi i MSA
Ai nënvizon se është bërë pak edhe në kuadër të zbatimit të MSA-së. “Kapaciteti për koordinimin ndër-ministror mbetet i dobët. Kapaciteti administrativ për të zbatuar angazhimet e MSA-së, një përparësi kyçe të Partneritetit Evropian, ka nevojë të forcohet më tej”- thuhet në të.

Vizat
Duke iu referuar raportit, Rehn ka theksuar se “Shqipëria ka bërë përparime në kuadër të dialogut të liberalizimit të vizave, por nuk ka përmbushur të gjitha standardet e përcaktuara. “Në kuadër të dialogut liberalizimin e vizave, Shqipëria ka bërë përparim të mirë në fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë, por ende nuk i ka përmbushur të gjitha standardet e përcaktuara në plan”. Sipas tij, duhet të bëhen përpjeke të mëtejshme në shpërndarjen e pasaportave biometrike, në çështjen e kufirit dhe të menaxhimit të migracionit dhe në kuadrin institucional për të luftuar krimin e organizuar dhe
korrupsionin.

Administrata
Pak përparime edhe në administratën publike. Raporti nënvizon se implementimi i kuadrit ligjor në shërbimin civil ka nevojë për më shumë punë. Madje, sipas tij zbatimi i tij ka qenë problematik dhe i pabarabartë. Gjithashtu raporti vë në dukje se “ka vazhduar emërimi dhe ndryshimi i punonjësve të administratës publike bazuar në motive politike.”

Komisioni Europian publikon sot progres raportin për Ballkanin

Komisioneri Evropian për Zgjerimin Olly Rehn do të paraqes në Bruksel raportin vjetor të këtij organizmi për përparimin e vendeve të Ballkanit Perendimor në procesin e përpjekjeve të rajonit për t’u integruar në Bashkimin Evropian.

Mësohet se raporti do të konfirmojë vendosmërinë e BE-së që të gjitha vendet të anëtarësohen në familjen europiane sapo të përmbushin kushtet e përcaktuara. Komisioni konstaton se rajoni ka shkallë të ndryshme të zbatimit të reformave politike e ekonomike.

Në Tiranë,opozita dhe opozita pritet t’i lexojnë, sipas traditës, krejt ndryshe njëra-tjetrës përfundimet e kësaj analize të Komisionit Evropian.

Ndërkaq, Maqedonia pret që Raporti i KE-së për të të jetë pozitiv. Media paralajmëron se me të do të rekomandohet data për fillimin e negociatave përfundimtare për anëtarësim të vendit në BE.

Në Kosovë, kryeministri Hashim Thaçi, pavarësisht njoftimeve të medias se dokumenti i Komisionit Evropian ka kritika serioze në adresë të sundimit të ligjit dhe shtrirjes së korrupsionit, ka deklaruar të martën se raporti është lajm i mirë për Kosovën, kurse për vërejtjet ka thënë se ato janë shqetësim edhe i qeverisë së tij. /BBC/

UwKbv6mrxiI

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24062. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24062

Top