"Presidenti mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë"

Gjykata Kushtetuese është deklaruar rreth pyetësorit të Qeverisë së Kosovës, nëse deputetët e Kuvendit e kanë ose jo obligim kushtetues të qëndrojnë në seancë, kur të votohet për presidentin.
thumbnail.php

Në përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese, siç bëjnë të ditur burimet e Zërit, thuhet se në mungesë të 2/3 të deputetëve në Kuvend, presidenti mund të zgjidhet me shumicën e thjeshtë, respektivisht me votat e 61 deputetëve, nga 120 sa ka Kuvendi i Kosovës.

Në një takim të mbajtur të enjten në mbrëmje, qeveria vendosi t’i dërgojë një pyetësor Gjykatës Kushtetuese, me të cilën i kërkohet këtij institucioni të deklarohet qartë nëse deputetët e Kuvendit e kanë ose jo obligim kushtetues të qëndrojnë në seancë, kur të votohet për presidentin.

Gjykatës i kërkohej të sqarojë nëse në rast se nuk ka kuorum, Kuvendi mund të procedojë me zgjedhjen e presidentin, edhe në mungese të dy të tretat e deputetëve të pranishëm.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, të mërkurën, e bëri publik aktvendimin e plotë mbi zgjedhjen e Behgjet Pacollit si president. Në aktvendim thuhet se zgjedhja e tij si president pa asnjë kundërkandidat ka paraqitur shkelje të nenit 86 të Kushtetutës së Kosovës. Po ashtu edhe mungesa e kuorumit është vlerësuar si antikushtetuese.
 
Top