Prishtina, parajsë e bizneseve të zeza

Prishtina, parajsë e bizneseve të zeza

prishtina2-300x224.jpg
Bizneseve të Prishtinës nuk ia prish rehatinë askush. Ndërmarrjet Publike presin se një ditë këto biznese do të tregohen “humane” dhe do t’i shlyejnë borxhet. Ndërkaq, në anën tjetër Komuna e Prishtinës nuk merret me borxhet e bizneseve.

Kurse borxhe të mëdha këto biznese të kësaj zone kanë edhe ndaj Administratës Tatimore.

Komuna e Prishtinës nuk merret me biznese

Agim Dibrani, drejtor i Departamentit për Ekonomi dhe Financa ka deklaruar për “Infopress”, se Komuna e Prishtinës sa i përket tatimit në pronë nuk bën ndarjen ndërmjet subjekteve.

“Ne nuk i ndajmë obliguesit tatimorë në biznese dhe jo-biznese”, ka thënë Dibrani. Sipas tij, komuna e di se sa paguajnë obliguesit tatimorë nëpër zona por jo edhe sa paguajnë bizneset.

“Ne si komunë nuk mund ta dimë sa biznese kanë borxhe e sa paguajnë tatim në pronë. Ne mund ta dimë se sa për qind e qytetarëve e paguajnë tatimin në pronë në një zonë të caktuar”, ka thënë Dibrani.

Edhe pse kryeqytetet e vendeve tjera, si: Tirana dhe Shkupi kanë publikuar borxhet e bizneseve që kanë nga tatimi në pronë kjo nuk është shumë e rëndësishme për krerët e “metropolit” të Kosovës.

“Kjo është Prishtinë. Je në Prishtinë. Nuk mund të flasim për kryeqytete tjera”, ka thënë Dibrani.

Miliona euro borxhe ndaj Ndërmarrjeve Publike

Sipas Arjeta Mjekut, zëdhënëse e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, borxhet e bizneseve ndaj kësaj kompanie sillen afro 7 milionë euro.

“7 milionë e 500 mijë euro është shuma e përgjithshme që kanë ndaj ujësjellësit bizneset e vogla dhe bizneset e mëdhaja si dhe institucionet”, ka deklaruar Mjeku. Sipas saj, borxhi i akumuluar i institucioneve prej vite më radhë shkon deri në 800 mijë euro.

Ndërkaq, në ngrohtoren e kryeqytetit “Termokos” borxhi i bizneseve ndaj ndërmarrjes kapërcen 2 milionëshin.

“Borxhi total i bizneseve është 2,514,875,23. Ky borxh i takon periudhës kohore 2002-2009″, ka thënë Zana Efendia, zëdhënëse e “Termokos”-it.

Kurse hiq më mirë bizneset e Prishtinës nuk qëndrojnë as me Korporatën Energjetike të Kosovës.

Vetëm konsumatorët e Komunës së Prishtinës i kanë borxhe kësaj ndërmarrje rreth 40 milionë euro. Një pjesë e madhe e këtij borxhi iu takon bizneseve të kësaj komune. Ndërkaq, as Administrata Tatimore nuk ia ka prishur rehatinë bizneseve të kësaj zone.

Krejt bizneset që zhvillojnë aktivitetin në Republikën e Kosovës i kanë borxhe kësaj administrate rreth 270 milionë euro.

Një përqindje e madhe e këtij borxhi i takon bizneseve që shtrihen brenda territorit të Komunës së Prishtinës.

“Harta” e bizneseve të Prishtinës

Sipas të dhënave të Ministrisë për Tregti dhe Industri në Komunën e Prishtinës operojnë rreth 13 mijë e 306 biznese.

Numri më i madh i këtyre bizneseve janë të orientuara në veprimtari tregtare. Diku rreth 54% e bizneseve merren me tregti dhe hoteleri, 8% me patundshmëri, 15% me transport, dhe vetëm 4% me veprimtari përpunuese.

Sipas Komunës së Prishtinës, aktivitetet ekonomike shërbyese janë kryesisht të koncentruara në hapësirën urbane të qendrës dhe në zonat urbane të lagjeve: “Dardania”, “Ulpiana”, “Kodra e Diellit”, “Lakërishta”, “Qendra” dhe “Aktashi”. Në zonën e Qendrës dominojnë hotelet, restorantet, bankat dhe lokalet tregtare me pakicë. Ndërkaq, një numër i madh i hapësirave banesore në këtë pjesë janë shndërruar në lokale afariste.

Kurse nyjat kryesore ekonomike në Komunën e Prishtinës shtrihen në aksin rrugor Prishtinë – Fushë Kosovë dhe Prishtinë – Ferizaj.

Ndërkaq, sipas Strategjisë për Zhvillim Urban të Prishtinës për vitet 2004/2020+, janë definuar lokacionet për veprimtari ekonomike dhe jo-ekonomike.

Ato janë Prishtina e Re me një sipërfaqe prej 1,000 ha., unazat e qytetit, autostrada Prishtinë-Merdar, nyjat strategjike për zhvillim të ekonomive shërbyese (Prishtinë-Aeroport), zona industriale ekzistuese prej 60 hektarëve si dhe zona industriale prej 600 hektarësh.

Edhe qytetarët borxhlinj të mëdhenj

Prishtinasit i kanë mbi 16 milionë euro borxhe vetëm ngrohtores së kryeqytetit “Termokos”. Sipas të dhënave zyrtare të kësaj kompanie borxhet e përgjithshme në sektorin e amvisërisë kalojnë shifrën prej 14 milionë eurosh. Kurse ndaj Korporatës Energjetike borxhi i prishtinasve shkon deri në 40 milionë euro. Kurse edhe ndaj ujësjellësit rajonal Prishtina borxhi i qytetarëve të Prishtinës kap shifrën e miliona eurove. Kurse deri në gjysmë milionë euro shkon borxhi ndaj kompanisë “Pastrimi” e cila menaxhon me mbeturinat e kryeqytetit.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=21858. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=21858

Top