Re: Prezantohu
Po e bej sipas idese se drinit pra. Megjithese s'po hap teme te re.
Emri: Teo
Vendlindja/Vendndodhja: Tirane, Shqiperi/ Michigan, USA
Mosha: 21 e ca.
Pershkrim i shkurter:
Lindur, rritur ne Tirane deri ne moshen 17 vjecare kur me ra llotaria e erdha ne USA. Ne USA na priste nje jete tjeter nga ajo e Shqiperise dhe qejfin shume shpejt e zevendesuan detyrat dhe pergjegjesite. Mbarova gjimnazin dhe aktualisht vazhdon universitetin per Bachelor double major, computer science dhe math. Kam ndermend te vazhdoj computer science per Master dhe nqs do kem kohen dhe fondet edhe PhD. Qe kur kam ikur nga Shqiperia malli sa vjen e me rritet de shpresoj te kthehem veren e '03 per pushime.
Mqns jam i pari qe mora inisiativen te pershkruaj veten po e mbyll me kaq.
Hobby: Computeri dhe kitara(megjithese s'di fare ti bie).
Shenja Horoscopit: Demi (maj 1981).
Goal in life: To become someone in life, someone my children will be proud to have as a father.
Me kaq po e mbyll shpresoj ta vazhdoni ju te tjeret. Foton mund ta ndryshoj por vetem kete gjeta ne internet dhe e vendosa.