PRESIDENTI MAQEDONAS VDES

PRESIDENTI MAQEDONAS VDES

VDES NE NJE AKSIDENT AJROR PRESIDENTI TRAJKOVSKI
(NANO, ruaju derman se te kemi si ujet e paket)

Kryeministri irlandez, Bertie Ahern, që është takuar me zyrtarët maqedonas në Dublin, tha se ka marre konfirmimin se presidenti Boris Trajkovski ka humbur jetën. Më pare nga Bosnjë-Hercegovina u njoftua se aeroplani që po transportonte presidentin maqedonas u zhduk nga radarët. Ndërkohë, zyrtarë të forcës paqëruajtëse të SFOR-it thanë se ka nisur një operacion kërkimi në zonën rreth Mostarit. "Ajo që mund t'ju them për momentin është se ne humbën lidhjet me radio me avionin," tha për BBC-në zëdhënësi i SFOR-it, Denis Chaagard. Ai shtoi se operacioni i kërkimit po vazhdon dhe SFOR-i ka dërguar helikopterë për të ndihmuar në këtë operacion. Trajkovski dhe disa pjesëtarë të stafit të tij, udhëtonin drejt Bosnjës me avionin qeveritar për të marrë pjesë në një konferencë investimesh që do të mbahej në Mostar. Kontrollorët ajrorë humbën kontakt me avionin kur ai po fluturonte afër kufirit të Bosnjës me Malin e Zi. Zyrtarë maqedonas thanë se piloti kishte kërkuar leje për të bërë një ulje emergjente.

Qeveria e Maqedonisë ka caktuar për sot pasdite një seancë të jashtëzakonshme pas lajmit për vdekjen e kryetarit të vendit Boris Trajkovski në një aksident ajor në Bosnjë. Presidenti i vndit, ishte vetem 47 vjec baba idy fëmijeve dhe prej shumë vitesh ishte ianagzhuar në jetën politike. Gjatë gjithë kësaj kohe presidenti Trajkovski ëhstë angazhuar në vënien në jetë të Marrëveshjes së Orit, të nënshkruar pas konfliktit civil shqiptaro-maqedonas dhe vetëm pak ditë më paë ai firmosi edhe projektligjin për legalizimin e Universitetit të Tetovës. Pas kësaj ngjarje tragike kanë shprehur ngushëllimet e tyre edhe përfaqesues të lartë ndërkombëtarë, ndërmjet tyre presidenti i Komisionit Europian Romano Prodi, presidenti Stipe Mesic.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: PRESIDENTI MAQEDONAS VDES

çudi! nuk di nese ka ndodhur ndonjehere qe te rrezohet avjoni presidencjal. çudi vallaj.
 

blendiys

Primus registratum
Re: PRESIDENTI MAQEDONAS VDES

CNN-ja akoma nuk e ka vertetuar lajmin per aksidentin,akoma behet fjale per "zhdukje",vete ambasadori Maqedonas ne linje telefonike per CNN thote qe po vazhdohet kerkimi!
 

zizi

Primus registratum
Re: PRESIDENTI MAQEDONAS VDES

Goxha qenkeni merkos shume per presidentin maqedonas?? /pf/images/graemlins/wink.gif
 
Top