programi RRumpaLL i PD-se per qeverisjen e vendit

personazh

Valoris scriptorum
Re: programi RRumpaLL i PD-se per qeverisjen e vendit

tamom e tha DVF, duhet me dal me mrojt traplliqet ose gjenialitetet (simas pikpamjeve) qe thu me argumenta bindes.

problemi i madh eshte, siç e kane thene dhe me siper, injoranca e pafundme e shoqerise shqiptare. nuk eshte çudi qe shume te mjaftohen vetem me disa rreshta te ktij programi (ne paçin durimin ti lexojne dihet) e te ngazellehen.

programet pastaj kane ate qe quhet Pergjithshmeri. dmth plan ne vija te pergjithshme, i cili duhet zberthyer per tu pare sesa i realizushem eshte.
 

zog

Primus registratum
Re: programi RRumpaLL i PD-se per qeverisjen e vendit

e keqja e programit te PD ose e çfaredo programi te derisotshem eshte MOSNJOHJA e prones private.

asnjeri nuk pranon te njohe ishpronaret e tu kthjeje pronen qe u perket TOTALISHT.

te gjithe vetem hidhen te RIprivatizojne, pronen e shtetit socialist, pra ate qe na takon te gjitheve ne.

e kjo ka sjelle e do te sjelle akoma ne te ardhmen, pronare (te rinj) mbi pronare (te dikurshem) per te NJEJTEN PRONE. pra nje toke ose prone e cila s'dihet ME kujt i takon.

asnje investitor i huaj, nuk vjen ne nje rrumppalle te tille legjislative. ai s'din me cilin te kontaktoje me pare sidhe kush eshte pronari ligjor.

te gjitha shtetet europiane lindore, si polonia, rumania, hungaria, etj; e zgjidhen problemin e prones private te kolektivizuar qe ne fillim. duke ua kthyer ishpronareve te shpronesuar nga komunizmi. e ata kane kohe qe e kane lene pas periudhen e tranzicionit ekonomik, e cila tek ne do te zgjase akoma dy shekuj te tjere.

sot atje toka blihet e shitet kollaj. mos shkoni larg, nje ish studente stomatollogjie e cila me kredi hapi nje klinike te sajen, ka blere toke ne breg te detit per te ndertuar nje shtepi. siç ka blere dhe veturen. e ate s'qe shteti qe ja shiti, e as bashkia, por privati qe e kishte si prone te trasheguar.

tek ne nje ishpronar tokash ben akoma frike e duket si zengjin. kur ne fakt ai posedon veç nje MUNDESI PAGESE e asgje me shume. tjetri ka zanatin e tij, shkollen e bere gjate komunizmit per te cilen ishte i priviligjuar e me te cilen ai sot fiton para, e tjetri pronen e lene nga gjyshi e stergjyshi, me te cilen fiton para gjithashtu. duke e punuar dhe punesuar edhe te tjere ne te ose duke e shitur.
 

ana karenina

Primus registratum
Re: programi RRumpaLL i PD-se per qeverisjen e vendit

Fillimisht postuar nga hajduti hurmave:
[qb] problemi i madh eshte, siç e kane thene dhe me siper, injoranca e pafundme e shoqerise shqiptare. nuk eshte çudi qe shume te mjaftohen vetem me disa rreshta te ktij programi (ne paçin durimin ti lexojne dihet) e te ngazellehen.

programet pastaj kane ate qe quhet Pergjithshmeri. dmth plan ne vija te pergjithshme, i cili duhet zberthyer per tu pare sesa i realizushem eshte. [/qb]
<img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" />

Ti beson seriozisht ne keto qe thua? Dmth ti beson se nje force politke ne Shqiperi ka nje program te perpiluar ne baze te mundesise per tu zbatuar? Dhe beson qe nje force politike ne Shqiperi eshte perpjekur ndonjehere te zbatoje programin? Sigurisht qe askush nuk i lexon programet sepse ketu askush nuk ka besim ne asgje. Kaq kane arritur ta kuptojne.
shrug.gif
 

kameleoni

Primus registratum
Re: programi RRumpaLL i PD-se per qeverisjen e vendit

Anna Scotti dhe deshira per tju pershtatur deshires dhe vullnetit te genjeshtrave te politikaneve tane vetem sepse asnjeri nuk paska program per te qene

Do ishte mire sikur te dilnin te pakten me nje program real dhe besueshmeria e atij politikani do te rritej ndjeshem sidomos do te kishin perkrahjen e Intelektualeve gje qe per mendimin tim eshte shume e rendesishme.

Per mua jane te rendesishme edhe programet dhe idete politike te perfaqesuara nga nje parti politike por akoma me e rendesishme nje Program Zhvillimi Ekonomik Real qe tu japi njerezve besim dhe ata ne kembim voten.

Ne Shqiperi te gjithe shqiptaret duhet te kontribuojne ne ndryshimin e mentalitetit qe ekziston ne Perendim ku Partite shpallin dhe ecin me kembe ne toke dhe jo te fluturojne me p... ne by.. si keta politikanet tane.

Marr disa shembuj psh:Amerika dhe Roosvelti,Reagani dhe Amerika,Britania dhe Thacheri,Tony Blair dhe Britania,

Premtimet duhe te jene me kembe ne toke dhe pse u dashka une te votoj per nje parti qe paska nje program mitologjik qe edhe na ben budallenj me zor.Eshte marrezi plus qe e kane treguar veten kush jane cfare kane bere,dhe sa kane ndryshuar

Pse studiohet Historia????????????????????????

Qe te kuptosh gabimet dhe te mos i perseritesh ato ne te tashmen duke planifikuar te ardhmen me me shume profesionalitet.

hajt tung
 

zog

Primus registratum
Re: programi RRumpaLL i PD-se per qeverisjen e vendit

ama jo. sala me pashkon edhe ne 91- shin kur dihej qe do te fitonin, e kishin te qerruar (presioni i botes qe aq i madh mbi ishkomunistet sa ata s'mund te mbanin me), filluan te flisnin ne televizion "do tu japim vitamina me injeksion njerezve te shendoshen e zbukurohen" " amerika na ka dhene çek te bardhe ta mbushim vete aq sa te duam" <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

e plot dokra te tjera.

dhe bene firmat piramidale, ku nje grusht fituan e grumbulluan parate e nje populli te tere.

edhe sot, historia perseritet.

megjithese socialistet ndihen te dobesuar me keq se kurre, e te perlyer ne korrupsion masiv, kreret e PD, ndjejne nevojen perseri te genjejne, per te fituar.

perse ?

mbi ke duan te fitojne, mbi veten apo popullin ?

mendoj ngaqe ata as vete si besojne fitores. nje program i fryre artificialisht, u duhet ne vend te droges, ti lidhe pas jetes, tu jape kurajo, e te ndjehen ne besim e te vlefshem per diçka.

pra ata genjejne nga halli.

ps; shikoni sala ishte nga ata kuadra te partise se punes, nga te cilet kishin lirine e fatin e mire te leviznin jashte shtetit pa pushim, puna ja u kerkonte kete. nuk ishte pra si ne popullli i thjeshte te cileve as ne televizion skishim te drejte te shikonim boten e huaj, ngaqe akuzoheshim per "agjitacion e prapagande".

njerezit pra si sala e shoket e tij, e shihnin perendimin e preknin, e nuk bene ASGJE, qe edhe ne shtetin e tyre ne te cilin qene KUADRO te partise, udhehiqnin, ne vendin e tyre te punes ku drejtonin personalisht, te kishte perparim teknollogjik, zbatoheshin standarte te kohes, njerezit te jetonin me dinjitet e ne respekt reciprok.

ishin ata qe mbajne barren e fajit per shkaterrimin gjenetik te shqiptarit, varferimin e tij ne tera aspektet, ato morale e materiale.
kafsherimin e tij te plote.

shikoheni shqiperine qe sale maloku e komunisti ndertoi me vetmohim :

url]


url]


url]




url]




url]
 

Leopardii

Primus registratum
Re: programi RRumpaLL i PD-se per qeverisjen e vendit

Fillimisht postuar nga HaRaP:
[qb] Mund te na thuash ku e ke gjetur ate program???
apo futja kot se keto ne forum sdine gje e po mendojne se e ke te sakte.
nje program i tille as qe ekziston fare eshte komplet i deformuar.Qenke mik i Nanos sepse edhe ai ngaqe spo di nga tia mbaj ca nuk po thote megjithese cdo dite e me shume po ben Berishen hero. [/qb]
harap djali ai program eshte i vertet.
po te lecosh edhe fjalen e sales ne kongresin e fundit te PD-se shikon se jane te njeta gjera edhe personi qe deshiron te behet kryeminister i "shpjegohen" te gjitha pikat e ketij programi.

vazhdojme me programin RRumpall te PD-se.
me shpjegoni sesi do ti hapi dyert e universiteteve per te gjithe Berisha qe kete tetor me keto godina qe jane sot ??
mos valle qe nga data e formimit te qeverise se Berishes te "fituar" me zgjedhjet e 3 korrikut e deri ne tetor 2005 do te ndertoje aq auditore, laboratore , konvikte qe tu japi "te gjithe ata qe duan " mundesine qe te shkojne ne shkolle te larte.????
lecojeni , marre nga programi:

5-Hapja e dyerve tetorin qe vjen per te gjithe ata qe duan te ndjekin shkollat e larta. :rockband:

6-Dyfishimi i numrit te studenteve, shpenzimeve per cdo student dhe investimeve per arsimin e larte. :tipsy:
 

kameleoni

Primus registratum
Re: programi RRumpaLL i PD-se per qeverisjen e vendit

Hahahaha leopardi na shkriu tu qesh me mitologjite e veta.

""Hapja e dyerve per te gjithe ata qe duan te studiojne""

Pse tashi nuk i kane dyert e hapura???Une mesoja dhe mora nje shkolle te larte.edhe te tjeret po te mesojne do i kene dyert e hapura ne Shqiperi,Itali apo ku di une.Eshte konkurrence apo jo?Une di me shume nje ekuacion marr nje pike me shume dhe futem ne shkolle me merite.Ndersa ti qe ke loz tere diten futboll e ja lare gjithe kohes ne Shkumbin futesh me mik.
lol.gif
lol.gif
lol.gif
lol.gif
lol.gif
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: programi RRumpaLL i PD-se per qeverisjen e vendit

Fillimisht postuar nga Anna Scott:
[qb] <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" />

Ti beson seriozisht ne keto qe thua? Dmth ti beson se nje force politke ne Shqiperi ka nje program te perpiluar ne baze te mundesise per tu zbatuar? Dhe beson qe nje force politike ne Shqiperi eshte perpjekur ndonjehere te zbatoje programin? Sigurisht qe askush nuk i lexon programet sepse ketu askush nuk ka besim ne asgje. Kaq kane arritur ta kuptojne.
shrug.gif
[/qb]
morpo as ne shqipri as gjetiu nuk e plotsojn planin. edhe partia komuniste nuk e plotsonte, po e tejkalonte <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> .

ideja eshte, qe planin qe nje parti harton, duhet te mblidhen tekniket e specjalistet e ta zberthejne qe ta kuptoje dhe populli qe te shkoje te votoje me i llaf.

ate pershtypje kam dhe une, qe ne shqipri as e vret njeri trunin me lexu, e kjo gje per shume arsye, nga me personalet e deri tek ato te pergjithshmet fare.
 

MLK

Primus registratum
Re: programi RRumpaLL i PD-se per qeverisjen e vendit

Cdo komb ka pas ne historine e tij "Babain e kombit" pra njerez te medhnj qe kane pas vizione te qarta dhe ambicjet e duhura, patriotizem e nacionalizem qe ta drejtojne vendin drejt nje zhvillimi. Ne Shqiperi rralle kemi pas njerez te tille dhe ne ato momente qe i kishim ishin me teper te detyruar te luftonin per mbijetesen e kombit se sa per begatine e tij.
Te gjithe politikanet aktuale perveç parrullave populiste dhe fjalimeve dialektike ku 90% e degjuesve nuk i kuptojne skane sjelle asgje origjinale, asgje te re ne politik berjen e kjo eshte me te vertete fatkeqesi!
Teoria eshte kush te fitoje zgjedhjet e te siguroje fronin pjesa tjeter ngelet limonade.
Po te shohim nivelin intelektual te popullsise tone, nuk me duket shokuese qe ne krye vazhdojne te prezantohen njerez medioker e makiavelik.
Kur nje agjenci marketingu amerikane , nepermjet drejtorit te saj shprehet se PD-ja do fitoje zgjedhjet se PS-ja eshte e korruptuar...dihet se premtimet e mashtrimet do te serviren me tonelata nga te gjitha palet ne kete fushate e zorr se do te kete ndonje gje te vertete.
Dominues ne kete fushate do te jete "ankandi i mashtrimeve partiake" <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

RediRock

Primus registratum
Re: programi RRumpaLL i PD-se per qeverisjen e vendit

ne cvend te botes keni pare ju fushate elektorale pa mashtrime, pa perralla me mbret, pa premtime boshe. kur vjen fundi, fushata elektorale eshte thjesht nje gare se kush mund te genjeje me bukur.

pashe platformen e saliut. po platformat e tjera ku jane. ndoshta ato qe premton saliu jane komplet perralla, por te pakten po flet per taksat, po flet per shkollat, po flet per korrupsionin. saliun nuk e duroj dot, fatosin e urrej dhe me shume. mendoj qe postimi me i sakte qe kam lexuar ketu eshte dikush qe tha "votoni per kandidatin dhe jo per partine qe i perket". mendoj qe njerez qe e kane provuar me kohe qe e kane mendjen vec per zullume, vjedhje, dhe kaos, nuk duhet ti jepet nje shans i dyte. qofte saliu, qofte fatosi, jane ujqer qe veshin lekure qingji kur vjen koha e votes.

sa per platformat qe lexoni, mos u beni pesimiste, por shikoni se ku e perqendrojne vemendjen. nqs po perqendrohen tek arsimi, bravo i qofte. nese perqendrohen tek rendi, bravo i qofte. nese perqendrohen tek integrimi i shqiperise ne BE ashtu sic duhet, bravo i qofte. por nese perqendrohen vec tek korrupsioni dhe perqendrohen vetem tek venia ne dukje e gabimeve te te tjereve, atehere e kane me hile.

nejse, sdi cte them me pervecse na ruajte zoti. por edhe zoti thote "ruaje veten qe te te ruaj une". mos ja jepni voten kermave qe na kane degjeneruar ketu ku jemi sot, mos votoni per partite, votoni per kandidatin dhe per intelektin.
 

MLK

Primus registratum
Re: programi RRumpaLL i PD-se per qeverisjen e vendit

Kur thuhet qe:
Biznesi i vogel deri ne tre vitet e para do jete me takse 0% dhe dihet qe 80% e biznesit eshte biznes i vogel ne Shqiperi kjo ka nje kosto qe llogaritet e qe do ti hiqet buxhetit te shtetit.
Pjeses tjeter te biznesit te vogel do tu pergjysmohen taksat, do te ulet çmimi i energjise ne nje kohe qe KESH eshte drejt privatizimit, do te ulen tarifat e telekomit perseri drejt privatizimit, do te ulet TVSH-ja per ushqimet e do te behet zero per energjine elektrike mendoj se flitet per disa qindra milione euro me pak ne buxhet.
Ne anen tjeter po ne te njetin program premtohet qe rrogat e mesuesve do te dyfishohen, te mjekeve po ashtu, do te demshperblehen te perndjekurit politike, do te rriten pensionet, do te futet interneti ne te gjitha shkollat, do te rritet numri i shkollave qe te ulet numri i nxenesve ne klasa...dhe keto llogariten me qindra milione euro qe duhet te gjeje shteti per te financuar keto programe.
Pra ne nje kohe qe difiçiti buxhetor eshte 6% buxhetit i hiqen 400 milone dollare po themi (e jane pak) dhe ne te njeten kohe po te njetit shtet i mungojne pa ju hequr keto para rreth 500 milione euro per te financuar projektet e programit kemi nje "vrime" me rreth 1 miliard euro ne buxhet! Buxheti aktual eshte rreth 1.6 milarde euro mos gaboj nga keto rreth 100 milone finacohen me bono pjesa tjeter nga te ardhurat e shtetit. PD-ja premton se duke grumbulluar 1 milard euro ( me reduktimin e taksave e te tjerave qe permenda me siper) do te zbatoje nje program ku i duhen 2 miliarde euro ne vit.
Te gjithe mendoj se jemi dakort ne parim te gjitha ato qe propozohen ne aspektin e pare jane tenevojshme e te dobishme, pra te mirepritura nga gjithe populli, ajo qe une nuk arrij te kuptoj eshte se ku do gjeje PD-ja me Salen ne krye 1 miliard euro ne vit per te zbatuar ato qe premton!
Nese dikush ka ndonje mendim apo argument per te sqaruar do te ishte interesant (dhe pse une per vete nuk ushqej ndonje iluzion per premtimet qe behen).
 

kameleoni

Primus registratum
Re: programi RRumpaLL i PD-se per qeverisjen e vendit

Troc muhabetit e lal PD ka programe rrumpalle dhe kot fare qe mua nuk ma mbush mendjen.

Tosi premtoi kthimin e parave te fajdeve dhe i ktheu disa perqind apo jo???

pjesa tjeter eshte ku eshte nuk dihet deri me sot.

Sala te pakten te thote disa gjera reale

1.te liberalizojme ekonomine shqiptare,do te kete lehtesira per biznesin shqiptar te mesem dhe te vogel

2.do te zhvillojme infrastukturen

3.do te hapim vendin me shume ndaj investimeve te jashteme etj...etjjj nga me te ndryshmet

Po jo ama do heqim TVSH e do i heqim taksat per bizneset per 7 vjet
eek.gif
eek.gif
eek.gif
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: programi RRumpaLL i PD-se per qeverisjen e vendit

Fillimisht postuar nga MLK:
[qb] Kur thuhet qe:

Pra ne nje kohe qe difiçiti buxhetor eshte 6% buxhetit i hiqen 400 milone dollare po themi (e jane pak) dhe ne te njeten kohe po te njetit shtet i mungojne pa ju hequr keto para rreth 500 milione euro per te financuar projektet e programit kemi nje "vrime" me rreth 1 miliard euro ne buxhet! Buxheti aktual eshte rreth 1.6 milarde euro mos gaboj nga keto rreth 100 milone finacohen me bono pjesa tjeter nga te ardhurat e shtetit. PD-ja premton se duke grumbulluar 1 milard euro ( me reduktimin e taksave e te tjerave qe permenda me siper) do te zbatoje nje program ku i duhen 2 miliarde euro ne vit.
Te gjithe mendoj se jemi dakort ne parim te gjitha ato qe propozohen ne aspektin e pare jane tenevojshme e te dobishme, pra te mirepritura nga gjithe populli, ajo qe une nuk arrij te kuptoj eshte se ku do gjeje PD-ja me Salen ne krye 1 miliard euro ne vit per te zbatuar ato qe premton!
Nese dikush ka ndonje mendim apo argument per te sqaruar do te ishte interesant (dhe pse une per vete nuk ushqej ndonje iluzion per premtimet qe behen). [/qb]
Ne nje raport te Bankes Boterore para disa muajsh thuhej qe: Ne Shqiperi 1,3 miliard dollare ne vit zhduken neper xhepat e zyrtareve te korruptuar.

E lexuar shqip: Neper xhepat e Nanos,Dukes,Finos,Kokes,Males,Pocit..... dhe disa mijra ushtareve te tyre.

Ne qofte se koka e kesaj kulcedre do pritet, ateher nuk me duket ndonje enigme, se ku do gjenden 1 miliarde dollare,nga Sala.


P.s.

Ta zeme se BB e ka tepruar me shumen 1,3 miliarde.
Dhe e vertetete eshte shifra 500 milion ose 250 milion.
Ore ta zeme se jane vetem 100 milion.

Dhe keto para Sala do ja heq kulcedres Nanoiste dhe do realizoj premtimet e dhene vetem me 10% .


NUK ESHTE KJO ME SE E MJAFTUESHME,PER TE MOS VOTUAR NANON???
 

zog

Primus registratum
Re: programi RRumpaLL i PD-se per qeverisjen e vendit

s'kuptoj si i ben keto miliardat shteti shqiptar pa prodhuar pothuaj asgje.

me duken shifra te fryra e supozime te kota.

tito e la jugosllavine me 2 miliard dollare borxh. qeveria e nje kryeministrit shume te sukseshem pas vdekjes se titos (emri tani spo me vjen ne mend) nuk di sa kohe iu desh ta shlyej kete borxh gjigand (keshtu quhej atehere).

aq i madh ishte stermundimi qe prodhoi jugosllavia, sa me pas, filloi lufta civile. pra ata e lane tere tulin tek ai borxh.

shqiperia ka nje borxh te tille (bile me duket pak me te madh) per nje popullsi 7 - 8 here me te vogel e per nje ekonomi TE PAPERFILLSHME pothuaj ZERO.

mos mor djem, mos i beni petllat me uje, ne shqiperi te vije toni bler, e do kapitulloje per vetem pak muj, e jo shqiptaret (injorante e femije injorantesh) ne pushtet.

he se harrova, jugosllavia ne ate kohe priste çdo vit 10 - 20 milion turiste (shifrat duhen verifikuar per te qene te sigurt), mnjf ja kalonte grekut (per kete jam i sigurt), vendi numer nje ne rajon per turizem.
 

MLK

Primus registratum
Re: programi RRumpaLL i PD-se per qeverisjen e vendit

22 miliard dollare borxh dhe jo 2 kishte Yougosllavia kur vdiq Tito.
Isac, beson me te vertete se Sala do ti presi rrugen korupsionit po mori qeverine?! Mendon se do kontrolloje tenderat e KESH-it, Albtelekomit, te gjitha ministrive, bashkive....Me vjen keq qe ta them po me dukesh pak naiv nese mendon e beson gjera te tilla! Deputetet ne fushatat e tyre kane nevoje per mbeshtetje te forte nga komuniteti e biznesi e ne shkembim te mbeshtetjes premtojne tendera. Dhe pse ndofta keto premtime sdo ti mbajne me te gjithe, nje pjese e biznesmeneve sponsor do te shperblehen me tendera publik. Italia ka 50 vjet qe nderton demokracine, eshte nga kollonat e BE-se dhe kur vjen puna thuajse gjysmen e shtetit te saj, pra jugun e ka jashte thuajse çdo kontrolli. Ne jug e dim te gjithe qe mafia, kamorra e korrupsioni jane pjese e jetes te perditeshme italiane. Policia eshte nga me efikaset ne Evrope por korrupsioni ka arritur majat e shtetit dhe e ka gangrenizuar. Dhe pse ka pas me dhjetra plane per te rregulluar keto probleme, dhe pse Italia eshte udhehequr nga politikanete mirefillte e te zote, kurre nuk ka arritur te uli korrupsionin, mafian, punen ne te zeze dhe ekonomine informale.
Atehere si mund te besojme qe nje njeri i cili ka treguar limite te theksuara ne vizionet e realizimet e reformave, te arrije te jo vetem te zhduki keto fenomene po dhe te beje te suksesshme?!
 

Leopardii

Primus registratum
Re: programi RRumpaLL i PD-se per qeverisjen e vendit

Fillimisht postuar nga Isaac Newton:
[qb]
Fillimisht postuar nga MLK:
[qb] Kur thuhet qe:

Pra ne nje kohe qe difiçiti buxhetor eshte 6% buxhetit i hiqen 400 milone dollare po themi (e jane pak) dhe ne te njeten kohe po te njetit shtet i mungojne pa ju hequr keto para rreth 500 milione euro per te financuar projektet e programit kemi nje "vrime" me rreth 1 miliard euro ne buxhet! Buxheti aktual eshte rreth 1.6 milarde euro mos gaboj nga keto rreth 100 milone finacohen me bono pjesa tjeter nga te ardhurat e shtetit. PD-ja premton se duke grumbulluar 1 milard euro ( me reduktimin e taksave e te tjerave qe permenda me siper) do te zbatoje nje program ku i duhen 2 miliarde euro ne vit.
Te gjithe mendoj se jemi dakort ne parim te gjitha ato qe propozohen ne aspektin e pare jane tenevojshme e te dobishme, pra te mirepritura nga gjithe populli, ajo qe une nuk arrij te kuptoj eshte se ku do gjeje PD-ja me Salen ne krye 1 miliard euro ne vit per te zbatuar ato qe premton!
Nese dikush ka ndonje mendim apo argument per te sqaruar do te ishte interesant (dhe pse une per vete nuk ushqej ndonje iluzion per premtimet qe behen). [/qb]
Ne nje raport te Bankes Boterore para disa muajsh thuhej qe: Ne Shqiperi 1,3 miliard dollare ne vit zhduken neper xhepat e zyrtareve te korruptuar.

E lexuar shqip: Neper xhepat e Nanos,Dukes,Finos,Kokes,Males,Pocit..... dhe disa mijra ushtareve te tyre.

Ne qofte se koka e kesaj kulcedre do pritet, ateher nuk me duket ndonje enigme, se ku do gjenden 1 miliarde dollare,nga Sala.


P.s.

Ta zeme se BB e ka tepruar me shumen 1,3 miliarde.
Dhe e vertetete eshte shifra 500 milion ose 250 milion.
Ore ta zeme se jane vetem 100 milion.

Dhe keto para Sala do ja heq kulcedres Nanoiste dhe do realizoj premtimet e dhene vetem me 10% .


NUK ESHTE KJO ME SE E MJAFTUESHME,PER TE MOS VOTUAR NANON??? [/qb]
........por nuk eshte e mjaftueshme qe te votojme Berishen me klanin e tij sepse e dime shume mire se cfare abuzimesh ka bere ky klan gjate qeverisjes ne vitet '92-'97

me pak fjale jane te dy njelloj.

mundesine ja kemi dhene te dy klaneve , vodhen e abuzuan sa deshen , e si perfundim ndodhemi ne kete situate qe ndodhemi.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: programi RRumpaLL i PD-se per qeverisjen e vendit

por nuk eshte e mjaftueshme qe te votojme Berishen me klanin e tij sepse e dime shume mire se cfare abuzimesh ka bere ky klan gjate qeverisjes ne vitet '92-'97
Unë nuk i di. A mundesh të më ndriçosh pak të lutem?

MLK, problemi nuk është se ku do i gjejë PD 1 miliard euro në vit pasi nuk është ndonjë shumë e konsideruseshme. Vetëm realizimi i korridorit 8 që ngren gjithë infrastrukturën e Jugut të Shqipërisë dhe realizohet në masën 75% me kredi të buta nga BE e pjesa tjetër paguhet nga BE, i shkurton buxhetit vjetor mbi 100 milionë Euro në investime dhe në përfundimin e tij ky korridor mendohet se do t'i sjellë Shqipërisë rreth 250-300 milionë $ në vit. Një projekt tjetër po ashtu i nga fonde të huaja (italiane, është edhe shitja e ujit Jugut të Italisë. Në këmbim, Italia do rregullojë infrastrukturën ndërmjet Vlorës e Tepelenës si dhe rrjetin energjetik, ujin e pijshëm, ujërat e zeza dhe do ndihmojë në zhvillimin e zonës turistike. Për më tepër, nga shitja e ujit (150 milion m³/vit), të ardhurat e shtetit shqiptar rriten me 50 milion$. Dhe këtu nuk kam llogaritur krahun e punës që do punësohet në këto 2 projekte. Pra vetëm me këto 2 projekte ka përfitime madhorë për Shqipërinë. Këto projekte nuk janë realizuar deri tani pasi Nano është udhëhequr nga padroni i Jugut që është në konkurrencë me Italinë dhe të dy këto projekte janë tepër avantazhuese për të.
Mos harro që firmat italiane kanë kërkuar edhe të shfrytëzojnë minierat e bakrit etë kromit të cilat aktualisht janë pothuajse të mbyllura.

Këto që kam shkruar më lart janë disa nga mundësitë e Shqipërisë dhe nuk po them që PD do e ndrisi. Po them vetëm që potenciali egziston dhe diskutimi nuk duhet mbështetur aty.
 

MLK

Primus registratum
Re: programi RRumpaLL i PD-se per qeverisjen e vendit

Nese korridori 8 eshte parashikuar te finacohet nga BE-ja ne 75% atehere kjo nuk futet ne buxhetin e shtetit keshtu qe ska se si zbritet, e njeta gje vlen dhe per rrugen Vlore...apo per shitjen e ujit e cila nuk dihet se kur do te behet pasi ska date fikse per kete nga pala italiane!
Te ngresh buxhetin e shteti me 60% kur nuk arrin te mbushesh nje defiçit me 6% per mua duken qiqrra ne hell.
Per te qen me konkret qe te rritet buxheti me 60% duhet te rritet dhe PNB zyrtare me 60% (eshte thuajse matematike) e kjo me duket e pamundur ne 4 vite pasi i bije 15% rritje ne vit (pa shtuar faktin qe Berisha premton ne te njeten kohe te uli taksat)
P.s FMN-ja deklaroi dje se ulja e TVSH eshte e pamundur dhe eshte kundra saj keshtu qe ky premtim bie poshte. Deklarata e FMN-se sygjerim ne teori dhe urdher ne praktike.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: programi RRumpaLL i PD-se per qeverisjen e vendit

MLK, investimet e BE nuk hyjnë në buxhetin e shtetit por realizojnë disa prej premtimeve të PD që është infrastruktura. E kjo zbritet nga shpenzimet e shtetit për përmirësimin e infrastrukturës. Pra nëse fillimisht nevojitej një buxhet prej 2 miliard, tani duhet të ulim shpenzimet e këtij projekti. E njëjta gjë vlen edhe për projektin tjetër mbi shitjen e ujit. Dhe mbi këtë çështje, Italia është e gatshme të fillojë në çdo moment këtë projekt i cili deri tani është penguar vetëm nga qeveria shqiptare (apo një pjesë e saj).

Dhe për sa i përket FMN, kjo mua më shtyn të mendoj se ulja e TVSH qenka diçka e mirë (për inerci të rezultateve të arritura nën udhëzimet e FMN).
 

MLK

Primus registratum
Re: programi RRumpaLL i PD-se per qeverisjen e vendit

Kondra, ta shpjegova dhe me siper, nese flitet per korridorin 8 ky nuk mund te jete as premtim i PS as i PD se eshte nje projekt qe ka 7 vite qe flitet e eshte projekt ballkanik. Nese BE do te zbatoje kete projekt nuk mund te thuhet ne fushate qe "ne do bejme"! Projekti i korridorit 8 me sa di une gjithe gjithe shkon 200 km dhe ai i Vlores 30 keshtu qe po te heqim nga 4000 mije 280 ngelen 3730 km qe duhen financuar.
Keto qe shkruajta me siper ishin te peraferta e si hyra llogarive me presje pasi nuk ishte qellimi im. Ajo qe doja te shprehja ishte mungesa e koherences per te mos thene e mashtrimit ne programet e shifrat qe i prezantohen popullit te thjeshte. Per mua perversiteti me i madh eshte kur i "mençuri" perdor mençurine e tij per te vjedhur "legalisht" te varfeit.
 
Top