Prifti, investitorëve: Ju garantojmë pronën
Problemi kryesor për investitorët e huaj vazhdon të mbetet çështja e pronës. Pothuajse në të gjitha raportet ndërkombëtare, Shqipëria mbetet pas sa i takon mbrojtjes së investimeve të huaja, e ndikuar më së shumti nga konflikti që kanë individët me pronën. Për këtë shkak, ministri i Ekonomisë dhe Tregtisë, Dritan Prifti, gjeti rastin tu përcillte investitorëve të huaj projektin e fundit të qeverisë, që lidhet me ligjin për titujt e pronësisë. “Dua tju jap një lajm të mirë. Shumë shpejt do të miratojmë një ligj që ju mbron nga konflikti me pronën. Ju siguroj se për çdo investim të bërë, qeveria do të jetë garant i pronës që keni blerë apo ndërtuar”, iu drejtua ministri Prifti anëtarëve të Shoqatës së Investitorëve të Huaj. Duke falënderuar investitorët e huaj për mbështetjen e dhënë, ministri i Ekonomisë tha se projektet në të ardhmen janë të mëdha. “Falë jush, rritja ekonomike në Shqipëri ishte ndër më të lartat në rajon”, u shpreh Prifti. Nga ana tjetër, kryetari i shoqatës, Patrik Paskal (investitor në hidrokarbure), kërkoi më shumë garanci sa i takon zbatimit të ligjit fiskal dhe mbrojtjes së biznesit të huaj.
Projekti
Duke folur për “Shqip”, ministri i Ekonomisë qartësoi se, “ligji i ri për titujt e pronësisë shmang konfliktin që investitori i huaj mund të ketë me pretendentin e tokës. Nëse investitori e ka blerë tokën me letra të rregullta, qeveria do të bëjë garantin për çdo parregullsi që mund të lindë më tej”. Në shumë raste, Hipoteka ka vërtetuar se për një pronë të caktuar kanë dalë njëherësh pretendentë disa pronarë, duke e kthyer në kaos zgjidhjen e problemit. Qëllimi është se, qeveria do të merret me zgjidhjen e konfliktit të pronës së blerë nga investitori i huaj, duke e lënë të qetë të merret me planin e zhvillimit. Sipas deklaratës së Kryeministrit, i bie që sot në mbledhjen e qeverisë të paraqitet projektligji që mbron tokën e investitorit. “Investitorët duan mbrojtje absolute, ai e merr pronën me dokumente të rregullta, atëherë është shteti shqiptar që i del zot atij. Nuk ka asnjë njeri që ta shqetësojë më. Midis shtetit, palëve në kundërshti me njëra-tjetrën vazhdon të zgjidhet çështja”, ka deklaruar Kryeministri një javë më parë. Në thelb, këtë mesazh përcolli dje ministri i Ekonomisë përpara investitorëve të huaj, të cilët dukeshin qartë se çështja e pronës vazhdon ti shqetësojë.
Investimet e huaja
Për pjesën e parë të vitit 2009, është raportuar për një nivel investimesh të huaja në rreth 436 milionë euro, me një rritje prej 59 përqindësh kundrejt së njëjtës periudhë të vitit të kaluar, që ishin 256 milionë euro. Shifra e paraqitur në shtator nga Ministria e Ekonomisë ishte marrë nga raporti i Bankës së Shqipërisë, por nuk jep detaje se ku janë investuar gjithë këto para. Shoqata e Investitorëve të Huaj ka rreth 80 anëtarë, biznese nga fusha të ndryshme të ekonomisë.(Shqip)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24999. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24999