Pritet ardhja e ish-Presidentit Bill Clinton në Prishtinë

Ka filluar faza përfundimtare për vendosjen e shtatores së ish-Presidentit Bill Clinton, në bulevardin me të njëjtin emër në lagjen Dardania në Prishtinë.

Vendosja e kësaj shtatore pritet të bëhet brenda një muaji. Ndërsa puna për këtë ngjarje është duke u bërë nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, në bashkëpunim edhe me shoqatën “Miqtë e Amerikës”.

Kryetari i kësaj shoqate, Agim Rexhepi, vlerëson se me vendosjen e kësaj shtatore dëshmohet që populli në Kosovë nuk harron dhe di të çmojë ndihmën e të tjerëve. Sipas tij, në këtë mënyrë ne po shlyejmë një borxh moral ndaj figurës së ish-presidentit të SHBA-ve. “Në mënyrë direkte ne i falënderohemi Bill Clintonit, por në mënyrë indirekte, nëpërmes tij ne i falënderohemi tërë popullit amerikan për atë që ka bërë gjatë historisë për çështjen shqiptare”, u shpreh ai.

Pjesëmarrja e vetë Clintonit

Projekti kryesisht është financuar nga qeveria e Kosovës, me pjesëmarrje edhe të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Qeveria fillimisht kishte ndarë një shumë prej 25 mijë euro për fazën e parë të ndërtimit të kësaj shtatoreje. Ndërsa, për fazën e dytë qeveria kishte ndarë edhe një shumë prej 30 mijë euro, ku këto mjete janë të destinuara për bazamentin, projektin ideor dhe final, ndriçim, postera, broshura apo marketingun që do t’i bëhet kësaj shtatoreje. E ndërsa Kuvendi Komunal i Prishtinës ka kontribuar me një fond prej 8 mijë euro për realizimin e këtij projekti.

Që të marrë pjesë ditën e përurimit të kësaj shtatoreje është ftuar edhe vetë ish-presidenti Clinton, i cili ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen. Por sipas Rexhepit, shanset janë shumë të mira që ai të jetë prezent në këtë ditë të shënuar.

“Në këtë ditë të rëndësishme për Kosovën është i ftuar edhe ish-presidenti amerikan Bill Clinton, dhe shumë personalitete të larta të këtij vendi”, vlerësoi Agim Rexhepi, kryetar i shoqatës “Miqtë e Amerikës. Ai thotë se kjo është një nismë e cila në të ardhmen do të konkretizojë edhe shumë projekte tjera të ndërlidhura me një periudhë delikate, por shumë të rëndësishme për ne si komb dhe shoqëri.

6 metra e lartë

Sipas kryetarit Rexhepit, shtatorja e ish-presidentit Clinton pritet të vendoset brenda një muaji, ndërsa sipas projektit ideor bazamenti i kësaj shtatore ka dimensione gjashtë metra lartësi – tre metra është shtatorja dhe tre metra bazamenti i saj.

Rexhepi shtoi se tërë qëllimi i këtij aktiviteti është i orientuar që t’i bëhet nder i sinqertë ish-presidentit Clinton, me qëllim që t’i tregohet shtetasve amerikanë, institucioneve dhe shtetit amerikan se ne jemi të vetëdijshëm se çka ata kanë bërë dhe çka po vazhdojnë të bëjnë për Kosovën dhe çështjen shqiptare.

Sipas Rexhepit, miqësia kosovaro-amerikane është në nivelin më të lartë të mundshëm. “Për ruajtjen e një miqësie të tillë nevojitet që ne rregullisht të dëshmojmë me veprime konkrete në terren e jo vetëm përmes deklaratave. ‘Ne duhet çdo ditë të dëshmojmë me vepra konkrete se po kryejmë një borxh që kemi ndaj SHBA-së dhe disa aleatëve të tyre. Ky është një borxh edhe për gjeneratat që do të vijnë”, tha Rexhepi.

Edhe qytetarët e vlerësojnë nismën për vendosjen e shtatores së presidentit Bill Clinton. “Ai do të mbetet për herë mik i Kosovës dhe i popullit të saj”, shprehet një qytetar, duke shtuar se ky gjest është shumë i qëlluar me që ai është një ndër njerëzit më të merituar për krejt këtë liri që e gëzojmë sot ne shqiptarët.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22728. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22728
![shtatorj-e-bill-clinton-ne-prishtine.jpg](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fwww.shqipmedia.com%2Fwp-content%2Fuploads%2F2009%2F09%2Fshtatorj-e-bill-clinton-ne-prishtine.jpg&hash=9383c9540a54a8825ee31abd622fb7bf)