Program per Bar Restorant

S

Scorpion

Guest
Re: Program per Bar Restorant

Te pakten V.Studios e ka marre iniciativen per te bere nje program sado te dobishem dhe sesi e ka bere, me crack, pjese-pjese apo ne menyre tjeter, duhet vleresuar. Pse se beri njeri tjeter me pare? Pastaj eshte Windowsi si OS, po ashtu dhe PHP si script, qe vetem errore e bugs kane, jo me nje software si ky qe po na serviret.
 

zog

Primus registratum
Re: Program per Bar Restorant

per krahasime qe ben mo t'keqen. krahason windowsin me programin falas per kafenete e baret. pastaj ku e di ti se çfare bejne njerezit. apo duhet ti sjellim gjerat qe bejme domosdoshmerisht ketu, me te mush menien e te heq dyshimet.

sidhe kur reklamon diçka duhet te dish te presesh edhe kritikat, ndryshe po s'deshe te tilla, epo rri ne cep tat dhe mos u nij.

ps: emer qesharak me duket viktoriastudios. te ishte emer kafeneje do kishte me shume sukses, jap firmen per kete /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
S

Scorpion

Guest
Re: Program per Bar Restorant

Ne fakt harrova ta krahasoja me kete version te UBB Threads qe ka AF. /pf/images/graemlins/laugh.gif

Nje veretje zog per faqen tende, se pashe qe ke vene flash intro, dhe, jo te gjithe kane Macromedia Flash Player te instaluar ne browser te tyre, edhe s'mund tu hapet, dhe vonon po ashtu.
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Program per Bar Restorant

ç'popull interesant Shqiptari...

me te hek frymzimin te krijosh diçka... se te bojn per budalla

ti i thu esht FALAS e kto gati spo te permendin farefisin /pf/images/graemlins/smile.gif

se di ti viktoriastudios... po un do i kisha shajt nga pak omel e omel /pf/images/graemlins/laugh.gif

hej Zot
 

zog

Primus registratum
Re: Program per Bar Restorant

nje pietje kam une, si thu ti shef, pse osht falas ky program ?


ps: ky fakt me terhoqi me postu n'kyt tem. e jo vetem muuuuu !
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Program per Bar Restorant

ti pse kapesh tek fjala FALAS...?

ai esht treguar i sinqert... dhe nga ju/ne kerkon thjesht ndihm per permirsim nese esht e mundur

e jo ta kritikoni... duke filluar qe tek fjala FALAS

ipni noi menim te hajrit o njerez, tjetri kerkon ndihm e ju i pergjigjeni ''po shko mer pirdhu''

t'pakten kshu shpjegohet me pak fjal
 

zog

Primus registratum
Re: Program per Bar Restorant

ai nuk kerkoi ndihme por veç sygjerime, me duket. per programim tha qe eshte me i miri ne treg, atje. e njekohesisht falas (per me teper shtoi => merreni dhe po mundet shiteni t'fitoni ndonje lek). kjo kontradikte me intrigon.

jo vetem mua, perseris por edhe pjesemaresit e tjere ne kete diskutim, duke fillu nga posti i dyte.

shtroj pyetjen si ka mundesi nje gje e mire, me e mira sipas krijuesit te saj, te shperndahet falas. ku ekziston nje shembull tjeter qofte i vetem i ketij proçesi. apo ndoshta une nuk e njoh boten hiç.
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Program per Bar Restorant

po mir me ti qe ske nevoj per lek mos e mer

energy (e supozojm) ka nevoj per lek ta mari e te dali n'giro per Bar se mos gjej noi hallexhi, ti boj ner Barmanit e vetes vet

kshu esht kjo bot pse habitesh ti...? dikush krijon nje forum per qef t'vet ai ka krijuar ate gjon FALAS

sygjerimi per ty çfar esht...? per mua esht ndihm
 

zog

Primus registratum
Re: Program per Bar Restorant

vetem s'kuptoj pse nuk te duken ndihme ose sygjerime postet e mija, por i konsideron sharje.

po te shohesh te tuat, jane me pa lidhje me temen. sidhe eshte me keq po te udhehiqemi nga principi qe kur diçka nuk na intereson s'kemi pse t'flasim, sesa te mos japim kritika edhe pse te ashpra ne dukje ndaj personit qe apriori keto i kerkon, ndryshe nuk kishte pse postonte ketu.

ps: le te vij tek forumi im, ka vend te posaçem per REKLAME. si e tille kritikat e sygjerimet nga te tjeret nuk jane te mundura.
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Program per Bar Restorant

normal qe jan me pa lidhje me temen... sepse skam çti kritikoj atij un dhe skam as si ta ndihmoj

me duket nje diçka pozitive dhe e komplimentoj... un kritikoj menyren si shpreheni me nje njeri qe ti lexosh shkrimin e hapjes kupton qe ka nevoj per NDIHM e jo te futesh ne diskutim me pytjen me shpjego pse falas apo ku di un

kot me t'pyt... e ke iden ti sa kushton nje program ne nje biznies n'Albania...?

te kapesh nje Bar pershembull e ke si rrog mujore se kan nevoj pothuaj se çdo 2 muaj per programusin qe i ka testuar ate program ne KOMPIUTER.
 

zog

Primus registratum
Re: Program per Bar Restorant

nuk e kam idene e shqiperise por them ta hap nje filiale te firmes time te re, pikerisht ne keto pune, pajisjen e ndermarrjeve me programe administrimi, baza te dhenash, finance e komptabiliteti, menjefjale çfare i duhet nje nderrmarrjeje te perparoje ose nje patronit te kontrolloj me efikasitet vartesit e tij, kryesisht arken.

a kupton nashti sepse e hedh nga nje sy KRITIK /pf/images/graemlins/laugh.gif neper kto tema.
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Program per Bar Restorant

po nashti po...

sygjeroj: lidhu me energy, e ka me pasion kte pun me çkuptoj... do boni lek them un

e me hajer ju kioft ishalla /pf/images/graemlins/smile.gif
 
S

Scorpion

Guest
Re: Program per Bar Restorant

Jo mer jo flm nuk jam i interesuar per ate pune, Po pati qejf zog, te bej ca pirateri /pf/images/graemlins/tonguee.gif

Mos e kthejme ne chit-chat temen e ketij djalit, por ti japim ca sygjerime e kritika te vlefshme. /pf/images/graemlins/wink.gif
 

folldashi

Primus registratum
Re: Program per Bar Restorant

o zog ti nuk mund ta kuptosh veprimin tim qe une e kam nxjerre programin pa pagese sepse ti nuk je fare ne shqiperi dhe nuk e kupton mentalitetin e shqiperise ne lidhje me programet dhe zgjidhjet informatike. nuk do hyj ne detaje te te shpjegoj kete, sepse nuk kam qellim te te edukoj, por po te them qe ky debat nuk eshte per te diskutuar emrin tim, por per te diskutuar se cfare mund te bejme me shume sesa ajo qe sot per sot eshte programi me i mire ne shqiperi ne karakteristikat qe ai ka. persa i takon menyres sesi e kam bere une programin, meqe nuk shoh ndonje programues Win32, por vetem programuesa web, po ju them qe per te bere nje program per windows nuk eshte si te programosh per web, sepse source code-t nuk pershtaten kollaj. Pastaj, po ta shohesh me kujdes PAR funksionon ekzaktesisht sipas menyres shqiptare te funksionimit te bareve dhe restoranteve, aty nuk ka lexim per kartat e debitit sepse ne shqiperi akoma nuk funksionon, ose 2 pale taksa, psh. etj. sic kane programet e tjera nderkombetare. Sikur une te kisha pershtatur dicka nderkombetare ne php ose ndonje skriptim tjeter web mund te caktivizoja dicka dhe te nderhyja ne kod. Ne Win32 nuk ke shans, sepse nuk ke source code. Kur une te nxjerr source code ne Delphi do te lexosh objektet te gjitha ne shqip, dhe emrat e tabalave e relacionet qe jane te bera komplet nga fillimi.
 

folldashi

Primus registratum
Re: Program per Bar Restorant

Edhe nje gje tjeter dua te shtoj pasi lexova me me vemendje idete e Zogut. I them Zogut qe pordha e madhe gris breket e reja. Per sa i perket kesaj qe ke shkruajtur "por verejtjet ja bej mos te flej mbi dafina. e mos ti duket se ka arrit majen por te vazhdoje te punoje pa rreshtur", te siguroj qe programi im me i thjeshte ne Shqiperi shitet 2000$ e mos te flas me teper per biznesin tim. Megjithate ti vazhdo komento emrin e biznesit tim se leket i mar une. /pf/images/graemlins/smile.gif Disa nga personat ketu ne forum, ne kete diskutim, me njohin personalisht dhe e dine se cfare kam bere e ku jane majat e mia. Ndryshe nga ty qe je pa lidhje ne kete diskutim.

Kam bere nje program ne 2002 per pune oresh dhe e kam shperndare falas. Sot ai ndodhet ne gjithe kompjuterat e shqiptareve dhe institucionet shteterore. Kur nje i njohur u be drejtor i drejtorise se zjarrfikesave te tiranes, me ka marre ne telefon me tha shof emrin tim ne programin e zjarrfikesave: ata perdornin numeratori2003 per te verifikuar telefonaten. dhe ai program u shpernda pa leke dhe u vleresua nga te gjithe. njeriu jo gjithmone duhet ta shohe kenaqesine tek leku. Te pangopurve si puna jote leku nuk i vjen asnjehere. Puno icik me fort, mos kopjo por bej dicka origjinale, pastaj vlereso punen e te tjereve qe ne tirane njihen. un kete program e kam te patentuar ne zyren e patentave dhe markave, dhe pervec ketij kam dhe programe te tjere. njeri nga produktet e mia sot per sot jepet reklame ne televizor ne shqiperi. E kupton qe je pa lidhje fare ne kete diskutim o zog? Ik futi neji dore fara luledielli se ti me cic mice u merrke.

Linkun e numeratorit e hapa ne nje teme tjeter ne kete forum sepse mund ti duhet dikujt derisa te dale versioni i ri.

http://www.albforumi.com/pf/showflat.php/Cat/0/Number/412967967/an/0/page/0#Post412967967
 
Top