Prishet shtepia e gjuhetareve!!
Prishet lokali i gjuetarëve, proteston pronari
B.Berberi
POGRADEC- Policia ndërtimore ka shkatërruar dje lokalin e njohur me emrin “Lokali i gjuetarëve”, që ndodhet në hyrje të qytetit të Pogradecit. Lokali ka qenë gjysmë i rrënuar, pasi për të është zhvilluar një maratonë gjyqesh lidhur me privatizimin e tij. Madje pretendent për privatizimin e tij ka qenë dhe një pronar nga Belgjika. Së fundi ai u fitua me gjyq nga drejtori i radio- TV Korçës, Skënder Demolli. Por pas miratimit të planit rregullues të Pogradecit, pak ditë më parë, ku mori pjesë dhe kryeministri Nano, u vendos që klubi i gjuetarëve të prishet, pasi aty pritet të zbatohet një projekt. Prishjen e kësaj ndërtese e kundërshtoi ministri Blushi, i cili vuri në dukje se ky lokal është një objekt i vjetër i ndërtuar që në kohën e Italisë. Ndaj këtij vendimi ka protestuar pronari aktual Skënder Demolli, i cili njëkohësisht ka pretenduar se është dhunuar dje nga policia bashkiake. Nënkryetari i bashkisë, Vilson Maku, tha për gazetën “Shekulli” se kemi gjithë dokumentacionin e rregullt të KRTSH- së Republikës ku planifikohet prishja e kesaj ndërtese dhe ne kemi zbatuar vetëm një vendim zyrtar .