Pro apo kunder globalizimit?

Financieri

Primus registratum
Re: Pro apo kunder globalizimit?

1. Globalizimi synon t'i beje kufijte kombetare te parendesishem per sa i perket veprimtarive ekonomike. Pra cdo vend i botes do te shkembeje mallra e sherbime me te gjithe boten pa pengesa te tipit: taksa mbi importet, kuota mbi sasine qe mund te importohet etj. Gjithashtu synohet qe t'i jepet fund ndihmes financiare qe nji shtet mund t'i japi industrive te caktuara vendase (per shembull ndihma qe BE-ja dhe Amerika u japin fermereve te tyre). Pra, ne pergjithesi rregullat qe kane te bejne me biznesin do te zvogelohen e uniformizohen ne menyre qe te lehtesohet tregtia e investimet nderkombetare.

2. A eshte i drejte globalizimi? Meqenese globalizimi eshte me shume dukuri ekonomike termat i drejte ose i padrejte nuk mund te aplikohen ketu. Gjithcka ne ekonomi percaktohet nga kerkesa dhe oferta dhe jo nga gjykime morale. Mund te flasim vetem per rrjedhoja positive e negative te globalizimit. Tifozet e globalizimit thone se globalizimi do ta rrise nivelin e jeteses ne vendet e pazhvilluara sepse do te kete me shume investime nga kompanite multinacionale te perendimit. Kurse vendeve te zhvilluara do tu jape me shume tregje ku te shesin mallrat e sherbimet e tyre. Gjithashtu konsumatoret ne vendet e zhvilluara do te paguajne me pak per shume mallra e sherbime. Ana tjeter e medaljes eshte se ne vendet e zhvilluara do te rritet papunesia kurse ne vendet ne zhvillim kompanite vendase do te perballohen me konkurence te tmerrshme nga kompanite multinacionale te perendimit. Gjithashtu meqe ne shume vende te varfera (duke perfshire dhe vendin tone) qeverite as qe e cajne koken per njerezit, do te kete shume probleme me kushte cnjerezore pune dhe me ndotjen e mjedisit. Edhe fakti qe nji dite kompanite multinacionale mund te jene me te fuqishme se cdo shtet i botes eshte ca shqetesues. Pastaj kemi edhe faktorin: "pislleqe politiko-diplomatike". Keshtu ca shtete po mundohen t'ja fusin te tjereve duke bere leshime te vogla per vete e duke kerkuar leshime te medha nga te tjeret.

3. Pra si perfundim une them qe globalizimi nuk eshte as gogol, as dicka qe duhet perqafuar si shpetimtari i botes. Pra eshte nje dukuri per te cilen duhet te jemi te mire-informuar si njerez te zgjuar qe jemi dhe duhet ta trajtojme me nji dose te shendetshme skepticizmi.
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Pro apo kunder globalizimit?

Per te plotesuar ne nje aspekt tjeter per globalizimin pertej atyre qe ka thene Financieri, une mendoj qe Globalizimi nuk mund te shihet asnje here i ndare nga makinacionet politike. Te tera te mirat e Globalizimit qendrojne, ulja e taksave mbi importet, nderlikimi aktual i cdo maredhenie ekonomike me natyre nderkombetare, etj. Por te tera keto per sa kohe qe bihet dakort me politikat qe ndiqen nga shumkombeshet, unionet apo aleancat qe ne fund te fundit do te jene promotore te globalizimit. Sa hapesire e lire do te mund t'i ngelej nje biznesi modest vendas? Aq sa te mos perbeje rrezik per balancen e vendosur globaliste. E veshur me ngjyrat e monopolit, pak-kush do te jete ne gjendje te perballet me nje firme mbareboterore globaliste nese prej saj rrjedh uje nen rrogoz. Diktati "bindu ose eliminohu" mund te behet motori per te vene ne levizje flamujt e "Ne punojme per nje bote me te mire."
Monopolet kane treguar qe sjellin heret a vone renie cilesie dhe rritje artificiale te cmimeve dhe inflacionit.
Me duket shume e ftohte ideja qe cdo pije freskuese eshte nenprodukt i PEPSI, cdo artikull elektroshtepiak mund te jete nje variant i Rowenta, cdo makine e prodhuar nje Ford, cdo liber nje Bantam Books... Spekullime? Plot, kontroll sasior i popullates, mbikqyrja e llojit "Big Brother" nje loje kalamajsh, idete e transmetuara ne cdo fushe jane tashme te projektuara, etj. Tufa e deleve?!!
Bukuria dhe suksesi i deritanishem ka qene aftesia e secilit prej nesh per te zgjedhur me te miren duke krahasuar! Pa zgjedhjen, kerkesa dhe oferta nuk mund te ekzistojne. Ne monopol kerkesa dhe oferta farketohen dhe shijet e njerezve jane te edukueshme.
Ne kushtet e Globalizmit krahasimi ka shume pak hapesire per te marre fryme!

-----------------
"I'm in awe, Lennier. The way you can take a straightforward, logical proposition and turn it inside-out so that in the end it says .. what you want it to say instead of what it actually means. Does this come naturally or did you .. attend some special martial arts class for the philosophically inclined?" -- Marcus, Babylon 5
 

Gysi

Primus registratum
Re: Pro apo kunder globalizimit?

Përshëndetje dhe përgëzime për hapësin e temës si dhe për shkrimet e mësipërme!

Globalizimi përbën ndoshta diskutimin më serioz që mund të bëhet sot në fushat sociale. Të gjithë studiuesit, si dhe të gjithë njerëzit xhanëm, vërejnë se sot bota është bërë mjaft “e ndërvarur” (aq sa është quajtur “fshat social”), si pasojë e zhvillimit të komundikimit dhe lëvizjes, të mundtësuara këto në një masë të paimagjinueshme nga zhvillimi teknologjik. Sot shtetet, njerëzit, shoqëritë, kulturat, subjektet tregtare, etj, janë më pranë njëri-tjetrit se kurrë, duke shkaktuar një kaos të paimagjinueshëm në këtë “trafik” ku lëvizin njerëzit, paratë, mallrat, idetë, modelet e sjelljes, etj... problemi qëndron se kjo situatë duhet menaxhuar dhe pikërisht këtu qëndron problemi dhe këtu ndahen globalistëtë nga antiglobalistët. Globalistët dëshirojnë një hapje të ekonomive të vendeve të tjera me qëllim që tregu botëror të mos ketë norma kufizuese duke besuar kështu që konkurenca midis firmave në botë të bëjë që të gjithëve t’u ofrohet malli më i mirë dhe me cmimin më të leverdisshëm të mundshëm. Por problemi qëndron se kjo ia hap rrugën monopolit duke qenë se firmat e mëdha janë të pakonkurueshme. Ndërsa antiglobalstët kërkojnë që tregu botëror të mos jetë tërësisht i hapur por të ketë norma që kufizojnë sundimit e firmave apo ekonomive të fuqishme në vendet më pak të fuqishme, pasi në një liberalizim të tillë të tregut botëror normalish “peshku i madh do t’a hajë të voglin”. Pra sfida e menaxhimit të proceseve që sjell globalizimi në aspektin ekonomik është: eficencë të prodhimit (që vjen nga liberalizimi i tregut botëror, sipas pikëpamjeve të globalistëve) apo drejtësi në shpërndarjen e të ardhuave (sic pretendojnë antiglobalistëtë të arrihet me anë të rregullave të kufizimit monopolist ndërkombëtar). Pra globalizimi ekonomik do të thellojë në ekstrem, sipas antiglobaliztëve, kontrastet midis vendeve të pasura dhe vendeve të farfëra. Sociologu Sanley Hofman, në esenë e tij “Ndeshja e globalizimeve”, përvec aspektit ekonomik dallon edhe dy aspektet të tjera të globalizimit ku bien në sy të dy kahet e orientimit ndërmjet të cilili duhet të vijë zgjidhje e sfidave:
Globalizimi politik i cili (sipas Hofmanit) karakterizohet nga dominimi i SHBA si dhe një numër i madh organizatash rajonale dhe rrjetesh transqeveritare. Në kët situatë ku hasim shumë një rezistencë shumë të madhe ndaj hegjemonisë amerikane lavjerrësi lëkundet midis tundimit për dominim dhe izolimit.
Po kështu globalizimi shtrihet edhe në aspektin kulturor ku si pasojë e globalizimit ekonomik si dhe teknologjise synon të uniformizojë botën. Pra cështja kyc këtu është ajo midis uniformizimit (që shpesh është quajtur “amerikanizim”) dhe diversitetit. Ky i dyti merr formë në një rilindje të kulturave dhe gjuhëve lokale si dhe në një sukm kundër kundër kulturës perëndimore sunduese që denoncohet si maskë e SHBA.

Më tej Stenli Hofman i bën një analizë interesane, pikëpamjeve të përkrahësve të globalizmit dh përpiqet të tërheqë vëmendjen për dobësitë e tyre në tre pika për sa i përket pikëpamjeve të tyre në politikat ndërkombëtare në këtë drejtim (po permend mjaft shkurt të treja pikat):
E para ka të bëjë me institucionet. “Qeverisja” globale që ekziston është e pjesshme dhe mjaft e dobët në një kohë kur globalizimi ekonomik i privon shumë shtete nga politikat e pavarura monetare dhe fiskale ose i detyron ato të bëjnë zgjedhje të egra midis kompetitivitetit ekonomik dhe ruajtjes së rrjetave të sigurisë shoqërore. Lëvizjet drejt një shteti botëror duken gjithnjë e më shumë të pamundura. Sa më shumë që sovraniteti shtetëror rrënohet nën peshën e globalizimit apo zhvillimeve të tilla si, ndërhyrjet ndërkombëtare dhe lufta kundër terrorzmit, aq më shumë shtetet kapen pas asaj që u ka mbetur atyre.
Së dyti globalizimi nuk e ka sfiduar thellësisht natyrën e fortë kombëtare të qytetarisë. Jeta ekonomike zhvillohet në një shkallë globale, por identiteti njerëzor mbetet kombëtar, nga dhe vjen rezistenca e fortë ndaj homogjenizimit kulturorpërgjatë shekujve shtetet gjithnjë e më të centralizuar i kanë shtrirë funksionet e tyre dhe janë përpjekur të farkëtojnë një ndjenjë identiteti të përbashkëtë për subjektet e tyre. Por asnjë fuqi qendrore nuk mund t’a bëjë një gjë të tllë sot, qoftë edhe në Bashkimin Evropian. Ecja nga një identitet kombëtar në një identitet kombëtar dhe evropian vetëm sapo ka filluar. Një botë e njësuar vetëm pjesërisht nga teknologjia ende nuk ka ndërgjegje kolektive apo solidaritet kolektiv.
Së treti është cështja e marrëdhëieve ndërmjet globalizimit dhe dhunës. Kërcënimi i luftës në mjaft shtete mbetet ende prezend dhe globalizimi nuk ka forcën e duhur t’i sheshojë këto konflikte, përkundrazi, këto konflikte duket se po priren të acarohen edhe më tej.
Kështu që globalizimi në vend që të përhapë paqen duket se po nxit konfliktet dhe pakënaqësitë. Ulja e disa barrierave, vecanërisht përhapja e medias globale, bën të mundur që më të privuarit dhe më të shtypurit të krahasojnë fatin e tyre me atë të të lirëve dhe të kamurve. Këta të varfër, pastaj, kërkojnë ndihmë nga të tjerë, me të cilët ndajnë të njëjtat ndjenja pakënaqësie, prejardhjen etnike apo besimin fetar. Sa kohë që globalizimi do të pasurojë disa dhe do t’u heqë themelin shumë të tjerëve, ata që janë njëherësh të varfër dhe të c’rrënjosur themelesh do të kërkojnë hakmarrje dhe respekt për vetveten tek terrorizmi.

Në përfundim autori e mbyll duke iu pëgjigjur pyetjes së shtruar nga vetë ai: Si do të mund të bëhej shtëpia jonë globale më e jetueshme? Përgjigja presupozon një filozofi politike që do të ishte njëherësh e drejtë dhe e pranueshme edhe për ata vlerat e të cilëve mbështeten në të tjera themele. Ne mund të marrim si pikënisje dhe si fill udhërrëfyes fatin e viktimave të dhunës, shtypjes dhe mjerimit; si qëllim ne duhet të kërkojmë emancipim material dhe moral. Ndërsa duke marrë para sysh shtrëngimet e tmerrshme të botës ashtu sic është, mund t’i clirojmë ato.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Pro apo kunder globalizimit?

Globalizmi. Dikush më lart shkruante që nuk është gogol. Ka mundësi.
Për mënyrën se si e shoh unë, globalizmi ka filluar me rënien e lindjes duke krijuar kështu mundësi të mëdha fitimi. Vendet e zhvilluara janë më të fituarat në çdo aspekt. Në vendet e zhvilluara shumica e popullsisë janë aksionerë pra bashkëpronarë të kompanive që mbështesin globalizmin, kompani të cilat i kanë filluar manovrat e tyre të investimit në vende të pazhvilluara.
Në projektimet afatshkurtra, kompanitë e mëdha (shumëkombëshe) janë fituesit e mëdhenj (ulje e kostos = rritje e fitimit). Ata mundohen të justifikojnë këtë futje në tregun e punës të vendeve të pazhvilluara me preteksin se hapin vende pune dhe zhvillojnë ekonominë e këtyre vendeve. E vërteta është se edhe në projektimet afatmesme apo afatgjata kompanitë shumëkombëshe janë të fituara. Edhe po nuk patën arritur të grumbullojnë monopole ato kanë një avantazh nga rritja ekonomike e vendeve të pazhvilluara pasi i shfrytëzojnë ato si treg. Pra rimarrin paratë e dhëna në këto vende!
D.M.Th, që drejtohemi drejt socializmit e komunizmit real ku të gjithë do të jenë të barabartë me përjashtim të drejtuesve!
 
Top