''Prifti Terry Jones miratoi djegien e “Kur’anit”''

Megg

Carpe Diem
Librin e senjtë të muslimanëve prift Jones e “fajsonë për vrasje dhe krime të tjera monstruoze”

Prifti i kishës Terry Jones ka mbajtur një gjykim të dielën, ndaj librit të shenjtë të muslimanëve, dhe në fund të këtij procesi miratoi djegjen e “Kur’anit”. Librin e Shenjtë të muslimanëve prifti Jones e akuzoi për vrasje dhe krime të tjera monstruoze.
Kujtojmë, Jones kishte kërkuar të organizoj djegien e “Kur’anit” më 11 Shtator të vitit të kaluar, por pas një protestë të opinionit publik rreth botës hoqi dorë. Megjithatë, doli se prifti nuk e braktisi iden e çmendur.
Jones ditën e diele e emërtoi si dita e “Gjykimit të Kuranit”, Para “gjyqit,” Jones u ofroi pasuesve të tij për të zgjedhur nëse libri i shenjtë musliman duhet të dënohet duke e ekzekutuar, duke e djegur apo duke e shqyer atë. Pasuesit e tij kishin vendosur për alternativën e djegjes. Ky cirk u mbajt të dielën pas dite në një kishë në Florida.
 

gurax

Pan ignoramus
E keqja me e madhe eshte se tufa e deleve qe e kane degjuar, e ka duartrokitur ne vend qe te kerkojne nderrimin e pritfit te kishes se tyre te lagjes qe cili ka dhe rolin e shenjte te jete udhezuesi i tyre shpirteror. Dhe une vras mendjen, cfare emri mund te kene njerez te tille pervec se ekstremiste, dhe ne cfare menyre kane treguar qe jane me te mire se "te keqinjte" te cileve u kane djegur librin?

Nuk jam shume i informuar per kete, por kush mund te jape ndonje informacion per numrin e feve te reja qe kane jane shpikur ne Amerike keto 100 vjetet e fundit, derivate te Krishterimit? Kam nje si ide te vagullt qe ne Amerike kjo gje eshte nje rekord. Vdesin amerikanet te shkencerojne predikojne per fe, secili ne menyren e tij sepse vetem ai e ka kuptuar drejt! Dhe duhet themeluar nje sekt tjeter i Krishterimit, dhe ne kete menyre ta mesojne te gjithe kete rruge te drejte.

God indeed has blessed America. Their mony reads "in god we trust" and we albanians have the sequel ready as "c'te mbjellesh do te korresh".
 

hareid

Papirus rex
Mendoj se eshte vetem nje provokim i rradhes.
Jam i mendimit qe te gjithe udheheqesit fetare: prifter, hoxhallare, rabin....etj. e kan per detyre qe te e udhezojne popullin per te patur respekt ndaj qenies njeri dhe per te treguar toleranc ndaj njerezve qe nuk e ndajne te njejtin besim me ta. Nje veprim i tille, sic eshte rasti i te ashtuquajturit prift Jones, nuk duhet toleruar. Njerezit e tille nuk kane humbur asgje neper kisha, xhamia, sinagoga....
Cdonjeri qe e akuzon Kur'anin per vrasje dhe krime te ndryshme, e verteton injorancen e tij, e verteton mosleximin e Kur'anit, e verteton se ai vepron ne baz te fanatizmit dhe ndjenjave ekstreme dhe jo ne baze te logjikes, jo ne baze te mirekuptimit, jo ne baze te tolerances, jo ne baze te librit ne te cilin ai edhe vete mbeshtetet.
Besimtaret muslimane, nuk duhet ti japin edhe aq shume rendesi gjestit te shemtuar te keti injoranti fetare i cili me ane te keti gjesti monstruoz mundohet te e keqperdor fene dhe poziten e tij per te dale ne qender te vemendjes.
 

policia

Forumium maestatis
ashtu sic ka ekstremiste muslimane ka edhe ekstremiste katolike...
ne fakt nuk kemi degjuar nga katoliket veprime te tilla dhe na bejne pershtypje(normalisht duhet te na bejne pershtypje), sepse muslimanet perfliten me shume per ekstremizem...
veprime te tilla duhen denuar, sepse nuk bejne gje tjeter vecse thellojne hendeqet qe tashme jane krijuar prej kohesh...
 

hareid

Papirus rex
Ekstremizem ka ne cdo fe. Muslimanet perfliten me shume sepse e tille eshte politika aktuale. Samuel Huntigton (dikur shkenctar politik dhe keshilltar i ministrise se jashtme amerikane) qe ne vitet 90-ta shkruajti nje liber me emrin "Clash of Civilisations" "(Perplasja e civilizimeve") Ne kete liber ai parashikoi se shekulli 21, pasi rrenimit te komunizmit, do te filloj me nje armik te ri, dhe ky armik i ri do te e kete emrin musliman!! Si per cudi edhe ndodhi ashtu!!! Ishte thjesht nje parashikim i rastesishem, apo nje plan i pregatitur neper qendrat e sherbimeve sekrete.......??
 
Top