Prindërit e Xhorxh Tenet, votues në Himarë!

Prindërit e Xhorxh Tenet, votues në Himarë!

(
eek.gif
)

Nëna dhe babai i shefit të Shërbimit sekret amerikan CIA, Xhorxh Tenet, (Koka) kanë qenë të regjistruar si votues në Himarë në qendrën e votimit 4582, dhe 4588, ndonëse mamaja e zyrtarit të lartë amerikan Tenet është e gjallë në SHBA, e ndjekur nga bashkëshorti i saj i vdekur, Qirjako Koka. Vangjelia Kacelano dhe Qirjako Koka rezultojnë të regjistruar si votues në Himarë.
Ashtu sikundër u ka ndodhur shumë shqiptarëve, edhe prindërve të babait të shefit të CIA-s, ua kanë ndarë qendrat e votimit dhe nuk i lënë bashkë pas ndarjes së tyre njerëzore.
Lajmi konfirmohet nga Komisioni Zgjedhor i Qeverisjes Vendore në Himarë, por mund të verifikohet gjithashtu thjesht nëse klikon në faqen e internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Vangjelia Kacelano, nëna e shefit të shërbimit më të fortë të botës, është ende e gjallë dhe ajo mund të vinte të votonte në Himarë, megjithëse qysh kur është arratisur nga Qeparoi në vitin 1945, nuk ka qenë kurrë në Shqipëri. Ajo vazhdon të jetojë në SHBA, ndërsa i biri i saj është një nga njerëzit më të fuqishëm të botës.
Babai i Xhorxh Tenet, i cili në Qeparo ka qenë njohur me emrin Qirjako Koka me datëlindje 1900, ka qenë po ashtu në listë, por me qendër votimi të ndryshme nga ajo e gruas së tij. Por ndërsa nëna e shefit të CIA vazhdon të jetë në listat e zgjedhësve, pasi është jashtë Shqipërisë, mijëra shqiptarë që janë në Shqipëri, janë hequr nga këto lista, përfshi dhe votues të shumtë në zonën e Himarës të identifikuar si josocialistë.

url]


Familja Tenet ka emigruar për në SHBA pas Luftës së Dytë Botërore, ndërsa djemtë binjakë janë lindur në Amerikë. Babai i Tenet, mbiemri i të cilëve është Koka, ishte nga Qeparoi, një nga fiset më në zë të Himarës.
Në shekullin e 19-të familja Koka, e cila jetonte në Itali, kishte ndryshuar emrin në Tenet për arsye të mos gjendej nga gjakësit kundërshtarë. Pas Italisë familja Tenet në fillimet e shekullit të 20-të u vendos në Korfuz, por dhe atje ajo u detyrua të braktiste ishullin dhe të vendosej përgjithmonë në Qeparo të Himarës, vendi i të parëve.
Babai i Tenet, shkon në emigrim në Francë ku familja e tij thuajse kishte emigruar krejtësisht dhe punon në minierat e qymyrgurit në Sent Etien, ku qendroi deri në mbarim të Luftës së Dytë Botërore. Pikërisht ndërsa në Himarë Lufta italo-greke solli dhe shumë të shpërngulur, i ati i Tenet njihet në Itali me një vajzë nga Himara nga një fis nga më të dëgjuarit e krahinës Vangjelia Kacelano, e cila kishte mundur të ikte me një nëndetëse angleze nga brigjet e Himarës në prag të mbarimit të Luftës.
Kështu njohja e dy të rinjve nga Himara në tokën italiane, do të sillte emigrimin e tyre përfundimisht në SHBA në qytetin më metropol të botës New York. Ndërsa në 5 janar 1953 dy djemtë binjakë George dhe William do të vinin në jetë, por në vitin 1965 babai i tyre pas pak vitesh do të ndahej nga jeta.
Sot, ndërsa George ka një djalë me emrin Jani, Bill është babai i tri vajzave, të cilët rrinë pranë gjyshes së tyre 87 vjeçare Vangjelia Kacelano.




Copyright © Media Enter 2003

Marre nga: <span style="font-style: italic">http://www.gazetatema.net/</span>
 

ilirjan

Primus registratum
Re: Prindërit e Xhorxh Tenet, votues në Himarë!

Ajo dihet Shqiperia ne patronazhin e Greqise, sju nda njehere keto patronazhet Shqiperise.
 
Top