Prishtina përgatit funeralin e presidentit

Prishtina përgatit funeralin e presidentit

Prishtina përgatit funeralin e presidentit

412783606-1184126_rugova_flag9_ap.jpg

Rruga kryesore e Prishtinës Nëna Tereze është bllokuar për trafik gjatë këtyre ditëve.


Nazim Rashidi
BBC, Prishtinë

Njerëzit kanë ardhur nga e gjithë Kosova për të bërë homazhe

Mijëra qytetarë, në temperatura deri në -15 gradë presin në radhë për të bërë homazhe para arkivolit të presidentit, Ibrahim Rugova, i cili ndodhet në hollin e Kuvendit të Kosovës.
Ndërkohë autoritetet thonë se po bëjnë përgatitjet për ceremoninë e varrimit dhe pritjen e delegacioneve të huaja që do të mbërrinë në Prishtinë.

Atmosfera

Kosova vazhdon të jetë veshur me zi, edhe pse gjithçka është mbuluar me dëborë.

Atmosfera e humbjes së një njeriu të rëndësishëm ndihet gjithë andej.

Në qendër të Prishtinës që është e mbushur me mijra vetë, shumica janë në rradhë të gjatë disa orëshe, duke pritur për të bërë homazhe, kurse të tjerët duke u larguar nga homazhet.

Dëshira e madhe e njerëzve që kanë ardhur nga të gjitha zonat e Kosovës për të nderuar për herë të fundit Rugovën, tregon për një respekt të jashtëzakonshëm që gëzonte Presidenti i parë i Kosovës.

Dhe ndërsa vazhdojë homazhet, autoritetet po përgatiten për ceremoninë e varrimit të Ibrahim Rugovës që do të zhvillohet të enjten.

Rreth 40 delegacione të huaja kanë konfirmuar pjesëmarrjen në varrimin e atij që sot konsiderohet si "Prijësi i pavarësisë'' së Kosovës.

Ndër emrat më të spikatur që tashmë dihet se do të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit janë Havier Solana, Oli Rehn, Martti Ahtisaari si dhe shumica e krerëve shtetërorë nga vendet e rajonit.

Autoritet nga ana tjetër kanë refuzuar kërkesën e presidentit serb Boris Tadiç për të marrë pjesë në funeral.

Ministri i Pushtetit Lokal të Kosovës Lutfi Haziri i ka deklaruar BBC-së se egzistojnë disa arsye, pse nuk është pranuar kërkesa e presidentit të Serbisë.

Një shkak, sipas tij ka të bëjë edhe me deklaratat e fundit të presidentit serb Tadiç.

Forcohet siguria

Autoritet kanë marrë masa operative për gjithë këtë ngjarje, përmasat e së cilës janë të papara më herët këtu.

Plane shtesë veprimi janë parashikuar në aeroportin e Prishtinës, institucionet shëndetësore, si dhe organet e sigurisë.

Zëvendësdrejtori i Aeroportit të Prishtinës, Afrim Aziri tha se nëse Aeroporti i Prishtinës nuk do të mund të përballojë numrin e madh të fluturimeve, do të përdoret edhe Aeroporti i Gjakovës dhe ai i Shkupit.

Institucionet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar për ngritjen e shkallës së gadishmërisë së tyre gjatë organizimit të aktiviteteve për të nderur presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova.

Masat e sigurisë janë rritur në shkallë vendi, ndërsa numri më i madh i policëve është përqëndruar në Prishtinë dhe në hyrje-daljet e saj.

Shërbimi Policor i Kosovës thotë se gjendja e sigurisë është e qetë.

Gjithçka në Kosovë është e lidhur me Ibrahim Rugovën.

Shuarja e tij ka lënë dilemat e zëvendësimit të tij si në partinë që ai drejtonte Lidhjen Demoratikë të Kosovës, ashtu dhe në postin e Presidentit.

Megjithatë zgjidhja e këtyre dilemave është lënë për më vonë.

Tani të gjithë refuzojnë të flasin për këtë. Edhe pse presidenti i Kosovës ka vdekur, Kosova vazhdon të jetojë me të.
 

Dani83

Primus registratum
Re: Prishtina përgatit funeralin e presidentit

Kosovarët sfidojnë të ftohtin për të nderuar Rugovën

412783607-1184111_rugova_people_queeing_snow8_ap.jpg


Mijëra vetë bëjnë homazhe megjithë të ftohtin e acartë.

Për të dytën ditë me radhë mijëra kosovarë kanë qëndruar në radhë të gjata në të ftohtin e acartë për t'i bërë homazhet e fundit presidentit Ibrahim Rugova, trupi i pajetë i të cilit është vendosur në hollin e Kuvendit të Kosovës.
Gjatë gjithë kohës, në sheshin "Nëna Tereza", ka qarkulluar një autoambulancë dhe automjete që kanë larguar borën nga rruga.

Holli i Kuvendit ka qenë i stërmbushur me burra, gra, pleq e fëmijë.

Këshilli për varrimin e presidentit u ka bërë thirrje qytetarëve që, për shkak të kohës dhe temperaturave shumë të ulta, vetëm të parakalojnë në hap para trupit të pajetë të Presidentit Rugova.

Këshilli ende nuk ka konfirmuar vendin ku do të prehet trupi i zotit Rugova. Zëdhënësi i presidencës, Muhamet Hamiti, ka thënë se presidenti do të varroset të enjten në Prishtinë dhe varrimi i tij do të jetë me karakter kombëtar dhe shtetëror.

Jozyrtarisht njoftohet se varrimi do të bëhet në varrin e familjes Rugova në lagjen Velania, ku ndodhet edhe shtëpia e tij.

Pjesëmarrje ndërkombëtare

Burra shteti dhe figura të njohura botërore kanë filluar të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre në varrimin e presidentit Rugova, përfshirë shefin e diplomacisë evropiane, Javier Solana, kryenegociatorin e OKB-së në bisedimet për statusin, Martti Ahtisaari, komisionerin për zgjerim të BE-së, Oli Rehn, ministren e jashtme të Austrisë, Ursulla Plasnik.

Ka konfirmuar gjithashtu pjesëmarrjen një delegacion i nivelit të lartë nga Tirana i kryesuar nga presidenti Alfred Moisiu.

Pjesëmarrjen e ka paralajmëruar edhe presidenti i Sllovenisë, Janez Dërnovshek, ai i Kroacisë, Stipe Mesiç, i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski, kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq e të tjerë.

Mediat serbe kanë cituar një deklaratë të presidentit serb, Boris Tadiç, se ai do të donte të merrte pjesë në varrimin e presidentit Rugova.

Misioni i OKB-së në Kosovë ka thënë se nuk ka marrë asnjë kërkesë nga presidenti i Serbisë dhe ka shtuar se do të respektojë dëshirën e familjes së presidentit Rugova.

Zyrtarët e UNMIK-ut kanë thënë se është familja Rugova ajo që do të vendosë për ceremoninë e varrimit.
 

Dani83

Primus registratum
Re: Prishtina përgatit funeralin e presidentit

Reagime pas vdekjes së presidentit Rugova

Presidenti Rugova 61 vjeç vuante nga kanceri në mushkëri
Kryeministri Bajram Kosumi tha se lajmi për vdekjen e Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova është lajm i dhimbjes së madhe për gjithë Kosovën dhe qytetarët e saj.
Ai tha se edhe përtej kufijve të Kosovës, kudo nëpër botë, Presidenti Rugova ka krijuar imazhin e njeriut të pavarësisë së Kosovës.

Kryeministri Bajram Kosumi deklaroi se në këto çaste pikëllimi, Kosovës i duhet më shumë se kurrë bashkimi dhe forca për të tejkaluar dhimbjen e madhe për humbjen e njeriut të paqes dhe të pavarësisë.

“Vdekja e Presidentit është një humbje e madhe për Kosovën. Shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta qytetarëve të Kosovës dhe i ftoj që të gjithë të marrin shembullin dhe idealin e Presidentit tonë në angazhimet për pavarësinë e Kosovës."

"Presidenti Rugova me vizionin e tij për të ardhmen e Kosovës ka qenë simbol i bashkimit dhe në historinë e re do të mbetet figura më e fuqishme politike dhe simbol i pavarësisë së Kosovës".

"Njeri i durimit dhe i forcës intelektuale, presidenti Ibrahim Rugova, ka trasuar rrugën e tolerancës, dialogut, të përkushtimit dhe mirëbesimit”, është shprehur kryeminsitri Kosumi.

Ai nënvizoi se pjekuria dhe bashkimi i kosovarëve në këtë fazë të rëndësishme, duhet t’i shërbejë ndërtimit të së ardhmes sonë, themelet e së cilës i ka vënë Presidenti Rugova.

Ndërkaq, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi , tha se edhe kjo forcë ndanë dhembjen me familjen e presidentit Rugova, institucionet e Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.

"Vdekja e kryetarit të Kosovës, Ibrahim Rugova në momentet aktuale të proceseve të rëndësishme, të vendimmarrjeve politike për statusin e ardhshëm të Kosovë është një moment i rëndë, moment të cilin qytetarët dhe institucionet e Kosovës duhet ta kalojnë me dinjitet dhe pjekuri njerëzore dhe politike. Unë dhe Partia Demokratike e Kosovës thërrasim qytetarët e vendit që të jenë të bashkuar në këto ditë për Kosovën. Vetëm të bashkuar mund të ecim përpara në sendërtimin e idealeve tona të përbashkëta për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran-”tha zoti Thaçi.

Reagimet e ndërkombëtarëve

Në një deklaratë të lëshuar pas takimit me udhëheqësit shqiptarë në Prishtinë, Kryeadministratori i Kosovës, Soren Jessen-Petersen komentoi lajmin e vdekjes së Presidentit Rugova si të dhimbshëm.

Duke shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta për familjen e presidentit të ndjerë dhe të gjithë popullin e Kosovës, zoti Petersen tha se vizioni i fuqishëm i presidentit Rugova për Kosovën, të cilin e ka trasuar me aq përkushtim gjatë të gjithë jetës së tij, i ka siguruar atij një respekt jo vetëm në mesin e qytetarëve të Kosovës por edhe në mesin e të gjithë bashkësisë ndërkombëtare.

Duke e vlerësuar si tragjike vdekjen e presidentit në një kohë vendimtare për Kosovën, zoti Petersen u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të jenë të bashkuar.

Nga udhëheqësit politikë të Kosovës, zoti Petersen ka kërkuar pjekuri, e cila do t'i shërbente Kosovës në të tashmen dhe të ardhmen.

I dërguari i posaçëm i OKB-së për statusin, Martti Ahtisaari , duke shprehur ngushëllimet e tij për familjen dhe popullin e Kosovës, ka thënë se Kosova ka humbur një udhëheqës historik në këto çaste jetike, kur bisedimet për statusin e Kosovës kanë hyrë në një fazë të rëndësishme.

Zoti Ahtisaari ka thënë në deklaratën e tij se pret që momentumi i krijuar nga Presidenti Rugova të mbahet dhe se udhëheqësit politik të Kosovës do të marrin përgjegjësitë e do të jen ëtë bashkuar si dhe do të mbështesin aktivisht përpjekjet tona të përbashkëta për të realizuar statusin e Kosovës.

Gjithashtu ai ka thënë se do të vazhdojë përkushtimin e tij për të udhëhequr procesin për statusin për të arritur një marrëveshje politike që do të përcaktojë statusin e Kosovës.

“U pikëllova shumë kur mësova për vdekjen e presidentit Rugova. Sot është një ditë shumë e trishtueshme për të gjithë ne. Në emër të qeverisë britanike dhe timin dëshiroj t’i shpreh ngushëllime me të sinqerta familjes së presidentit Rugova”.
David Blunt, shef i zyrës britanike në Prishtinë

Shefi i zyrës amerikane në Prishtinë, Philip Goldberg e ka vlerësuar lartë figurën e presidentit Rugova.

"Është një ditë e dhembshme, por ne gjithashtu e dimë që ai ka qenë një personalitet që ka përfaqësuar dicka shumë të dhimshme për jetën në Kosovë, sepse ai ka qenë shumë i rëndësishëm për Kosovën", tha zoti Goldberg .

Komandanti i forcës paqëruajtëse të KFOR-it, gjenerali italian Guissepe Valotto tha se presidenti Rugova ishte një njeriu më i madh në Kosovë dhe e cilësoi humbjen e tij goditje të madhe.

"Kosova po ndahet prej njeriut, cili ka bërë vizionin e shtetësisë, vizionin e lirisë dhe të demokracisë të popullit të vet."

"Ai do të jetë figura dhe personaliteti dhe misioni i tij që do të përcillet deri në realizimin e vizionit të tij të plotë."
Lutfi Haziri , ministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës

"Vdekja e presidentit Rugova është një humbje e madhe, jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë botën demokratike."

"Ne jemi të bindur se do të vazhdojmë rrugën, të cilën e ka trasuar presidenti Rugova dhe do të dalim nga ky proces faqebardhë, përkundër faktit se kjo humbje vjen në një moment delikat dhe shumë të vështirë për Kosovën."
Naim Maloku , nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës-së

“Kryesia e Partisë Reformiste ORA, në këto momente vendimtare për Kosovën, fton në ruajtjen e unitet politik për tejkalimin e sfidave që kemi
përpara dhe për realizimin e synimit të përbashkët, ndërtimit të shtetit të
pavarur të Kosovës."

I shprehim ngushëllimet e sinqerta familjes Rugova dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës”,
Partia opozitare në Kosovë, ORA .

"Vdekja e Rugovës padyshim që do të lërë një boshllëk në Lidhjen Demokratike të Kosovës, por edhe në skenën politike shqiptare.

Mendoj se ai është munduar të mos lërë pasardhës dhe mënyra autoritare e drejtimit të Partisë, sidomos tani ka për të pasur për pasojë luftën e ashpër midis disa kandidatëve.

Me siguri mund të them se për fillim do të ketë për pasojë shtyrjen e bisedimeve të Vjenës për statusin e Kosovës."
Oliver Ivanoviç , një prej liderëve serbë të Kosovës

"Sigurisht që qe një humbje e madhe, nuk mund të them e papritur, por shumë e dhimbshme dhe shumë e thellë, jo vetëm për kosovarët, por për gjithë shqiptarët, për gjithë kombin shqiptar."

"Ibrahim Rugova ka qënë vërtet një simbol i pavarësisë së Kosovës, i kushtoi tërë jetën asaj, dhe pikërisht kur Kosova po hyn në negociatat shumë të vështira dhe të dobishme për të fituar pavarsinë e saj, mungon ai që ëndërroi këtë ditë më shumë nga të gjithë."

"Dëshiroj që ky lajm i hidhur, kjo ngjarja e hidhur t'i shërbejë, popullit dhe politikanëve kosovarë, të shtrëngojnë rradhët rreth tyre për t'u angazhuar sa më tepër për realizimin e dëshirës së madhe të Ibrahim Rugovës dhe dëshirës të gjithë kosovarëve dhe gjithë shqiptarëve për të fituar pavarësinë."
Alfred Moisiu , president i Shqipërisë

Doktor Ibrahim Rugova për 18 vjet udhëhoqi qëndresën legjendare të qytetarëve të Kosovës për liri, pavarësi, dinjitet. Ai u shndërrua në mishërimin e aspiratave, shpresave, idealeve më fisnike të qytetarëve të Kosovës, të cilat i mbrojti me një përkushtim të jashtëzakonshëm, me një qendresë epike, me sukses të madh.

"Sot, ai ndahet nga qytetarët e tij që aq shumë e deshën dhe e respektuan, ndahet nga familja, ndahet nga miqtë e tij, por jeta, shpirti, vepra e Ibrahim Rugovës shndërrohet në dritë, në frymëzim për të gjithë qytetarët e Kosovës, që me përkushtim, tolerancë, të çojnë përpara Kosovën, si një shoqëri demokratike të qytetarëve të barabartë përpara ligjit, si një vend të pavarur, i sigurtë në të ardhmen e tij europiane, integrimin në NATO dhe në BE."

"Duke i shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta, së pari familjes së mikut tim të dashur, presidencës, qeverisë dhe mbarë qytetarëve të Kosovës, unë lutem së bashku me të gjithë shqiptarët që shpirti i Presidentit Rugova të gjejë paqen e merituar, që vepra e tij të konkretizohet sa më shpejt në një Kosovë të pavarur të integruar në institucionet euro-atlantike."

"Qeveria shpreh solidaritetin, simpatinë vëllazërore me familjen Rugova, për qytetarët e Kosovës, të cilët kam bindjen më të thellë se do të dinë që këtë zi, këtë dhimbje, këtë pikëllim, ta shndërrojnë në një forcë, energji, për të realizuar plotësisht veprën e madhe të Ibrahim Rugovës, pavarësinë e Kosovës dhe integrimin e saj në Europë."
Sali Berisha , Kryeministri i Shqipërisë

"Pa dyshim që vdekja e z. Rugova është një moment tepër i vështirë, jo vetëm për Kosovës dhe momentet që ajo po kalon tani."

"Në raste të tilla dhimbjeje kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë thuajse është inegzistent."

"Rugova mbetet një nga ata misionar të cilët patën guximin të bëjnë aktin e madh të fillmti të atij procesi të jashtëzakonshëm historik që po merr forma ndalë-ngadalë mes vështirësive të panumërta."

"Në ditën e vdekjes së tij ne kemi të drejtë ta kujtojmë këtë misionar me respektin më të thellë."

"Kosova dhe kosovarët i kanë borxh Ibrahim Rugovës jo vetëm thjesht homazhin, por dhe amanetin e tij, pavarsinë e Kosovës."
Pandeli Majko , zyrtar i lartë i Partisë Socialiste të Shqipërisë

"Nuk kam shumë besim tek shqiptarët e tjerë në Kosovë, jam e shqetësuar se dikush tjetër që mund të vijë në vend të zotit Rugova do të mund të nxisë trazira, ose dhunë në mënyrë që të arrihet pavarësia".
Sanda Rashkoviç Iviç , ministrja serbe për Kosovën.

"Shpresoj që vdekja e zotit Rugova nuk do të pengojë përpjekjet për zgjidhjen paqësore të statusit të ardhshëm të Kosovës, vetëm një zgjidhje e tillë mund të kënaqte interesat e të dyja palëve."
Boris Tadiç , presidenti i Serbisë

"Është një lajm i hidhur për Kosovën dhe shqiptarët kudo në botë."

"Do të kujtohet për shumë gjëra Rugova, por do të kujtohet në rradhë të parë si presidenti i parë i Kosovës së lirë."

"Për mua si shkrimtar edhe si njeri dhimbja ka qënë e veçantë, sepse la qënë kolegu im edhe miku im."

"Kemi qënë miq edhe kur kemi pasur mendime të njëjta edhe kemi mbetur miq edhe kur kemi pasur mendime të kundërta."

"Ai vazhdon dhe do të vazhdojë të jetë përsëri i dobishëm për Kosovën dhe për të gjithë kombin shqiptar."

"Shpresoj se klasa politike e Kosovës në këtë vit historik, kur mungesa e tij do të ndihet aq shumë ta kthejë emrin e tij, veprën dhe urtësinë e tij, në një energji të madhe prozitive për Kosovën dhe të gjithë shqiptarët."
Ismail Kadare

Liderët e Bashkimit Evropian dhe të Nato-s e kanë quajtur si një lajm shumë të dhimbshëm për ta dhe humbje të madhe për Kosovën në këtë moment kyç.

"Presidenti Rugova do të mbahet mend si një person i përkushtuar
ndaj idesë së një Kosove demokratike, paqësore dhe multietnike."

"Kundërshtimi i tij ndaj dhunës, përfshirë edhe ndaj viteve të vështira në territoret e ish Jugosllavisë , ishte edhe i guximshëm edhe madhështor."
Jaap de Hoop Scheffer , Sekretari i Përgjithshëm i Nato-s

"Humbja e Presidentit Rugova ka ardhur në një kohë sfiduese për Kosovën."
Havier Solana , Shefi për Politikën e Jashtme të BE-së
 

Dani83

Primus registratum
Re: Prishtina përgatit funeralin e presidentit

Presidenti Bush ngushëllon popullin e Kosovës

Në një letër drejtuar familjes së presidentit Rugova dhe popullit të Kosovës, presidenti amerikan Xhorxh W Bush thotë se Shtetet e Bashkuara kanë humbur një mik të vërtetë.

"Gjatë viteve të konfliktit, Ibrahim Rugova ishte zëri i arsyes dhe maturisë që i ndihmoi popullit të Kosovës për të vënë bazat për një të ardhme paqësore. Humbja e këtij zëri, në këtë kohë vendimtare, është posaçërisht tragjike për Kosovën. Më lejoni t’ju siguroj se Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për të punuar me gjithë njerëzit e Kosovës për ndërtimin e një ardhmërie që është stabile, demokratike dhe përparimtare," thuhet në letrën e presidentit Bush.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan tha se vdekja e z. Rugova ishte e pritshme, por ajo ndodhi në një moment kyç të përgatitjeve përfundimtare për bisedimet për statusin e Kosovës.

Në një deklaratë, Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice vlerësoi rolin udhëheqës të z. Rugova.

Ajo tha se Uashingtoni kishte humbur "një mik të madh" kurse Kosova "një udhëheqës të madh".

"Presidenti Rugova e udhëhoqi popullin e tij në kohë sprovash dhe fitoi respektin e botës për mbrojtje e demokracisë dhe paqes," thuhet në deklaratë.

"Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me gjithë popullin e Kosovës për të ndërtuar një shoqëri të bazuar në parimet e demokracisë, drejtave të njeriut dhe toëerancës ndëretnike që Rugova i vlerësonte thellësisht".

Në një letër dërguar kryetarit të Parlamentit nga zyra e presidentit të Francës, Zhak Shirak , thuhet se Franca e cila e ka mbështetur Kosovën gjatë tragjedisë së viteve 90-të ju bashkohet kosovarëve në këtë pikëllim.

Letra e zotit Shirak vlerëson lartë rolin historik dhe guximin politik që motivonte zotin Rugova në mbrojtjen e të drejtave demokratike të popullit të Kosovës si dhe në punën e tij në rivendosjen e paqës dhe pajtimit në rajon.

Ndërsa qeveria britanike përmes deklaratës së sekretarit britanik, Jack Straw , shpreh thimbjen e thellë dhe ngushëllimet popullit të Kosovës për vdekjen e presidentit Rugova.

Zoti Straw tha se presidenti Rugova ishte një ndër figurat më popullore të Kosovës që ka kontribuar në vetëdijsimin ndërkombëtar për shqetësimet e popullit të Kosovës. Këtë e ai e ka bërë gjithnjë më mjete paqësore.

Zoti Straw bëri thirrje që e gjithë Kosova të të vazhdojë punën për një shoqëri të qëndrueshme dhe shumëetnike, pa marrë parasysh prejardhjen etnike apo besimin fetar.

I dërguari i OKB-së për vlerësimin e standardeve në Kosovë, ambasadori norvegjez Kai Aide tha se dita e vdekjes së presidentit Rugova ishte edhe për të ditë pikëllimi.

"Mendoj se është shumë e dhimbshme që nuk do të jetë në gjendje që ta shohë këtë proces të përfunduar. Unë do ta mbaj në mend si person për të cilin gjithmonë kam patur respekt të madh që nga hera e parë që e kam takuar. Ai gjithmonë ka qenë njeri i qetë, me fjalë të buta dhe figurë atërore për të gjithë. Do ta kujtoj si person me të cilin kam patur shumë bisedime të thella dhe interesante. Do ta mbaj në mend si person të cilin e kam respektuar shumë. Do të dëshiroja të them se do ta mbaj në mend si mik. Dhe gjithmonë do të mbaj në mend bisedimet që kemi patur sidomos diskutimin e fundit pasi u njoftua se ishte i semurë. Edhe për mua kjo eshte dite e dhimbjes, tha Kai Aide.
 

Leshatuku

Primus registratum
Re: Prishtina përgatit funeralin e presidentit

Rugova do te varroset ne Katedralen Katolike ne Prishtine,
ku do te jete edhe vete pava prezente,Rugova e pastrtoi nderin e Kosovareve-Dardaneve duke u bere i Krishtere,dhe tani mija e mija Dardane po e largojne "mislimutin" nga vendi yne.
Rugova me shoke e ktheu yllin e Davidit mes dy krenave ne flamurin Shqiptare me kete e ndriti edhe fytyren e shtetit ame Shqiperi.
Rugova do jeton sa malet e Rugoves.
pershendetje nga Shtjefen Krisht Dardania
(ish Sylejman Efendia)
 

premtim

Primus registratum
Re: Prishtina përgatit funeralin e presidentit

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Rugova do te varroset ne Katedralen Katolike ne Prishtine,
ku do te jete edhe vete pava prezente,Rugova e pastrtoi nderin e Kosovareve-Dardaneve duke u bere i Krishtere,dhe tani mija e mija Dardane po e largojne "mislimutin" nga vendi yne.
Rugova me shoke e ktheu yllin e Davidit mes dy krenave ne flamurin Shqiptare me kete e ndriti edhe fytyren e shtetit ame Shqiperi.
Rugova do jeton sa malet e Rugoves.
pershendetje nga Shtjefen Krisht Dardania
(ish Sylejman Efendia)

[/ QUOTE ]

/pf/images/graemlins/frown.gif(te lutem nje cik respekt per presidentin tone ende nuk flejtur ne vendin e tije si duhet
 

Legjionixx

Forumium maestatis
Re: Prishtina përgatit funeralin e presidentit

E deshti dheun ku lindi.

Pushon ne dheun e vete.Ne token e Pergjakur.

Lavdi Burreshtetit Kosovare.
 
Top