Procesoret e PC

just guru

Primus registratum
Procesoret e PC

Perseri pyetje.
Kam vendosur te ble nje PC te ri kero kohet e fundit, por jam ne dileme per llojin e procesorit. Me pelqen shume P4 540 3.2 Ghz. Nuk e dua cpu vetem per lojra por per te gjitha te jete i mire.
Hajde ciao.
 

GuJack20

Primus registratum
Re: Procesoret e PC

Mua me vete me ka pelqy gjithmone AMD.
Nuk di te te keshilloj AMD64 vs P4 por them ti hudhesh nje sy nje here variantit AMD.

Ah se harrova (shume me ka pelqy per laptop dhe Pentium Centrino) megjithese ne rastin tend nuk besoj se te duhet si keshille.
 

just guru

Primus registratum
Re: Procesoret e PC

Me pare kam qene i interesuar edhe per laptop por meqenese nje laptop i mire kushton shume nuk po mendoj me per te, mbase pas disa vitesh.Ne fakt sa per laptop centrinoja eshte me i miri (mendim jo vetem i imi). Per procesorin kam bere disa krahasime neper seite te ndryshem edhe kam pare neper forume te ndryshme. Shumica pelqejne pentium. Po te krahasosh nje pentium 4 me te njevlershmin e tij ne amd pentiumi kushton me shume. Pres sygjerime te tjera. E kam une idene apo sikur ka rene frekuentimi i forumit???
 

GuJack20

Primus registratum
Re: Procesoret e PC

Varet nga temat...plus pushimet qe po afrojne dhe siç duket çunat jan tu u mor me pergatitjet.. /pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Redis

Forumium praecox
Re: Procesoret e PC

Une te keshilloj nje Pentium, nuk eshte ne 64 Bit si amd por eshte shume i mire ne perghithsi jo si amd qe eshte shum i mire vetem ne lojra 3D. Mund te kesh me teper stabilitet me nje Pentium dhe me pak zhurme... !!!
Amd eshte alternativa a dyte..! Perne laptop centrino eshte nje nder me te miret ... P4 ne laptop eshte kot fare.. amd gjithashtu ... por Turion 64 me duket se nuk eshte shume keq . Intel eshte zghidhja me e tjeshte dhe me efikase.
 

GuJack20

Primus registratum
Re: Procesoret e PC

Ok...dhe nje here si perhere /pf/images/graemlins/smile.gif

Firmat lider ne prodhimin e procesoreve jane AMD dhe Intel.

Intel ka prodhuar (per kompjutera personale)
1. Pentium (I, II, III, IV)
2. Celeron (vellai i vogel i pentium III dhe IV ne version te lire, me pak cache, per njerezit qe ne pergjithesi s'duan te harxhojne shume).
3. Centrino (versioni i Intelit per mobile pra per laptop, harxhon gjysmen e energjise qe kerkon Pentium, nuk nxehet shume etj etj) Performanca shume e mire.

AMD ka prodhuar (per kompjutera personale) nji tufe me procesore qe me thene te drejten s'i mbaj mend (nonji nga kta çunat ti listoje) por me te perhapurit sot jane:

1. AMD AthlonXP nga 1800+ deri 2600+ (procesor goxha i lire ne krahasim me Pentium IV, ne variante te ndryshme me cache te madh, me te vetmin minus NXEHTESINE.

2. AMD64 alternativa 64Bit nga AMD. Teorikisht procesori i te ardhmes.Akoma nuk suportohet nga shumica e aplikacioneve.

Perfundimi.
Kur ke per te blere nji tuf me PC dhe s'ke shume lek atehere zgjidh versione te AMD XP.
Kur ke per te blere vetem nji PC per vete, atehere duhet te zgjedhesh midis AMD64 ose PentiumIV diku ke 3GHZ.
Kur ke per te blere Laptop (per vete) zgjidh Centrino pa hezitim.

Cuna me korigjoni per ndonji gabim se jam akoma pergjumesh. :sleep: :sleep:
 

GJYSHI

Gjyshi
Re: Procesoret e PC

UNE PERDOR AMD ATHLON 3000+ 2.16 GHz DHE ME DUKET SHUME I MIRE.KA 1 VIT QE E PERDOR DHE PA PROBLEME
 

just guru

Primus registratum
Re: Procesoret e PC

Cuna faleminderit per pergjigjet. Doja te dija edhe ku mund te gjej ndonje web page me review te processoreve te ndryshem..
Hajde ciao
 

antares

Primus registratum
Re: Procesoret e PC

Site ka me mijra, mund t fillosh p.sh. me www.arstechnica.com.
Per te ngritur nje sistem qe te jetoje (moralisht) sa me gjate te keshilloj ne fillim te zgjedhesh nje motherboard qe te te jape mundesine e SMP (2 procesore) dhe kur ta kesh takatin te vesh edhe procesorin e dyte....
Dikush permendi nje game procesoresh ketu po harroi high-end-in pra Kseonin!
Megjithate po u fute ne ate zone (Xeon) duhet te kesh xhepat te blinduara!
Ndryshimi midis nje sistemi P4 me nje P4 Xeon eshte si Wolkswagen me Porche! (po edhe cmimet i kane 40-50% te ndryshme kuptohet)!
Pra merr nje procesor pak me te dobet sot (gjithmone P4) me nje motherboard me aftesi per dy procesore sesa procesorin e fundit qe pas 2 vjetesh do ta shesesh per nje biciklete!
 

Erind

Forumium maestatis
Re: Procesoret e PC

Procesori "XEON" keshillohet per serverat, ose tek makinat profesionale per "editing". Me duket e ekzagjeruar tek nje perdorues normal.

Nje perdorues para se te bej nje makine, duhet te mar parasysh perdorimin qe do i bej makines qe pastaj ti pershtati karakteristikat teknike.
 

GuJack20

Primus registratum
Re: Procesoret e PC

Per kte shkak s'e kisha futur tek lista.... /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif
 

antares

Primus registratum
Re: Procesoret e PC

Sigurisht qe une nuk i rekomandova Xeon per ta perdorur per te shkruar dokumenta ne notepad, po sidoqofte nje Xeon nuk mund te mos permendet para procesoreve 64 bit!
Une kam punuar ne dealerin me te madh te Shqiperise te kompiuterave e kam pare plot kliente qe nga qejfi e tangerlleku nuk u dridhej dora te merrnin Graphic-Workstations Dubel Xeon thjesht meqe askush nuk i kishte akoma!
Tek nje pjese e njerzve blerja e kompiuterit eshte si ceshtja e makines!
A ma shpjegoni se ci duhet nje njeriu normal nje Maybach, Bently apo Rolls-Royce kur ai nuk eshte ndonje sheik, Princ apo miljarder?
Shpesh klienti nuk niset nga raporti performance-cmim apo nevoja konkrete po nga "fama" qe te jep pasja e nje gjeje qe nuk e kane "akoma" te tjeret!
 

aspahiual

Primus registratum
Re: Procesoret e PC

Fillimisht postuar nga antares:
[qb]
Une kam punuar ne dealerin me te madh te Shqiperise te kompiuterave e kam pare plot kliente qe nga qejfi e tangerlleku nuk u dridhej dora te merrnin Graphic-Workstations Dubel Xeon thjesht meqe askush nuk i kishte akoma!
[/qb]
yeah man that's cool...today u buy dual Xeon and next day u play minesweeper or Solitaire
:mad: /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Diddy19

Su@mi
Re: Procesoret e PC

Une ,si studente e informatikes (edhe pse njoftese jo shume e zonja e saj) te keshilloj Pentium Centrino te Intel (me sa di e ma sa kam degju) edhe pse per vete kam Celeron (gabimi me i madh i jetes teme).
 

just guru

Primus registratum
Re: Procesoret e PC

Eeee... edhe une e kam bere ate gabim kohe me pare. Nejse te shkuara te haruara por pse te perseritet i njejti gabim???!!!
 

antares

Primus registratum
Re: Procesoret e PC

Gjeja me e mire eshte (presupozohet te kesh nohow) te ngresh vete sistemin tend (une e shume te tjere kane shume vite qe e bejne)!
Me thuaj sa ke ndermend te harxhosh, perse do ta perdoresh sistemin ne c'vend (per arsye cmimensh) jeton dhe une do te te jap nje liste me komponente dhe cmime per te ngritur komp. me te mire (ne kuptimin e raportit perforamnce/cmim) te mundshem!
Ndoshta keto postime do te ndihmonin dhe te tjere anetare te forumit qe duan ti futen kesaj bote!
Per asemblimin nuk te ndihmoj dot pervec rastit nese jeton ne Toronto!
Po ka sot shume njerez qe jane ne gjendje ta bejne!
Pac fat!
 

just guru

Primus registratum
Re: Procesoret e PC

Po une pikerisht kete dua te bej. Te ndertoj nje sistem vete. Do te me ndihmoje shume antares po te me jepje ato informacione.Se paari nuk dua qe te shkoje me shume se 1200 $. Do ta perdor nga apak per te gjitha por per video dhe audio editing me shume.Nuk jam ndonje fan i madh i lojrave por edhe kam qejf te luaj ndonje here.Jetoj ne bullgari.Nese do informata te tjera me thuaj.
Ciao GURU
 

aspahiual

Primus registratum
Re: Procesoret e PC

O Guru me 1200$ ti ble super mega PC aq me teper ne Bullgari.Une do te keshilloja qe te shtoje dhe nja 200-300$ dhe te merrje ndonje laptop (Centrino),mendoje dhe njeher /pf/images/graemlins/wink.gif .
Pa Intel je mbret
Pa AMD je pasha
Me Centrino eshte dhe moda /pf/images/graemlins/laugh.gif
Do te beja megjithe qejf nje konfigurim te nje PC me procesor Intel dhe nje tjeter me AMD por tani nuk kam shume kohe..kshu qe njeher tjeter.
Nqs do ti marresh ato pjeset ne Sofia me luj llaf qe te te ndihmoj me nje adrese te nje firme,kam nje shoqe aty dhe them se mund te te ndihmoj me ndonje ulje cmimi /pf/images/graemlins/wink.gif
 
Top