Problemi maqedonas, historia dhe e vërteta
“Problemi maqedonas”, me të gjitha pasojat e veta, ka qenë i pranishëm në zhvillimet e rëndësishme ballkanike, të paktën që nga Traktati i Shën Stefanit (v.1878), në luftat midis bullgarëve e serbëve,

në luftat ballkanike (v.1912-1913), në kthimin e Bullgarisë në aleate të Gjermanisë në Luftën e Parë e të Dytë Botërore, në acarimin e marrëdhënieve midis Partisë Komuniste Jugosllave e asaj Bullgare, në propozimet e projektet e ndryshme për krijimin e Federatës Ballkanike,

për presione të herëpashershme të Moskës mbi Beogradin, e deri te qëndrimi grek e pengesat për mospranimin e Maqedonisë në NATO etj. Ky ka qenë shkaku kryesor i përplasjeve ushtarake midis Serbisë e Bullgarisë…

Problemi i vetidentifikimit të popullit maqedonas, në hapësirën gjeografike e historike të Maqedonisë, ka lindur relativisht vonë. Ai u intensifikua në periudhën e Krizës Lindore në fund të shekullit XIX, duke u kthyer në “mollë sherri” për Ballkanin e më gjerë, e në radhë të parë midis sllavëve të Jugut.

Në të gjitha projektet për ndërtimin e Ballkanit ne të ardhmen (”projekti grek” i formuluar nga Ekaterina e Dytë e Rusisë, “projekti serb” i Naçertanies, “projekti bullgar” i Shën Stefanit), secili përfshinte brenda kufijve të vet, sa më shumë territore të kësaj hapësire gjeografike, pa kufij të caktuar, të quajtur Maqedoni. Secili, në planet e programet e hartuara, i vendoste kufijtë e Maqedonisë sipas dëshirës e interesave të veta, ç’ka për çdo rast shkaktonte probleme e mosmarrëveshje midis tyre.

Pikërisht, këto mosmarrëveshje e grindje, që disa herë kanë çuar në konflikte të armatosura, janë bërë shkak për krijimin e termit që tashmë ka hyrë në politikë e historiografi me emrin “problemi maqedonas”.

Dhe pikërisht, ky problem me të gjitha pasojat e veta ka qenë i pranishëm në zhvillimet e rëndësishme ballkanike, të paktën që nga Traktati i Shën Stefanit (v.1878), në luftat midis bullgarëve e serbëve, në luftat ballkanike (v.1912-1913), në kthimin e Bullgarisë në aleate të Gjermanisë në Luftën e Parë e të Dytë Botërore, në acarimin e marrëdhënieve midis Partisë Komuniste Jugosllave e asaj bullgare, në propozimet e projektet e ndryshme për krijimin e Federatës Ballkanike, për presione të herëpashershme të Moskës mbi Beogradin, e deri te qëndrimi grek e pengesat për mospranimin e Maqedonisë në NATO etj. Ky ka qenë shkaku kryesor i përplasjeve ushtarake midis Serbisë e Bullgarisë… .

Në të kaluarën e largët, kjo hapësirë gjeografike, e quajtur Maqedoni, i ndryshonte kufijtë në vartësi me ndryshimet politike e pushtimet e ndryshme. Dhe asnjëherë kufijtë politik të saj nuk korrespondonin me kufijtë gjeografikë. Për shembull, kur ajo ishte provincë bizantine, shtrihej deri në thellësi të kufijve të sotëm të Turqisë, me kryeqytet Edrenenë. Kur u bashkua me Trakinë, ajo shtrihej nga deti i Zi deri në detin Marmara.

Brenda kufijve të kësaj krahine jetonin popuj të ndryshëm, por ajo që është e rëndësishme, pavarësisht nga përzierjet në zonat kufitare, apo në porte siç është rasti i Selanikut, ata në shumicë jetonin në bashkësi etnike. Edhe sllavët e ardhur në këto rajone pas shekullit të shtatë, janë vendosur kryesisht në masa kompakte.

Lidhur me identifikimin etnik të popullsisë sllave që jetonte aty, shpreheshin mendime e pikëpamje të ndryshme që çonin në mosmarrëveshje e deri në armiqësi.

Lidhur me sllavët që jetonin aty, dominonin tri pikëpamje: se ata janë maqedonas, bullgarë apo serbë. Lidhur me popullsinë myslimane të Shqipërisë Lindore, që padrejtësisht iu aneksua Serbisë në v.1913, ata në mbrojtje të interesave të tyre, thoshin se ata janë maqedonas, bullgarë apo grekë të myslimanizuar, ndërsa shqiptarët ortodoksë të këtyre trevave, sipas tyre detyrimisht duhej të ishin në grekë apo në sllavë… . Bizantinët, në kohën e tyre e konsideronin këtë rajon të populluar me “bullgarë”.

Ky term u përdor edhe pasi Stefan Dushani i pushtoi këto rajone. Por, në burimet bizantine haset edhe termi “maqedonas”. Duke iu referuar materialeve e dokumenteve të ndryshme, rezulton se deri vonë, për banorët e kësaj krahine, më shumë është përdorur termi “bullgarë”, gjë që sigurisht shpjegohet me një seri faktorësh.

Kështu lidhjet e hershme midis bullgarëve e maqedonasve (fjala është gjithmonë për ata sllavë), të kushtëzuara qoftë nga afërsia territoriale, etnografike e gjuhësore, qoftë nga qenia e Maqedonisë për shumë kohë nën sundimin e shteteve bullgare, feja e njëjtë, qenia bashkërisht për gati pesë shekuj nën pushtimin osman, dhe përfshirja në shumë raste në të njëjtën ndarje administrative, zhvillimi afërsisht në të njëjtën kohë i marrëdhënieve kapitaliste në Bullgari e Maqedoni etj. kanë bërë që në shumë materiale, qoftë osmane, qoftë të vendeve të tjera, pa përmendur ato bullgare, të ngatërrohet dhe të identifikohet emri maqedonas me atë bullgar.

Edhe më e dukshme u bë kjo gjatë dhe mbas Krizës Lindore, të fundit të shekullit XIX, kur Rusia, për shumë arsye, e kishte përqendruar vëmendjen në Ballkan, historia e të cilit sipas shumë politikanëve rusë ishte “vazhdimësi e historisë së Rusisë”.

Pikërisht në këtë periudhë, kur shihej se Perandoria Osmane ishte në grahmat e fundit, Rusia duke shfrytëzuar sllavizmin dhe ortodoksinë, llogariste se krijimi i shteteve ballkanike nën influencën e saj, dhe të lidhura me të, do të ishte mënyra më e mirë për realizimin e qëllimeve të saj.

Ky ishte dhe qëllimi kryesor i Traktatit të Shën Stefanit i v.1878 që Rusia i imponoi Perandorisë Osmane. Sipas këtij traktati të imponuar, Rumania, Serbia dhe Mali i Zi shpalleshin shtete të pavarura, Greqia mbetej siç ishte më parë, shtet i pavarur por brenda kufijve të mëparshëm.

Për shumë arsye, Petërburgu llogariste se, krahas tjerëve, Bullgaria do të ishte vendi më i përshtatshëm për realizimin e qëllimeve të saj. Prandaj, në Shën Stefan, ajo krijoi Bullgarinë e Madhe, me sipërfaqe 183 mijë km katrorë, që shtrihej nga Danubi deri në detin Egje, dhe nga deti i Zi deri në liqenin e Ohrit, duke përfshirë brenda saj edhe Korçën, Bilishtin, Pogradecin, Peshkopinë, Dibrën, pa folur për tokat e tjera të Shqipërisë Lindore (Strugën, Kërçovën, Gostivarin, Tetovën, Kaçanikun etj.)

Ky traktat mbeti në letër, sepse kundër tij u ngritën jo vetëm Fuqitë e Mëdha (Anglia e Austro-Hungaria) por edhe Serbia, Rumania, Greqia si dhe banorët e Turqisë Evropiane, ç’ka çoi në organizimin e Kongresit të Berlinit (v.1878).

Ky Kongres, krahas tjerave, uli në një të tretën sipërfaqen e Bullgarisë, duke e lënë një principatë nën sovranitetin e sulltanit të Stambollit. Territoret e Maqedonisë dhe Shqipërisë Lindore që sipas Shën Stefanit i jepeshin Bullgarisë, do të mbeteshin nën sundimin e Turqisë.

Nga ky Kongres mbetën të pakënaqur të gjithë vendet e popujt ballkanikë, por në mënyrë të veçantë Bullgaria, pasi ai prishi “kufijtë bullgarë” të Shën Stefanit, kufij që për të, u bënë baza e politikës së jashtme për shumë e shumë dekada. Në Berlin u gropos edhe ideja e një federate serbo-bullgare, për të cilën ishte përpjekur Rusia.

Aty u zyrtarizuan ngatërresat e filluara në Shën Stefan për Maqedoninë (ndaj së cilës kishin pretendime krahas Bullgarisë edhe Serbia e Greqia), ç’ka solli edhe krijimin e termit politik “problemi maqedonas”, që u bë “mollë sherri” e burim mosmarrëveshjesh e ngatërresash deri në ditët e sotme.

Pikërisht, pretendimet e dy palëve ndaj Maqedonisë, sollën ashpërsimin e marrëdhënieve serbo-bullgare, që çuan në luftë midis tyre në v.1885, ku ushtria bullgare shpartalloi ushtrinë serbe dhe vetëm ndërhyrja e Rusisë dhe Austro-Hungarisë, e shpëtoi Beogradin nga pushtimi bullgar.

Lufta Ruso-Turke e v.1911, tregoi haptazi dobësinë e Turqisë, gjë që përforcoi mendimin te klanet drejtuese të Serbisë, Bullgarisë, Greqisë se kishte ardhur momenti për krijimin e “Serbisë së Madhe|”, “Bullgarisë së Madhe” dhe “Greqisë së Madhe”, nëpërmjet pushtimit të Maqedonisë dhe tokave shqiptare.

Marrëveshja për Miqësi dhe Aleancë midis Serbisë dhe Bullgarisë që ishte hapi i parë për krijimin e Aleancës Ballkanike, kishte një shtojcë sekrete, që përcaktonte se si do të ndaheshin territoret që do t’i merreshin Turqisë. Sipas saj, Serbia i njihte Bullgarisë të drejtën mbi Trakinë, ndërsa Bullgaria i njihte Serbisë të drejtën mbi vilajetin e Shkodrës, Kosovën si dhe mbi sanxhakun e Novipazarit.

Problemi më i mprehtë ishte ai i ndarjes së hapësirës ballkanike pa kufij të qartë, Maqedonisë, ndaj së cilës të dy palët, krahas Greqisë, kishin pretendime për të përvetësuar hapësira sa më të mëdha, duke përfshirë këtu dhe ndarjen e tokave të një pjese të mirë të Shqipërisë Lindore.

Megjithëse u arrit një farë marrëveshjeje për ndarjen e saj, (që nuk ishte përfundimtare), kur u diskutua ndarja e tokave shqiptare, të cilat padrejtësisht ata i përfshinë brenda Maqedonisë (në vazhdën e ngatërresave të tjera që kishte lënë traktati i Shën Stefanit), ata nuk u morën vesh.

Pikërisht tokat shqiptare u quajtën zonë e diskutueshme dhe dy palët ranë dakord, që mbas lufte, vendimin përfundimtar për kufirin serbo-bullgar në këtë pjesë të Ballkanit, ta merrte Cari i Rusisë! Aleanca ballkanike ku u përfshi edhe Greqia e Mali i Zi, në tetor 1912 i shpalli luftë Turqisë, dhe brenda një kohe të shkurtër, me përjashtim të Shkodrës, Janinës dhe Adrianopojës, ushtritë e saj pushtuan të gjitha zotërimet evropiane të Turqisë.

Kështu, Serbia pushtoi Maqedoninë Qendrore dhe Veri-Perëndimore si dhe Shqipërinë Lindore (që sot quhet Maqedonia Perëndimore), Greqia pushtoi Maqedoninë e Egjeut, ndërsa Bullgaria (që kishte ushtrinë më të madhe me rreth 700 mijë vetë) duke thyer rezistencën e ushtrisë turke, iu afrua shumë Stambollit. Meqë ajo kishte sulmuar në drejtim të kundërt me Maqedoninë, asaj i mbeti vetëm një pjesë e vogël ose ndryshe Maqedonia e Pirinit.

Problemi i ndarjes së Maqedonisë i ashpërsoi aq shumë marrëdhëniet midis shteteve ballkanike, sepse Bullgarisë, e cila kishte dhënë një kontribut të dukshëm në këtë luftë, mbeti vetëm me një pjesë të vogël të Maqedonisë.

Në këto kushte, kur asnjëra palë nuk tërhiqej nga zonat e pushtuara, ajo sulmoi trupat serbe që ndodheshin në Maqedoni, ç’ka shënoi dhe fillimin e Luftës Dytë Ballkanike, në të cilën, krahas Serbisë u përfshin edhe Greqia, Mali i Zi, Rumania dhe Turqia, dhe që përfundoi me shpartallimin e plotë të ushtrisë bullgare.

Në këto kushte, ajo kërkoi paqe, dhe sipas Marrëveshjes së paqes të nënshkruar në Konstantinopol, Bullgaria i humbi të gjitha territoret e fituara në Luftën e Parë Ballkanike. Kështu, Maqedonia u nda në mes të Serbisë edhe Greqisë, por të dyja u zgjeruan edhe në kurriz të tokave shqiptare. (Serbia nga 48.3 mijë km katrorë arriti në 87.3 mijë km katrorë).

Maqedonia u nda afërsisht sipas zonave të pushtimit, ku Serbia mori pjesën veriore e qendrore të Maqedonisë, deri në Liqenin e Ohrit, (rreth 25 mijë km katrorë), Greqia pjesën jugore së bashku me portet e Selanikut dhe Kavallës (rreth 34 mijë km katrorë), ndërsa Bullgaria mori atë që quhej Maqedonia Pirine me qytetin e vogël të Strumicës (rreth 6500 km katrorë).

Bullgaria, duke i konsideruar të padrejta vendimet e Konstandinopolit, iu drejtua Fuqive të Mëdha, por ato e quajtën të drejtë ndarjen e Maqedonisë.

Siç thamë më sipër, duke filluar nga Traktati i Shën Stefanit, bashkimi i Maqedonisë me Bullgarinë u bë ëndrra dhe qëllimi i politikës së jashtme të Sofjes dhe sipas shumë studiuesve, pikërisht kjo e ka bërë Bullgarinë që të hidhej në krahët e Gjermanisë dhe të bëhej aleate e saj deri në v.1944.

Në përfundim të Luftës së Parë Botërore, Bullgaria, jo vetëm nuk doli në kufijtë e vet “historiko-etnikë”, por asaj iu morën edhe rreth 11 mijë km katrorë, duke ia dhënë Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, Greqisë dhe Rumanisë. Megjithatë, Maqedonia Pirine u la brenda territorit bullgar.

Duke ndjekur të njëjtën politikë për krijimin e Bullgarisë, sipas kufijve të Shën Stefanit, me ardhjen Hitlerit në fuqi, ajo i përforcoi edhe më shumë marrëdhëniet me Gjermaninë. Kështu në takimin e Hitlerit me Car Borisin në dhjetor të v.1940, ai i premtoi Carit bullgar ndihmën e vet për realizimin e “idealeve kombëtare bullgare”.

Në kompensim të premtimeve të Hitlerit, Bullgaria pranoi përfshirjen e saj në Bosht, sipas së cilës ajo lejonte hyrjen e trupave gjermane në territorin bullgar dhe si shpërblim do të merrte territore të tëra nga Jugosllavia dhe Greqia. Kjo periudhë shënon një etapë të re në historinë e Maqedonisë dhe për të ardhmen e saj.

Pas pushtimit të Jugosllavisë nga Gjermania, në instruksionin e prillit të v.1941, mbi copëtimin e Jugosllavisë, thuhet se territoret e banuara nga “maqedonas bullgarë” i kalojnë Bullgarisë. Kështu me 17 prill trupat bullgare u futën në territorin jugosllav dhe pushtuan një pjesë të mirë të territorit maqedonas.

Në të njëjtën ditë, trupat bullgare u futën në pjesën lindore të Maqedonisë së Egjeut, duke dalë në detin Egje dhe vendosën në gjithë këtë hapësirë administratën bullgare. Në këtë mënyrë, me ndihmën e Gjermanisë Naziste, për herë të parë në historinë e shtetit modern bullgar u “realizua” ëndrra e Shën Stefanit (jo plotësisht) për bashkimin e Maqedonisë me Bullgarinë.

Në të gjitha tokat e pushtuara u vendos regjimi administrativ bullgar, pasi qeveria bullgare e konsideronte atë si zgjerim natyral të territorit të vet. Në këtë kuadër u mohua krejtësisht kombësia maqedonase. Maqedonasve iu dha shtetësia bullgare, në shkolla u fut gjuha bullgare, duke e konsideruar maqedonishten si dialekt të gjuhës bullgare etj.

Pavarësisht si u realizua “bashkimi”, qeveria bullgare i shfrytëzoi me kujdes të gjithë faktorët që kishin ndikuar në afrimin e dy popujve (maqedonas e bullgar) si zakonet, traditat, afërsinë e gjuhës, lidhjet e forta historike, mbështetjen që maqedonasit kishin gjetur historikisht në Bullgari etj.

Një faktor tepër i rëndësishëm që udhëheqja bullgare e shfrytëzoi me zgjuarsi ishte dhe urrejtja që ishte krijuar ndaj serbëve, të cilët që me pushtimin e Maqedonisë, vazhdimisht kishin ndjekur një politikë shtypjeje, diskriminimi e asimilimi ndaj maqedonasve.

Të gjitha këto bënë që fillimisht të mos kundërshtohej ky “bashkim”, madje të gjente dhe një farë mbështetjeje e përkrahjeje te popullsia maqedonase dhe pushtimi bullgar të diferencohej nga pushtimi gjerman i pjesëve të tjera të Jugosllavisë. Ndërmjet të tjerave, ky është edhe një ndër shkaqet që rezistenca dhe lëvizja për çlirim në Maqedoni, të ishte mjaft e ulët.

Qëndrimet e ndryshme, mosmarrëveshjet e kontradiktat midis Sofjes, Beogradit e Athinës, për problemin maqedonas, që kishin çuar deri në përplasje ushtarake, sigurisht që kishin ndikimet e veta edhe në qëndrimet e partive komuniste, që me zhvillimin e luftës, përgatiteshin të vinin në pushtet.

Secila nga këto parti, në një formë apo në një tjetër, ndiqte vijën politike të qeverisë së vendit të vet, duke iu kundërvënë njëra – tjetrës, madje duke i acaruar marrëdhëniet deri në atë shkallë, sa është dashur edhe ndërhyrja e Kominternit dhe personalisht e Stalinit.

PK-ja Bullgare, jo se përkrahte hapur parullën e bashkimit të Maqedonisë me |Bullgarinë, në atë mënyrë siç ishte bërë, madje e dënonte këtë rrugë për zgjidhjen e problemit maqedonas, por direkt apo indirekt mbështeste pikëpamjen se maqedonasit janë bullgarë, duke dalë edhe kundër qëndrimit të Kominternit, i cili që në v.1934, kishte pranuar kombin dhe gjuhën maqedonase. PK Jugosllave shprehej qartë për maqedonasit si komb i veçantë.

Pikërisht, këto qëndrime të ndryshme, kanë çuar në mosmarrëveshje gjatë gjithë kohës së Luftës së Dytë Botërore midis dy partive komuniste, që në forma të ndryshme do të vazhdonin për shumë dekada, por tashmë në mes dy shteteve socialiste Bullgarisë dhe Jugosllavisë. Edhe PK Greke mbante të njëjtin qëndrim si Athina zyrtare, se kombi maqedonas nuk ekziston.

Pa mbaruar lufta, që në dhjetor të v.1943 në mbledhjen e dytë të AVNOJ-it, (Veça Antifashiste për çlirimin e Jugosllavisë) përcaktoi mënyrën e krijimit të Jugosllavisë Federative, ku Maqedonia do të ishte një ndër gjashtë republikat e ardhshme.

Menjëherë mbas përfundimit të luftës, udhëheqja jugosllave, doli me pretendime të hapura ndaj territorit bullgar, duke i kërkuar udhëheqjes bullgare që, mbi bazën e vendimeve të AVNOJ-it, krahina e Bllagojevgradit (Maqedonia Pirine) që përfshihej brenda shtetit bullgar, duhej të bashkohej me Maqedoninë Vardare, pra me Jugosllavinë.

Pak kohë para përfundimit të luftës, në janar të v.1944, gjatë një takimi me Stalinin, Hebrangu përfaqësuesi i posaçëm Titos, duke iu përgjigjur pyetjes së Stalinit për marrëdhëniet e Jugosllavisë me Greqinë, iu përgjigj se Jugosllavia llogariste të merrte nga Greqia Maqedoninë e Egjeut, së bashku me portin e Selanikut.

Udhëheqja bullgare e asaj periudhe e shikonte të mundshëm bashkimin e Maqedonisë Pirine me atë Vardare (pra Republikën e Maqedonisë), por me kusht që kjo të bëhej në kuadrin e krijimit të Federatës së Sllavëve të Jugut.

Ideja e krijimit të një Federate Ballkanike ishte e vjetër dhe ka lindur në atë periudhë, kur shtetet e reja ballkanike kishin dalë me pretendime, jo vetëm ndaj tokave të perandorisë turke në shpërbërje e sipër, por edhe ndaj njëri – tjetrit.

Në kuadrin e varianteve të ndryshme për organizimin e saj (ishin hedhur shumë ide e propozime, por dominonte ajo e një Federate të Sllavëve të Jugut) ishte propozuar dhe organizimi i një federate mbi bazën e Maqedonisë historiko-gjeografike.

Varianti federativ maqedonas kishte si qëllim, në radhë të parë, neutralizimin e pretendimeve të Serbisë, Greqisë dhe Bullgarisë ndaj hapësirës gjeografiko-historike maqedonase, ku secili i ngulte kufijtë sipas interesave të veta.

Edhe Moska, e cila e llogariste Ballkanin si zonë të influencës së vet mbas lufte, në kuadrin e organizimit të tij, i jepte një rëndësi të posaçme problemit të Maqedonisë. Kështu, që në v.1942 ajo kishte ngritur një grup pune për zgjidhjen e këtij problemi e në funksion të tij edhe të ndërtimit të Ballkanit. Pas lufte, komisioni hartoi edhe një dokument të posaçëm që iu dërgua Stalinit.

Megjithatë, që në hyrje thuhej se problemi i Maqedonisë kërkon “shqyrtim të veçantë”. Sipas këtij dokumenti, Maqedonia duhej parë si një territor i ndarë artificialisht i një populli të ndryshëm nga popujt e tjerë, i cili po të ruhej në këtë mënyrë do vazhdonte të ishte një vatër e rrezikshme për konflikte ballkanike, çka ishte në kundërshtim me interesat sovjetike. Në këtë dokument flitej edhe për domosdoshmërinë e rikthimit të Jugosllavisë dhe Greqisë në kufijtë e paraluftës (ashtu siç vendosën edhe Tre të Mëdhenjtë Rusvelti, Stalini e Çërçilli)

Që në tetor të v.1943, JB Tito kishte riformuluar idenë e krijimit të Federatës së Sllavëve të Jugut (Jugosllavi – Bullgari), ku kishte përgatitur edhe një thirrje të posaçme për bashkim me ta, edhe për grekët dhe shqiptarët (ideja e hedhur nga SV Tempo për krijimin e Shtabit Ballkanik ishte hapi i parë për krijimin e kësaj federate.)

Udhëheqësi i PK Bullgare Gj.Dimitrovi, mbronte pikëpamjen e krijimit të një federate midis Bullgarisë dhe Jugosllavisë, por ku Maqedonia Pirine të bashkohej me atë Vardare, dhe të dyja së bashku të përbënin një njësi federative të sllavëve të Jugut apo Ballkanike, ku statusi i Bullgarisë të ishte i barabartë me atë të Jugosllavisë.

Por, në të njejtën kohë, Tito dhe shtabi i tij thurnin plane e punonin edhe për bashkimin e Maqedonisë së Egjeut me këtë republikë. Në këto kushte, udhëheqja bullgare pranoi ekzistencën e kombit maqedonas, dhe në regjistrimin e popullsisë së Bullgarisë të v.1946, për herë të parë dhe të fundit deri më sot, Sofja pranoi se banorët e Maqedonisë Pirine (rreth 200 mijë vetë) janë maqedonas, duke njohur kështu zyrtarisht kombin maqedonas. Megjithatë, më vonë ajo ndryshoi krejtësisht qëndrim duke mos pranuar ekzistencën e këtij kombi as në Bullgari e as në Maqedoni.

Problemi i krijimit të Federatës Ballkanike ka zënë një vend të veçantë në zhvillimet ballkanike të periudhës 1944-1948, i cili u mbyll përfundimisht me prishjen e marrëdhënieve midis Moskës e Beogradit në v.1948.

Megjithatë, problemi maqedonas vazhdoi të mbetet i hapur, pavarësisht nga ulje – ngritjet në marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Jugosllavisë, deri në shembjen e sistemit socialist në të dy vendet.

Dhe ç’është më e rëndësishmja, ky problem vazhdoi të mbetej “mollë sherri” midis dy vendeve, ku “sherret” herë pas here nxiteshin nga Moska, e cila sa herë kishte probleme me Jugosllavinë, apo rreth saj, ndërsente Bullgarinë dhe problemi maqedonas nxitej në të gjitha format dhe dilte në plan të parë.

Siç thamë më sipër, në kuadrin e krijimit të Jugosllavisë Federative, u krijua Republika e Maqedonisë, duke ruajtur pak a shumë kufijtë e tokave që ushtria serbe kishte pushtuar në Luftën e Parë Ballkanike të v.1912. Megjithë përpjekjet e luftën e madhe që ka bërë në ato vite, Jugosllavia nuk arriti të marrë asgjë nga Maqedonia Pirine dhe ajo e Egjeut.

Që në fillim, në këtë republikë iu kushtua vëmendje e veçantë forcimit të ndjenjave kombëtare maqedonase, duke u angazhuar me të gjitha forcat në fushat e historisë, gjuhësisë, kulturës, zakoneve, traditave etj. duke përdorur të gjitha mënyrat që të zhdukin çdo gjurmë që kishte lënë propaganda e shtetit bullgar.

Siç thamë më sipër, hapësira historiko-gjeografike e Maqedonisë që iu mor me luftë Turqisë, u nda në mes Serbisë, Bullgarisë dhe Greqisë, ku kjo e fundit kishte pushtuar pjesën më të madhe, Maqedoninë e Egjeut.

Duke ndjekur një politikë të qartë, Athina që në fillim u përcaktua, se banorët e kësaj krahine janë helenë, dhe se elementët sllavë që ekzistojnë aty janë futur nga dyndjet sllave ( Sipas të dhënave të ndryshme aty kanë jetuar rreth 100 mije maqedonas sllavë. Studiues të ndryshëm, pranojnë se aty kanë jetuar shqiptarë, turq, vllehë, etj, por shifrat që jepen janë shumë të ndryshme nga njëra tjetra).

Që atëherë Athina është përcaktuar qartë se komb maqedonas nuk ka dhe se ai është një krijesë artificiale. Duke ndjekur një politikë të caktuar, ajo është përpjekur të greqizojë të gjithë këtë hapësirë, duke përdorur të gjitha mënyrat, që nga asimilimi, përzënia e pakicave jo greke, shkëmbimi i popullsive me vendet fqinje etj.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23958. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23958