Prioritetet

Gigo

Primus registratum
Prioritetet

Prioritetet e kryeministrit:

- Ti ktheje pronat ish-pseudo-mbretit,
- te bllokoje punimet e hyrjes se Tiranes (kjo eshte per te shkulur qimet e kokes) dhe te nenshtroje kryetarin e bashkise se Tiranes,
- te ndryshoje daten e clirimit te Shqiperise,
- heqjen e imuniteteve te deputeteve,
e kush e di sa perla te tjera si keto, te cilat do ti "sjellin" Shqiperise dhe shqiptareve me shume pune, energji elektrike, uje, investime lokale dhe te huaja, begati dhe kushedi sa gjera te tjera te mira.
Bravo! Tamam kryeminister i botes se trete! Sa "krenar" qe jam per te! Ndonjeri qe ka studiuar shkenca politike ose ekonomike a mun te jape ndonje mendim per cfare aresye valle i ben kryeministri keto gjera se po vdes nga kurioziteti. Cfare impakti mund te kene ne permiresimin e gjendjes se Shqiperise? Administrata e re eshte e ndershme me principe dhe do e lulezoje Shqiperine. Sidomos ata me mastera nje-mujor ose me ca pseudomastera. Pale ai tipi qe kishte studiuar ne Libi per fe. Ndershmeria u duk qe te jeteshkrimi zyrtar i qeverise dhe mbase dhe i atij personit ne fjale, qe, sigurisht, "pa dashje", e kishin lene pa permendur shkollen ne Libi per /pf/images/graemlins/confused.gif fe. Sa mund ti besosh nje administrate te tille? Pergatitu popull se me keq do zhytesh ne llum.
Ma zgjeroni pak ate listen lart. Shkruani edhe gjera pozitive ne ndonje anti-liste se sinqerisht do i mirepres. Te pakten do me ngrejne pak moralin si shqiptar qe jam. Une shpresoj qe gjerat te mos rrine keshtu sic jane, po deri tani keq me duken.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Prioritetet

une nje gje nuk kuptoj, pertej simbolikes se çlirimit: kjo data meqe qenka kaq mister i pazgjithshem ça dobish na sjell?

prioritet eshte venia ne levizje e vendit. ngritje infrastrukturash te te gjitha llojeve qe sjellin pasoja te tipit: vende pune si fillim, zhvillimin e vendeve te cilat preken nga kto infrakstruktura, joshjen e tregtareve te huaj e vendas te cilet jane shume te ndjeshem ndaj levizshmerise se lirshme e te kolljashme.
kujdes e llogaritje me mend i uljes se atyre taksave, sepse mesa kam folur me njerin qe studjon ekonomi, efekti makroekonomik afatgjate eshte me goxha rrezik ne gjendjen e pergjithshme ekonomike te shqiperise.
 

shkodranlover

Primus registratum
Re: Prioritetet

Data e clirimit nuk ka simbolike, secila parti kerkon me cdo kusht te behet ashtu sic don vete. Puna eshte se PD institon me nje kryenecesi te habitshme te cilen une sinqerisht nuk e kuptoj.
Persa i perket temes- qeveria e ka filluar mire, them une te pakten, por duhet te jete shume me e shkathet ne zgjidhjen e problemeve urgjente te vendit, shpeshhere duket sikur flen. Nuk me pelqen imazhi orientalo-islam qe po i jep Shqiperise, jo zv. minister qe studion ne Libi per fe, jo Harxhi gjysem turke qe emerohet ne SHBA, jo thashathemet per kuptim me Iranin ne momentin qe bota sot kerkon ta izoloje per deklarata te rrezikshme etj. Shume e cuditshme politika e jashtme. /pf/images/graemlins/rolleyes.gif
 

Gigo

Primus registratum
Re: Prioritetet

- nderrimi urgjent i doganiereve.
Tha qe e kishte bere per te hequr "te paaftit". Po ai zyrtari i BE-se i tha kishte shkelur kodin e doganes se kishte marre ne pune "te aftet" pa konkurs. Si??? Pa konkurs? Se ben nje gje te tille adminstrata e re! Nqs i ka marre pa konkurs, ku e di qe keta qe ka marre jane te afte? Per te hequr te paaftit - cfare mashtrimi! Kryeministri mashtron zyrtaret e huaj, shkel kodet dhe rregullat, la e me la administrata e re!
 

HajdarMozi

Primus registratum
Re: Prioritetet

Korrupsioni pra Xhoi Trave, Klani Zemunit e brockulla
As po e permend fare Fatos Nanon
Na la pa drita
zihet me historianet per dita festash
merret me xhama makinash
Flet si te ishte ordiner "Me premtuen DRITA"
Keshilltaret e tij pa pike etike thone Berisha Berisha sikur eshte portjer ndermarrje
Ca pret o vlla nga nje gogol qe nuk di nga lidhe t gomari jo te drejtoj shtetin
 

Blendi

Primus registratum
Re: Prioritetet

Ne liste te atyre qe "Presidenti" Berisha (thone se ai ende e preferon kete "nofke", madje buzeqesh) nuk duhet te thote duhet shtuar edhe kembengulja e tij qe ne cdo mundesi per mediat t'i meshoje faktit se Kontratat e shitjeve te pronave shteterore tek te huajt te bera nga qeveria socialiste para tij, do te shihen nje me nje.

Une nuk them qe kontratat te mos hetoen, por kjo mund te behet ne heshtje, madje DUHET te behet ne heshtje. Perkundrazi menyra se si flet kryeministri po tremb dhe largon biznesin e huaj. A nuk e din Zoti berisha se biznesi i huaj kerkon qetesi, stabilitet dhe siguri se do lejohet te punoje i lire dhe pa shkopinj nen rrota. Ne duhet te sillemi 10 here me mire se greket apo Rumunet, Bullgaret, Kroatet per te thithur biznens nga jashte. Por jo! Shqiperia rikonfirmon veten si republike bananesh kur Kryeministri premton se asgje nuk eshte e garantuar ne Shqiperi. Asgje!

A nuk e mbajten peng ne Durres nje anije te huaj per nja dy muaj? ishte puna e asaj ngarkeses se vajit te Olim. E mbani mend ate? Dhe tani ata kerkojne mijra dollare shpagim per anijen e sekuestruar qe mbeti pa pune.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Prioritetet

Prioriteti i Berishes per 2006 eshte te fitoje zgjedhjet lokale. Si do ti fitoje, me menyren e tij (zgjedhje te lira dhe te ndershme me PD qe fiton mbi 70%) apo duke nxjerre jashte loje kundershtaret kjo eshte puna e tij, po pasojat gjithessi do ti vuajme ne.
E kam pare shume nervoz kohet e fundit. Me duket e ka nga dritat, se thote qe ma lane topin ne dere PS. Mundet po kjo nuk eshte arsye per te bere budallaliqe te tipit pengimi i mbikalimit. Te gjitha keto behen qe ti vihet njolle punes se bashkise dhe te thuhet ja ca ju ka bere Edi Rama.

Si gjithmone ata qe e hame jemi ne. Une propozoj te dalim te gjithe me makina dhe ta bllokojme fare rrugen e Durresit dhe te themi qe po bejme piknik!! Pa Dyshim!!!
 

zog

Primus registratum
Re: Prioritetet

kthimi pronave, nuk eshte prioritet i berishes, por i SHQIPERISE, si dhe vullnet i perendimit.

berishes pra ia kane mbledh rripin mesa duket perendimoret, po s'ktheu pronat ai nuk do te ket perkrahje nderkombetare.

se po ta kishte prioritet ai do ta bente kete qe ne fillim siç e beri gjithe europa lindore.

e ju këlyshat e çobaneve te enverit qe hapni keto tema e jini kundra kthimit te pronave, shkoni e shihni ne çfare niveli gjenden sot te gjitha vendet lindore dikur SI NE, qe e zbatuan (me hir ose pahir) kete rregull TE ARTE.
 

SkenderbegaS

Primus registratum
Re: Prioritetet

Pernjimend Jemi " Vend i PARADOKSEVE " /pf/images/graemlins/confused.gif
Kur ne 91-shin filloj ( me ndezjen e drits JESHILE
nga PD-ja joné e dashur ) /pf/images/graemlins/devil.gif ,shfrytzimi i lulishteve,parqeve etj , per me NDERTU KJOSK-a ku me shum te drejt i RRAFSHOI z-RAMA .
Sot MAS 15 vjetsh , po PD KUJTOHET SE DUHET T'DEMSHPERBLEHET ....DIKUSH!! /pf/images/graemlins/frown.gif(.....sa mir /pf/images/graemlins/sleep.gif
 

SkenderbegaS

Primus registratum
Re: Prioritetet

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Korrupsioni pra Xhoi Trave, Klani Zemunit e brockulla
As po e permend fare Fatos Nanon
Na la pa drita
zihet me historianet per dita festash
merret me xhama makinash
Flet si te ishte ordiner "Me premtuen DRITA"
Keshilltaret e tij pa pike etike thone Berisha Berisha sikur eshte portjer ndermarrje
Ca pret o vlla nga nje gogol qe nuk di nga lidhe t gomari jo te drejtoj shtetin

[/ QUOTE ] /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/thumbsup.gif..e bukur kjo haaa
 
Top