PROFIL

S6T6N6

Forumium maestatis
PROFIL

kete teme e hap per te diskutuar mbi personazhet qe kane mbetur ne historine e popullit shqiptar. duke i marre me radhe dhe dhene mendimin tone deri ne ndertimin e plote te profileve te tyre...

duke dashur qe tema te shkoje mire do desha te di mendimin tuaj per Fan Nolin. Si te gjithe personazhet e historise tone ai lavderohet nga nje pjese dhe shahet nga nje pjese tjeter, por cili eshte mendimi juaj mbi kete figure?
 

Leopardii

Primus registratum
Re: PROFIL

fan Noli ishte komunist , me fjalimin i tij ne lidhjen e Kombeve si "kryeminister" i shqiperise (mbas nje grushti shteti ) ka lene NAM edhe ja ka kaluar edhe DULLES.

gjithashtu edhe marrja e arkes se shtetit se bashku me Gurakuqet e Curret , kur iken ne dhjetor te 1924 nuk e ngre shume vleren e tij si prift ,duke harruar komandamentin e 7.

mos me thote kush se ishte rroga e tij si "kryeminister" qeverije kur parlamenti i asaj kohe ishte ne 1/3 e tij, se eshte per te qeshur.

vendosja e marredhenieve diplomatike me rusine Bolshevike , vetem 6 vjet mbas revolucionit te tetorit , gjithashtu ishte nje turp i madhe per te e per ata qe ishin me te.

Lidhjet e tij me Dullen njiheshin shume mire nga emigrantet e amerikes , edhe ambasadori shqiptar komunist ne OKB ne ate kohe , e ncjerr mire ne drite kete ne ditarin e tij.

Fan Nolit i hiqet kapelja per kontributin e ndertimit te kishes orthodokse AutoQefale Shqiptare , ashtu si edhe per perkthimin e liturgjise fetare.
 

atman

Forumium maestatis
Re: PROFIL

Nje nga figurat me te medha qe ka nxjerre historia e Shqiperise dhe natyrisht nuk habitem se si mundohen ta denigrojne ate, dallkauket, kopuket dhe turmat pa tru.
Ishte politikian.
Ishte poliglot.
Ishte muzikant.
Ishte muzikolog.
Ishte poet.
Ishte historian.
Ishte atdhedashes.
Ishte dhe mbetet nje nga perkthyesit me te medhenj te Shekspirit.
Ishte gjithçka sa mund te jete maksimumi tek nje njeri.
Posht veladonit te priftit, ishte nje qenie humane qe e pesoi pikerisht per shkak te humanizmit te tij. Sikur te qe treguar me i vendosur ne kohen kur qe ne pushtet, sot do te kishim nje Shqiperi shume me te mire dhe nje demokraci qe nuk do te kishte zili asnje nga vendet e tjera.
Te lidhesh marrdhenie shteterore me vendet e tjera, qofte edhe me BS, nuk eshte tregues se je apo jo, komunist. Nisur nga nje logjike e tille e shpartalluar mund te themi se Enver Hoxha nuk ishte komunist sepse kishte marrdhenie shteterore dhe tregetare me shumicen absolute te vendeve te botes dhe ne veçanti me te gjitha vendet e Europes ku perfshiheshin edhe ato kapitaliste.
E megjithate ne kohen kur Noli lidhi keto marrdhenie, po ne ate kohe edhe USA kishte marrdhenie me BS, mos valle ka qene edhe USA komuniste?!
 

regele

Forumium maestatis
Re: PROFIL

Per figurat e historise shqiptare eshte folur ne tema te vecanta! Per me shume shikoni listen e temave te kesaj rubrike! Per te shmangur riperseritjen e ideve dhe te njohurive, tema mbyllet!
 
Top