Prishtina Film Fest

Prishtina Film Fest

teatri-kombetar-300x195.jpg
Prishtina Film Fest, starton edicioni i pare.Aktore kosovare dhe nderkombetare, politikane, njerez te mediave dhe personaltiete te tjera parakaluan mbremjen e se martes ne tapetin e kuq per te marre pjese ne hapjen e edicionit te pare te festivalit te filmit Prishtina Film Fest.

Ky eshte nje festival me karakter nderkombetar i cili ka per qellim te nxise zhvillimin e industrise se filmit ne Kosove.

Vanesa Redgrave, aktorja britanike fituese e cmimit Oscar dhe Golden Globe rikthehet pas dhjete vitesh ne Kosove, kete here si presidente e bordit te festivalit te filmit ne Prishtine.

Ajo tha se nese vazhdohet me kete intensitet te punes Prishtina Film Fest do konkurroje me festivalet me te njohura te filmit ne bote.

Jam shume e lumtur qe koleget e mi ketu ne Kosove, kane arritur te organizojne kete festival te mrekullueshen, sepse festivalet dhe menyra se si i promovojne jane te bukur dhe te dashur.

Prandaj njerezit vijne nga e gjithe bota sepse duan te shohin cfare te tjeret bejne dhe mendojne, cfare po ndodh me jeten e tyre dhe si e shohin ata te ardhmen, kjo eshte e bukura e filmit, shprehet aktorja. Vanesa Redgrave ndihet e nderuar qe i eshte dhene shansi per drejtimin e ketij festivali.

Pasi mbajti nje fjalim ne sallen e Teatrit Kombetar ne Prishtine, ajo e shpalli te hapur zyrtarisht festivalin e filmit. Filmi Lindje, Perendim, Lindje, i regjisorit shqiptar Gjergj Xhuvani, hapi edicionin.

Festivali i filmit ne Prishtine do te zgjase 8 dite ku do te shfaqen rreth 50 filma te vendit dhe te huaj.

Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=1173. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=1173

Top