Prezantohet ne Torino "Pranvere ne Kosove"
Shfaqet Filmi Dokumentar “PRANVERE NE KOSOVE”
regjizor Erjon Kadilli
Ditën e Enjte datë 26 Shkurt 2009 në orën 19.30, në Muzeun e Rezistencës, Deportimit, Luftës, të Drejtave dhe Lirive në c.so Valdocco 4/a në Torino do të shfaqet filmi dokumentar “Pranverë në Kosovë”.
Në përvjetorin e parë të pavarësisë së shtetit të dytë Shqiptar të Ballkanit, Shoqata Kulturore Italo-Shqiptare “Vatra” i propozon publikut torinez një dëshmi të gjallë të ngjarjeve të përjetuara nga populli Kosovar ditën e pavarësisë.
Përmes pamjeve të filmuara nga regjizori i ri me origjinë Shqiptare Erjon Kadilli, i cili do të jetë i pranishëm në sallë, shfaqja synon të sjellë pranë publikut atmosferën e ndezur dhe emocionet e mëdha të asaj dite historike, të parë me sytë e protagonistëve të saj. Në qendër të dokumentarit është pikërisht populli Kosovar, ëndrrat e tij dhe shpresa për të ardhmen, e cila i është mohuar shpesh gjatë rrjedhës së historisë.
Dokumentari është një udhëtim emocionues dhe prekës në jetën e përditshme të qytetarëve të thjeshtë të Kosovës dhe në qytetin e tyre, Prishtinën, ku janë ende të dukshme gjurmët e luftës, por ku edhe shpresa për jetën është ndoshta më e fortë se tjetërkund.
Në shfaqjen publike të 26 Shkurtit, ku hyrja do të jetë e lirë, do të marrin pjesë prof. Guido Franzinetti i Universitetit të Torinos dhe prof. Vincenzo Cucci, kryetar i Federatës së Shoqatave Shqiptare, Italo-Shqiptare dhe Arbëreshe të Piemontit.
Takimi do të drejtohet nga gazetari Benko Gjata, korrespondent i ATSH-së në Itali.
Ky event i propozuar nga Shoqata Kulturore Italo-Shqiptare Vatra është realizuar me mbështetjen e Konsullatës së Përgjithshme të Shqipërisë në Milano, të Federatës së Shoqatave Shqiptare, Italo-Shqiptare dhe Arbëreshe të Piemontit si edhe të Zyrës së Përfaqësimit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës në Torino.
Shoqata Kulturore Italo-Shqiptare Vatra
Vatra është themeluar në Torino në vitin 2002 me nismën e një grupi qytetarësh Shqiptarë dhe Italjanë. Ajo zhvillon veprimtari të cilat kanë për qëllim integrimin sa më të mirë e sa më të shpejtë të qytetarëve Shqiptarë në shoqërinë Italjane, duke vlerësuar njëkohësisht identitetin kulturor të bashkësisë.
Shoqata mbështet plotësisht kauzën Kosovare dhe ka organizuar veprimtari të ndryshme në favor të pavarësisë dhe njohjes së plotë të saj nga bashkësia ndërkombëtare.
Për më shumë të dhëna:
Benko Gjata
Associazione Culturale Italo-Albanese Vatra
Via Piazzi 12, 10123, Torino
Cel. +39 339 3376951
Fax +39 011 6060412
E-mail vatra@hotmail.it