Problemet e familjes shqiptare ne imigracion

Gigo

Primus registratum
Problemet e familjes shqiptare ne imigracion

Sa vjet keni qe jeni larguar nga Shqiperia? Cfare problemesh pati familja juaj kur u zhvendoset ne nje vend tjeter? Tregoni histori konkrete tuajat ose te familjeve te tjera shqiptare ne imigracion qe njihni.
Ku ishin problemet me te medha per prinderit tuaj? A ndryshoi ushqimi, festat, ditelindjet, lidhjet me te afermit, kusherinjte, etj.
Cfare ndryshimesh ka jeta familjare ne vendin ku jeni nga jeta dhe zakonet ne Shqiperi? A u ndjete te mirepritur aty ku shkuat apo ndjete diskriminim? Ka ndonje ligj ose rregull qe "nderhyn" ne jeten tuaj familjare per mire ose per "keq"? (p.sh. ne Amerike (SH B A) shteti mund te ti marri femijet nqs mendon si ti nuk i trajton sic duhet) Cfare mendojne prinderit tuaj per marredheniet tuaja te ngushta me persona te seksit tjeter ta ni qe nuk jeni ne Shqiperi? A vazhdoni te jetoni akoma me prinderit ose do te vazhdoni te jetoni me ta? Cfare zakonesh keni ruajtur dhe cilat i keni harruar?
A keni kontaktuar ndonjehere ndonje sociolog, psikolog ose punonjes social ne vendin ku jeni?
 

crazy

Primus registratum
Re: Problemet e familjes shqiptare ne imigracion

une flas per veten mgjth nuk jam larguar me familjen time se ata jane ne shqiperi,ne momentin e pare qe kam ardhur ketej me ka bere shume pershtypje ftohtesia e njerezve se ne ne shqiperi jemi mesuar qe kur do dilnim do pershendesnim gjithe lagjen ndersa ketu nuk i njeh komshinjte perballe le te tjeret.pastaj edhe te mungojne ato rruget me balte te tonat(qe s'kane per tu rregulluar kurre),menyra se si i festojme ne ditelindjet e duke u nisur qe nga gjerat me te thjeshta e deri me te medhat.
 

Gigo

Primus registratum
Re: Problemet e familjes shqiptare ne imigracion

Falemnderit e_vogla. Keta te tjeret ketu ne albforum duket qe se çajne fare "fëbën" per familjen.
 

crazy

Primus registratum
Re: Problemet e familjes shqiptare ne imigracion

Fillimisht postuar nga Gigo:
[qb] Falemnderit e_vogla. Keta te tjeret ketu ne albforum duket qe se çajne fare "fëbën" per familjen. [/qb]
epo ca me be me keta te tjeret?
 

samanta

Primus registratum
Re: Problemet e familjes shqiptare ne imigracion

Une jam me familjen time dhe kusherinjte ketu dhe s'eshte se kemi pase dhe aq probleme sikurse i kane pasur te tjeret.Ne fillim jam cuditur me shume aspekte te jetes se te huajve e ketu i referohem kryesisht indiferences se tyre.Me duket akoma e cuditshme se si shume njerez duan me shume nje qen apo nje mace se sa prinderit.Ajo qe me ka bere pershtypje per mire kuptohet eshte se njerezit ketu ne Belgjike(se ketu jetoj)jane teper te qete dhe jo si ne.Nje tjeter ane pozitive eshte se i respektojne femrat.
Por gjithsesi me ka marre malli te shkrihem gazit me shoqet e mia.Me ka marre per gjithcka qe kam pasur atje. /pf/images/graemlins/frown.gif
 

AnilaM

Primus registratum
Re: Problemet e familjes shqiptare ne imigracion

u bona 8 vjet qe jam largu.Fillimisht ne greqi ,por asgje s`me beri pershtypje pasi pothuajse kishim te njejtat tradita,po keshtu dhe ne itali.
Ndryshimi e ndjeva ne austri ,por jo dhe aq shum ,pasi kisha kaluar disa vjet pa pranin e familjes e shoqeris ,pra u mesova te jetoj me njerez te huaj .Po te isha larguar qe ne fillim ne ndonje shtet si u.k gjermani,suedi ,ndoshta do te kisha me shum se q`te thosha ,pasi dihet qe jane njerez te ftohte si natyre,kurse greket e italianet jane me te ngrohte ,e shoqeror.
Por ajo qe me ka bere me shum pershtypje ne te gjitha k`to shtete ku kam jetuar eshte ,racizmi.
 
Top