Presidenti Obama firmos 680 miliard dollarë për mbrojtjen
Presidenti amerikan Barak Obama firmosi një projektligj prej 680 miliard dollarësh për mbrojtjen, për të cilin ai thotë se do të kursejë dhjetëra miliarda dollarë duke ndërprerë projekte të panevojshme. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Kent Klain nga Shtëpia e Bardhë, presidenti thotë se ai po e ndryshon mënyrën se si bëhet biznesi zakonisht në Uashington.

Presidenti Obama thotë se shkurtimet që po i bën ai buxhetit të mbrojtjes do ta bëjnë ushtrinë amerikane më efikase dhe do t’u kursejnë para taksapaguesve.

“Kemi miratuar një projektligj për mbrojtjen që eliminon disa nga shpenzimet e kota dhe joefikase në procesin e reformave të mbrojtjes dhe që do ta mbrojë më mirë vendin tonë, trupat ton dhe do t’u kursejë taksapaguesve dhjetëra miliarda dollarë.”

Së bashku me Sekretarin e Mbrojtjes Robert Gejts, zoti Obama tha se projektligji eliminon disa nga programet e mbrojtjes që i kanë kushtuar qeverisë miliarda dollarë.

“Sot po i japim fund disa projekteve të kota që ligjvënësit janë përpjekur t’i përfundojnë prej vitesh. Po e bëjmë këtë sepse unë dhe sekretari Gejts e kuptojmë se nuk mund të ndërtojmë ushtrinë që na duhet për shekullin 21 nëse nuk reformojmë mënyrën se si bëhet biznesi i mbrojtjes.”

Mes projekteve të shkurtuara është edhe aeroplani luftarak F-22, për të cilin kritikët thonë se nuk është i përshtatshëm për luftrat në Irak dhe Afganistan.

Zoti Obama la jashtë gjithashtu një flotë helikopterësh presidencialë, të cilat do të kushtonin më shumë se 13 miliard dollarë dhe kishin mbetur vite pas në prodhim.

Presidenti thotë se projektligji nuk është i përsosur, dhe se ka ende programe të panevojshme që duhet të shkurtohen nga buxheti i Pentagonit.

Ai theksoi një raport qeveritar që thotë se gjatë vitit të kaluar, 96 projekte të mëdha të mbrojtjes arrijnë në thuajse 300 miliard dollarë mbi buxhetin.

“Këto shpenzime të panevojshme janë të papranueshme. E sidomos në një kohë kur ne po luftojmë dy luftra dhe po përballemi me një defiçit të paparë, ato janë të pafalshme. Kjo është fyese për popullin amerikan, trupat tona dhe duhet të marrë fund.”

I njëjti projektligj përfshin në listën e krimeve federale të urrejtjes sulmin ndaj personave për shkak të orientimit të tyre seksual.

Më herët, zoti Obama emëroi dy ish senatorë për të kryesuar një bord këshillues, roli i të cilit është t’i japë presidentit këshilla të besueshme mbi informacionet e zbulimit të vendit.

“Ne jemi të gjithë dakort se duhet të punojmë më tepër për të përmirësuar mbledhjet e informacioneve të zbulimit, për t’u siguruar që analizat të arrijnë tek vendimmarrësit më të lartë në kohë, dhe për të garantuar që veprimet tona në atë fushë të jenë në përputhje me vlerat tona demokratike dhe me ligjin.”

Presidenti thotë se republikani Çak Hegël dhe demokrati Dejvid Borën do të jenë burime të pavarura këshillimi mbi efikasitetin e komunitetit amerikan të zbulimit.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25035. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25035