Pretendimi

Albforumi

Primus registratum
Pretendimi

2036113010.jpg

nga Darien Levani

Parisi thotë,
Më shkruaj një poezi!
E pretendon.

Trego për rrugët e mia e për njerëzit e lavdishëm që i shkelën
Bëj rima me Pantheon, Plas-de-Vozh apo kullën Eifel
(Po me këto emra të koklavitur asnjë rimë nuk del )

Shpjegoju madhështinë time  e përkulu,
Jepu një ëndërr e ndizu epshin
Ashtu si shumë të tjerë para teje.

Qyteti e pretendon me edukate
Diçka që gjimnazistët mund të shkruajnë mbi librat e fizikës e të hedhin sytë jashtë dritares
Ngrohtësinë e femrave e dysheqe mjekrash të mjera

Thotë : këtu mund të rifillosh diçka,
Të bësh paqe me vargjet e biles edhe të dalësh e të shikosh veten tënde këtu!
Është i dëshpëruar, thotë gjëra pa kuptim.

Koment

Dje pashe kurvën e madhe të Babilonisë afër meje, ne metro, ishte nga ana tjetër, përtej shinave, më përshëndeti e ftohtë e u kthye tek trupi që po thithte ne atë moment, duhet të ishte i ri por skuptohej sepse i kishin shtyrë bluzen në  fytyrë  për t’i bërë një masazh kardiak. Shume bënin sikur se kishin mendjen aty, kthenin kokën nga ana tjetër si aktorët e Bergman me shpresën qe ajo do t’u kalonte anash, ndjenin besoj një rrymë të ftohtë në shtyllën kurrizore, por orari i trenit sipër ne tavan u jepte sigurinë e jetës së përditshme, edhe sa minuta do që të vije, edhe sa vite do?

Nëse artikulli ju pëlqen ndajeni me miqtë tuaj në Facebook
facebook-icon.png

Posted in Lart & Poshtë, Letërsi Tagged: darien levani, paris, poezi
3193
3193
3193
3193
3193
b.gif

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=3193

Top