Re: presidenti...
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Une jam me Kondren, nuk me pelqen ideja e nje fushate tjeter, do na kaloje gjithe koha ne fushata dhe vetem me pune nuk do merremi ne te mjeret. mendoheni pak sesa e ndezur do jete klima, gjithmone tashme, se c'do nje vit e gjashte muaj ke nje Zgjedhje madhore, perkatesisht Parlamentare, Lokale dhe Presidenciale...
[/ QUOTE ]
Me fal po kjo qe thua nuk ka kuptim!!! Si more qenke lodhur nga fushatat ti? A e kupton se ajo qe po thua perkthehet, populli ka nje qerre halle dhe ju doni te merret me te drejtat e veta politike?!
Pergjigja eshte PO! Presidenti merr mandat nepermjet nje parlamenti qe e kemi zgjedhur ne, dhe une dua qe kjo ceshtje te jete sa me transparente dhe sa me perfaqesuese e interesave te mia si votuese. Une votoj qe ata parlamentare te me zgjedhin nje president te denje per te qene kreu dhe simboli i shtetit shqiptar, dhe ne asnje menyre nuk do te kenaqesha me nje shkembim favoresh!
Kjo nuk do te thote se presidentet qe zgjidhen me marreveshje nuk jane legjitime, sepse ne fund te fundit, nese partite (te gjitha partite parlamentare, asnje me pak!!!) bien dakort per presidentin, atehere ai perfaqeson interesat e te gjithe atyre qe e lujten sumen e shkuan te votojne!