Programi bërthamor, Kim Jong: Gati për bisedimet 6 palëshe
Koreja e Veriut thotë se dëshiron të shqyrtojë kthimin në bisedimet gjashtëpalëshe për programin e armëve bërthamore. Oferta erdhi pasi udhëheqësi koreanoverior, Kim Jong-il, zhvilloi bisedime me kryeministrin kinez, Wen Jiabao që po viziton vendin.

Këto komente u raportuan nga mediat e të dyja vendeve. Në fillim të vitit Koreja e Veriut tha se kishte hequr dorë nga bisedimet gjashtëpalëshe.

Por Kina, aleatja e saj e vetme reale duket se e ka bindur zotin Kim të ndërrojë mendje.

Megjithatë Koreja e Veriut thotë se çdo kthim në bisedime do të varet nga përparimi në bisedimet e planifikuara bilaterale me Shtetet e Bashkuara.

Uashingtoni është përgjigjur duke thënë se SHBA-ja mbetet e angazhuar bilaterisht me Korenë e Veriut për ta bindur atë që të ndërmarrë një hap për të eleminuar armët bërthamore nga gadishulli korean.

Koreja e Veriut u largua nga bisedimet në fillim të këtij viti dhe zhvilloi një tjetër test bërthamor, pas kritikave të ashpra që shoqëruan provat me raketa.

Bisedimet gjashtëpalëshe që përfshijnë dy Koretë, Kinën, Shtetet e Bashkuara, Japoninë dhe Rusinë, kanë arritur pak përparim gjatë gjashtë viteve.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23543. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23543