Programi I LSHP është sanksionuar vetëm në programin e frontit

ValmirM

Webmaster

Lidhja Shqiptare të Prizrenit i përket fazës së dytë të Rilindjes Kombëtare.
“Faza e dytë përfshin vitet 1878-1881, kur në kushtet e Krizës Lindore, një element i rëndësishëm i së cilës ishte edhe Lëvizja Kombëtare Shqiptare, u shënua një kthesë e rëndësishme në zhivillimin e saj, u krijua organizata mbarëshqiptare Lidhja e Prizrenit. Lidhja dhe udhëheqësit e saj përpunuan programin më të plotë politik të lëvizjes kombëtare për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë që kërcënohej nga monarkitë fqinje, për bashkimin e të gjitha trevave shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar. Në këtë fazë, nën drejtimin e Lidhjes së Prizrenit dhe të udhëhëqjes së saj më të vendosur, u bë përpjekja e parë për të sendërtuarme rrugën e luftës së armatosur programin e lëviyjes kombëtare, për të themeluar shtetin kombëtar shqiptar. Nga kjo fayë çështja shqiptare u bë një realitet objektiv në politikën ballkanike të fuqive të Mëdha, një element i pandarë i kombinacioneve të tzre diplomatike në Ballkan dhe në Evropë. “ (Historia e popullit shqiptar, vëllimi i II-të, Rilindja Kombëtare shqiptare, f. 31).
„Një nga çështjet krzesore, që u shtrua gjatë pranverës së vitit 1878, në mbledhjet popullore të krahinave të vendit ishte formimi i lidhjes shqiptare, karakterin kombëtar të së cilës e mbrojtën si patriotët radikalë, ashtu dhe qarqt e moderuara. Si procedurë për formimin e saj udhëheqësit politikë vendosën të shfrztëyonin traditën e lashtë shqiptare. Sipas kësaj traditë, sa herë që vendin e kërcënontë rreyiku i jashtëm, secila krahinë thërriste kuvendin e vet krahinor dhe pastaj përfaqësuesit e tzre mblidheshin në një kuvend të jashtëyakonshëm, i cili formonte, sipas rastit, besëlidhjen ndërkrahinore ose lidhjen e përgjithshme. Ekzostenca, në praneverën e vitit 188, e besëlidhjeve lokale ose e komisioneve të vetëmbrojtjes, e lehtësonte punën e udhëheqësve politikë. Duhej vetëm thirrja e kuvendit të përgjithshëm dhe organiyimi me sukses i punimeve të tij. Nismën për thirrjen e Kuvendit të Përgjithshëm e mori Komiteti i Stambollit. Por, për të mos shkaktuar reagimin e hapur e organeve qeveritare osmane, Komiteti i Stambollit vepronte, si edhe më parë, në rrethanat e fshehtësisë së plotë. Si vend për mbledhjen e Kuvendit u caktua Priyreni, qztet kryesor i Kosovës dhe një nga më e mëdhenjtë e Shqipërisë, që ndodhej në afërsi të krahinave, ku do të yhvillohej qendresa e amatosur e Lidhjes për mbrojtjen e tërësisë së atdheut. Me organizimin e drejtëpërdejtë e veprimeve për thirrjen e Kuvendit u ngarkua një komision i posaçëm, shumica e anëtarëve të të cilit ishin nga Prizreni e Gjakova. Ndërmjet tzre njihen Ymer Prizreni dhe Ahmet Koronica, ndërsa thirrjen për mbledhjen e Kuvendit e lëshoi qzsh në fund të prillit një nga përfaqësuesit më të shënuar të qarqeve atdhetare. Vendimi i Kuvendit të Prizrenit për thelelimit e Lidhjes ishte një fitore e madhe e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, pasi me anën e tij iu dha goditja e parë dhe e fuqishme përpjekjeve të Stambollit për të veshur Lidhjen me karakter islamik dhe u hodhën themelet e një organizatë kombëtare shqiptare, e cila, qysh në ditën e parë të saj, pati një karakter atdhetar.
Menjëherë pas themelimit të Lidhjes u formuan organet e saj të larta. Në krze të Lidhjes qëndronte Këshilli i Përgjithshëm me funksione legjislative dhe me seli në Prizren, nga i cili do të vareshin degët krahinore. Kryetar i tij u zgjodh Ilijaz pashë Dibra. Për të ushtruar funksionet ekzekutive u formua Komiteti Qendror i Lidhjes Shqiptare, i përbërë nga tri komisione, secili me një përgjegjës të veçantë, komisioni i punëve të jashtme (Abdyl Frashëri), komisioni i punëve të brendshme (Haxhi Shabani) dhe komisioni i të ardhurave financiare (Sulejman Vokshi). Krijimi i organeve të larta të Lidhjes së Prizrenit dhe pajisja e tyre me funksionepushtetare ishin një fitore tjetër të Lidhjes së Prizrenit, pasi me anën e tyre u hodhën themelet për krijimin në Shqipëru të një pushteti të veçuar nga ai i Portës së Lartë. Kjo fitore u përforcua me caktimin në krye të organeve të larta të personaliteteve që militonin në Komitetin e Stambollit (Abdyl Frashëri e Sulejman Vokshi), ose që u takonin qarqeve të moderuara (Iljaz Pashë Dibra e Haxhi Shaban Prizreni). Për fitoren e plotë të krahu patriotik nuk mbetej tjetër hap, veçse pajsja e besëlidhjes me një statut ose kanun, siç quhej në atë kohë, të ndërtuar mbi platformën rilindëse.
Aktet e para të Kuvendit të Përgjithshëm ishin, një peticion për çështjen shqiptare dërguar Kongresit të Berlinit, një peticion, dërguar Portës së Lartë, Karamameja (Akti i Vendimeve – Kanuni) dhe Talimati (Urdhëresa).
Të dyja peticionet u miratuan më 15 qershor 1878. Ato u pajisën me nënshkrimet e disa mijëra përfaqësuesve të popullsisë shqiptare në të gjitha krahinat e Shqipërisë. Me anën e tyre kërkohej nga Kongresi i Berlinit dhe nga qeveria turke që të mos u jepnin shteteve të huaja asnjë pëllëmbë tokë nga atdheu i tyre. Edhe në këto dokumente të Kuvendit të Lidhjes shpreheh vendosmëria e përfaqësuesve shqiptare për të luftuar deri te njeriu i fundit për të kundërshtuar çdo vendim që do të cenonte tërësinë territoriale të atdheut. Veç kësajm bë oetucuibub që uz dërgua Portës së Lartë, parashtrohej edhe kërkesa për të ashkuar të gjitha trojet shqiptare në një vilajet të vetëm shqiptar ose, siç thuhet në peticion, në një “vilajet të bashkuar” (Tevhidi vilajet( me një “kuvend të bashkuar” në krye me administratë, buxhet e ushtri të veçantë, pra të pajisur me autonomi administrative e kulturore.

300px-League_of_Prizren_building.jpg


Por ky program i autonomisë (krijimi i vilajetit të bashkuar me autonomi administrative) nuk u përfshi në dy dokumentet e tjera që u miratuan nga Kuvendi më 17 qershor 1878, në Karamamenë dhe në Talimatin. Kjo shpjegohet me ndikimin e qarqeve konservatrore në punimet e vendimet e Kuvendit, të cilat nuk ishin të interesuara për ndryshime të raporteve të Shqipërisë me Perandorinë Osmane. Ndikimi i këtyre qarqeve, me të cilat qenë bashkuar edhe delegatët boshnjakë, u forcua, përkohësisht, në krahasim me atë të grupimit të delegatëve autonomistë kosovarë, edhe për shkak se në Kuvendin e Përgjithshëm nuk ishin arritur ende dekegatët e krahinave të tjera të Shqipërisë, sidomos ata të vilajeteve të Shkodrës e të Janinës, të cilët ishin të gjithë përkrahës të autonomisë. Por, veç këtij faktori, në munfesën e kërkesës në Karamame të një vilajeti të bashkuar shqiptar, me autonomi administrative, ndikoi edhe rreziku i jashtëm, ai i copëtimit të Shqipërisë, që nxinte në plan të parë dhe si detyrë më të ngutshme mbrojtjen e tërësisë së trojeve shqiptare,
Në këto rrethana, qarqet konservatore, të nxitura edhe nga qeceritarët osmanë, u përpoqën t’i imononin Kuvendit të Përgjithshëm një platformë me ndikime sulltaniste dhe islamike. Por këto orvajtje dështuan, sese ndeshën në kundërshtimin e rreptë të përfaqësuesve të vijës patriotike të Kuvendit.
Kanuni i Lidhjes, me emrin Karamame (Akti i Vendimeve) sanksionoi formimin e Lidhjes si organizatë politike shqiptare dhe përcaktoi detyrat e saj më të ngutshme. Megjithëse ky dokument nuk iu shmang dot disa formulimeve kontradiktore, me këmbënguljen e delegatëve atdhetarë aty u përfshinë dispozita të tëra, që i shqebenin Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe që binin ndesh me interesat e Portës së lartë. Kështu, në nenin 1 thuhej se qëllimi i Lidhjes së Priyrenit ishte të mbronte tërësinë tokësore të Perandorisë Osmane, me të cilën Lidhja nënkuptonte edhe mbrojtjen e tërësisë tokësore të Shqipërisë, kurse nën nenin 6 shpallej në formë edhe më të qartë e më të prerë, se Lidhja do të kundërshtontë vetëm lëshimet tokësore në favor të Bullgarisë, të Serbisë dhe të malit të Zi (pra, jo kundër tokave që do të merrte Rusia dhe Austro-Hungaria), që do të thoshte se ajo do të luftonte vetëm për mbrojtjen e tërësisë së trojeve shqiptare. E vështruar nga kjo pikëpamje, Karamameja i përgjigjej detyrës së parë kryesore që qendronte para Lidhjes dhe Lëvizjes Kombëtare Shqiptare (lufta për mbrojtjen e tërësisë territoriale të atdheut, të Shqipërisë. Po ashtu, ajo shprehte synimet vetëqeverisëse të shqiptarëve. Nga një anë thuhej se Lidhja e Prizrenit ta shihte si armik çdo njeri që do të përpiqej të dobësonte autoritetin e qeverisë osmane (neni 2), ndënja nga ana tjetër, ajo e vishte veten dhe komitetet e saj me funksione pushtetare të veçuara nga ana e Stambollit.(neni 14), të cilat e dobësonte autoritetin e Portës së Lartë në Shqipëri.
Lidhja trajtohej në Karamame si një institucion politik, me një personalitet juridik të pavarur nga Porta e Lartë. Qeveria e Stambollit, thuhej në nenin 14 të saj “nuk do të përzihet në asnjë mënyrë në çështjet e Lidhjes”. Por ajo që e theksonte më shumë karakterin e saj të pavarur ishte e drejta që fitoi Lidhja me anën e Karamamesë për të ngritur në këmbë forca të armatosura, të veçuara nga ushtria perandorake osmane, dhe për të hzre në luftë kundër fuqive të huaja, pavarësisht nga qëndrimi i Portës së Lartë. Lidhja merrte përsipër edhe disa prerogativa në fushën administrative e gjyqësore.
Të gjitha këto dëshmojnë se referimi në ndonjë rast te feja islame ose përfshirja në të e shprehjes së besnikërisë ndaj Perandorisë Osmane, nuk përcaktonte karakterin e vërtetë të Karamamesë, nuk cenonin përmbajtjen e saj themelore, që i përgjigjej synimeve të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në atë periudhë. Veç kësaj, ky nuk ishte programi perfundimtar i Lidhjes, i cili do të miratohej në një mbledhje më të përgjithshme të Kuvendit, ku të merrnin pjesë përfaqësuesit e të gjitha krahinave të Shqipërisë.
Në dokumentin tjetër, që Kuvendi i Përgjithshëm miratoi po atë ditë (më 17 qershor 1878), i cili u quajt Talimat (Urdhëresë), trajtoheshin aspektet organizative politike eushtarake të Lidhjes. Urdhëresa, ndryshe nga Akti i Vendimeve, ishte e zhveshur nga çdo referim te feja islame, si dhe nga deklarata e besnikërisë ndaj Perandorisë Osmane. Veç kësaj, funksionet pushtetore të Lidhjes këtu ishin më të theksuara. Në Urdhëresë flitej haptas se Lidhja do të formonte një administratë qendrore me seli në Prizren, të përbërë nga përfaqesues të çdo sanxhaku, nga cila do të vareshin administratat lokale të kazave. Krahas kësaj administrate të veçuar do të krijohej edhe një ushtri e shkëputur nga ajo e Portës së Lartë, e cila do të varej drejtpërdrejt nga Lidhja. Nëpërmjet Karamamesë, delegatët e Kuvendit të Përgjithshëm shpallën Prizrenin si kryeqytetin e Lidhjes.
Lidhja vendosi të ngrinte një ushtri të rregullt, të disiplinuar dhe të ndërgjegjshme, të aftë për të mbrojtur atdheun. Në Talimat përfshihej edhe një shtojcë që përmbante një varg masash konkrete për dislokimin e menjëhershëm të forcave të armatosura të Lidhjes së Prizrenit në pikat kryesore strategjike, si në Guci, në Tugovë, në Kmolashin në Prepol, në Senicë, në Tashllixhe, në Mitrovicë, në Gjilan në Palanikë, në Shkodër e gjetkë. Prej kësaj ato do të mbronin viset shqiptare, nëse Kongresi i Berlinit do t’ua jepte Serbisë, Bullgarisë e Malit të Zi. Sipas Talimatit, Kuvendi Kombëtar parashihte të ngrinte, në rast nevoje, një ushtri kombëtare prej 190 mijë vetash.
Lajmi i formimit të Lidhjes në Prizren u përhap menjëherë në Shqipëri dhe pati jehonë në të katër anët e vendit. Kudo fitoi një diskutim i zjarrtë rreth vendimeve të Kuvendit të Prizrenit. Me këtë rast atdhtarët përparimtarë kërkuan që të mblidhej përsëri Kuvendi i Përgjithshëm, në të cilin të mernin pjesë përfaqësesut e krahinave shqiptare të të katër vilajeteve. Në fund të qershorit në Prizren arritën delegatët e pothuajse të të gjitha krahinave shqiptare. Në të njëjtjën kohë u kthyë nga Berlini edhe delegacioni shqiptar, i kryesuar nga Abdyl Frashëri, që kishte shkuar atje për t’u paraqitur Fuqive të Mëdha të mbledhura në Kongres,.Peticionin me kërkesat e Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit. Shumica dërrmuese e delegatëve ishte edhe më e vendosur për ta mbrojtur deri në fund progamin politik kombëtar të Lidhjes. Madje disa delegatë, si për shembull ata të Shkodrës, kishin porosi nga popullata e tyre që “të mos pranonin asgjë që mund të interpretohej si forcim i frymës islamike” dhe “ po të vinin re se Lidhja po i shmangej rrugës kombëtare për të hyrë në rugën thjest fetare, të largoheshin prej saj”.
Kuvendi i Përgjithsëm u mblodh në Prizren më 1 korrik 188. Nga 300 delegatët që, sipas disa dëshmive, kishin ardhur në Prizren, njihen të paktën 140 emra, nga ë cilët 96 nga Kosova, 26 nga Shkodra dhe 20 nga vilajeti i Janinës. Pas dy ditë diskutimesh Kuvendi i Përgjithshëm miratoi, më 2 korrik 1878, një Reolutë ose Kanun i ri për Lidhjen e Prizrenit, me të cilin u bënë hapa të rëndësishëm në përpunimin e mëtejshëm të programit të Lidhjes.
Kanuni i ri shpalli botërisht organizatën e formuar në Prizren si Lidhja Shqiptare dhe organin e saj qendror e quajti Komitet Kombëtar. Statuti i ri ishte pastruar nga ndonjë formulim me karakter fetar islamik dhe nga ideja e besnikërisë ndaj Perandorisë Osmane, që kishin pasur vend në Karamame. Në tekstin e Kanunit thuhej shprehimisht se Lidhja do të luftonte për të drejtat kombëtare të Shqipërisë dhe se veprimtarinë e saj do ta shtrinte vetëm në trojet shqiptare.Ai i jepte të drejtë Komitetit Kombëtar të formonte nënkomitete të Lidhjes në qenrat e sanxhakëvev të Shqipërisë, të organizonte një ushtri të armatosur për të mbrojtur trojet shqiptare, të shpalltë mobilizimin ushtarak të të gjithë burrave të aftë për armë, të vilte, për nevojë e veta buxhetore, një sërë taksash të ndryshme dhe të jepte dënime penale kundër dezertorëve nga Lidhja Shqiptare. Kuvendi mori edhe masat e nevojshme për anët organizative të Lidhjes.
Në një mbledhje të fshehtë, që u zhvillua natën në shtëpinë e atdhetarit prizrenas Shuaip Spahiu, u zgjodhën anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm, që vishej me funksione legjislative dhe, të Komitetit Kombëtar, që do të ushtronte funksione ekzekutive. Në Këshillin e Përgjithshëm u zgjodhën 56 anëetarë nga krahinat shqiptare të të katër vilajeteve. Të cilët ishin ngha të gjitha besimet fetare dhe përfaqësonin forcat atdhetare të vendit. Midis tyre ishin : Ilijaz pashë Dibra, Ali pashë Gucia, Sheh Mustafa Tetova, Abdyl Frashëri, Ymer Prizreni, Sulejman Vokshi, Haxhi Zeka, Ahmet Koronica, Haxhi Shabani, Binak Alia, Ali Ibra, Ali pashë Draga, Ali bej Tirana, Qazim bej Gjirokastra, etj. Tri komisionet e Komitetit të pajisura me funksione dikasteriale, mbetën siç ishin, nën kryesinë e Abdyl Frasherit, të Haxhi Shabanit e të Sulejman Vokshit.
Kanuni, i miraturar më 2 korrik 1878, shënonte fitoren e plotë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në gjiirin e Lidhjes së Prizrenit. Kjo fitore ishte e dyfishtë. Nga njëra anë, detyra për të mbrojtur vetëm trojet shqiptare, me të cilën e ngarkoi ky kanun, e ktheu përfundimisht Lidhjen e Prizrenit në një organizatë politike kombëtare dhe i dha të drejtën për të përfaqesuar Shqipërinë e robëruar në arenën ndërkombëtare. Nga ana tjetër, të drejtat që i dha po ai kanun për të pasur administratë, ushtri, buxhet dhe gjyqe të veçanta, e pajisën Lidhjen e Prizrenit me funksione pushtetore të veçuara nga ato të shtetit centralist osman. Në të vërtetë, me këto të drejta, që u sanksionuan në kanunin e 2 korrikut 1878, Lidhja e Prizrenit fitoi bazën ligjore për të ngritur shkallë-shkallë një shtet autonom shqiptar brenda shtetit perandorak osman” (Historia e popullit shqiptar, vëllimi II, Rilindja Kombëtare)
Lëvizja Kombëtare Shqiptare, në kohën e Rilindjes pati një program kombëtar të çlirimit nga zgjedha turke. Për shkak të lakmive shoviniste fqinje, ajo artikulloi domosdoshmërinë e autonomisë administrative të një vilajeti të vetëm shqiptar në kuadrin e Perandorisë Osmane. Rënia e saj ka gjetur kombin shqiptar të ndarë në më shumë vilajete dhe trojet shqiptare u zhytën kështu nën sundimin kolonial serb, grek dhe malazez. Detyra e lëvizjes kombëtare ka qenë që nga ky moment çlirimin e të gjitha trojeve shqiptare dhe ribashkimin e tyre në një shtet të vetëm kombëtar, shtet që do të formohej nën vizatimin pikërisht të atij shteti që e ka parashikuar Lidhja Shqiptare të Prizrenit. Në kohërat tona, Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar është e vetmja organizatë ka programin e ribashkimit kombëtar dhe ka potencial ta zbatojë. Lëvizjet e tjera që tani kanë dalë si këpurdhat pas shiut duhet të bashkohen me Frontin dhe të lëjojnë bajraktarizmin. Kështu do të bëhet ribashkimin kombëtar, duke u bashkuar të gjithë nën një llogore të vetme, nën udhëheqjen dhe koordinimin e FDBK-së.
Korigjim : LSHP – Lidhja Shqiptare e Prizerenit
VERA DUSHI

Artikullin mund ta gjeni edhe duke klikuar ketu : Kombi Shqiptar
 
Top