
Problemet shëndetësore tek fëmijët lidhen me moshën e babait
Një gamë e gjerë e çrregullimeve dhe problemeve tek fëmijët e moshës shkollore lidhen me vonesën e atësisë, ka qenë ky një studim i Indiana University, në SHBA ku përfshihen miliona njerëz.
Rritja e vazhdueshme e Autism-it, e ADHD-së, (attention deficit hyperactivity disorder), çrregullimi bipolar, abuzimi me substancat narkotike, shkaqet e dhunës janë sëmundjet më të shpeshta që raportohen në këtë studim.
Megjithatë, ekspertët parajmërojnë se baballarët që sjellin fëmijë në moshë të madhe lidhen me këto probleme.
Investigimi i Universitetit Indiana, në SHBA e ka cilësuar këtë studim si më më të mirin të bërë ndonjëherë. Kërkimi u bazua në rreth 2.6 milion njerëz ku u krahasuan rastet e fëmijëve të një babai 45-vjeçar me atë të një babai 24-vjeçar.
Rezultatet ishin se autizmi ishte më shumë se tre herë në rastin e parë. Gjithashtu rritje prej 13-fish të rrezikut të ADHD-së, dyfishim i rrezikut të një çrregullimi psikologjik. Ata vunë re se 2.5 herë më shumë fëmija e një babai në moshë mund të ketë sjellje vetëvrasëse, probleme me drogën apo nota më të ulëta në shkollë.
Nuk është theksuar në studim se kur është mosha më e rrezikuar, por rritja e saj është një faktor i rëndësishëm. Një nga hulumtuesit e studimit, Dr Brian D’Onofrio, tha për BBC se ishte shokuar nga rezultatet. “Rezultatet e studimit thonë se shtyrja e lindjes së fëmijës është e lidhur me rritjen e rrezikut për probleme psikologjike dhe akademike tek pasardhësit.
Studimi shton kërkimet në ndryshimet që ndodhin në trupin e njeriut dhe sugjeron familjet, mjekët, dhe shoqërinë në tërësi se duhet të marrin në konsideratë të dy alternativat pro dhe kundra në vonesën e lindjes së fëmijëve.
Burimi: Lajm-shqip.com