Pritet të propozohet liberalizimi i vizave

Pritet të propozohet liberalizimi i vizave

Council-300x171.jpg
Komisioni Evropian pritet të propozoj liberalizimin e vizave edhe për kosovarët por me shumë kushtëzime. Në progres raportin që do ta prezantojë më 14 tetor, Komisioni Evropian do të adresojë nevojën e ofrimit të mundësisë edhe për kosovarët sa i përket liberalizimit të vizave. Në disa pjesë të raportit të cilat i ka parë KTV-ja, thuhet se Bashkimi Evropian poashtu do të kërkojë përkushtimin e të gjithëve për ti ofruar Kosovës rrugën e integrimeve euroatlantike. Pengimi i Kosovës për të marrë pjesë në disa nisma rajonale për shkak të pozicionit kundërshtues të Serbisë është për tu kritikuar, thuhet në raport dhe më tej i kërkohet Serbisë që të mos shkaktoj probleme në këtë drejtim sepse bashkëpunimi rajonal është kusht i domosdoshëm për të ecur përpara. Raporti i progresit poashtu flet dhe për gjendjen jo të mirë të gazetarëve dhe medias në Kosovë, si kërcënimet e shpeshtuara prandaj kërkohet një adresim urgjent për këtë çështje. Ndër dukuritë më negative për Kosovën përmendet niveli i lartë i korrupsionit i përhapur shumë me tenderët, privatizimin, sistemin e drejtësisë, financimin e partive politike dhe administratën .</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23645. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23645
 
Top