Prapaskenat e kundërshtarëve të Enverit në Berat
Kujtimet e luftës. Rrëfimi për marshimin drejt Beratit, vjeshtën 1944 dhe çfarë ndodhte atje, takimi me Enverin në shtëpinë e Vrionëve, dhe shmangia që më bënë nga puna me rininë

(Vijon nga numri i kaluar)

Të gëzuara, duke u bashkuar me ne edhe delegatet e qarkut të Elbasanit, u nisëm për në Kuçovë, ku do të merrnin fund shqetësimet e lodhja e delegatëve nga ky marshim i gjatë. Nuk ishte e lehtë as për mua, as për partizanët shoqërues, të udhëhiqje një varg prej 100 vetash, aq më shumë gra dhe në mes tyre edhe mjaft të moshuara. Të gjitha ishin veprimtare të dalluara, e që kishin dhënë prova guximi e qëndrese.

Shumë prej tyre kishin përballuar kontrolle e rrethime, bastisje të shtëpive që bënin fashistët e nazistët, që kishin për kallauz bashibozukët e spiunët vendas dhe nuk u kishte bërë tërr syri. Por ky udhëtim i gjatë nëpër male, e rrugë pa rrugë, me të përpjeta e tatëpjeta, udhëtime zakonisht natën, për to ishte tejet i vështirë, i lodhshëm e me shumë të papritura.

Duke kaluar në vende të panjohura, e ku nuk kishin qenë ndonjëherë, ato edhe magjepseshin me bukuritë e natyrës, por edhe lodhjen nuk e fshihnin. Një ditë, pas një marshimi të gjatë, ku u err, u ndodhëm në një lartësi përkundrejt urës së Haxhi Beqarit, të cilën duhej ta kalonim në këmbë. Por kjo nuk ishte aq e lehtë, ura ishte në rrugën nacionale dhe ruhej nga një patrullë gjermane, që lëvizte lart e poshtë saj.

Në një çast, kur na u duk se patrulla u largua si shumë nga ura, porositëm shoqet dhe zbritëm në qetësi e në heshtjen më të madhe. Por befas, ndjemë zhurmë makinash. U detyruam të ngjiteshin përsëri në vendin ku nuk dukeshim nga rruga. Kishte qenë një autokolonë.

Ajo kaloi, por ne qëndruam edhe një herë pa lëvizur. E nisi të rigonte një shi i imët që na bëri qull të gjithave. Në atë kohë ra edhe një mjegull, që e bëri edhe më të vështirë pamjen. Tani na dukej sikur ishim mes reve.

Por e keqja na doli për mirë. Shiu dhe mjegulla, na ndihmuan që t’a kalonim urën, një nga një, në një farë distance nga njëra-tjetra. Megjithëse ne kaluam, skuadra partizane që na priste në bregun tjetër të lumit, u detyrua të hapte zjarr e të shkëmbente disa breshëri automatiku, pasi ndërkohë patrulla gjermane ndjeu se në urë kishte lëvizje dhe po afrohej me nxitim. Ndërkohë, urën e kishte kaluar edhe shoqja e fundit.

Pati ndonjë delegate të moshuar, që u ftoh, nga ai shi që hëngrëm mbi shpinë, si dhe ndonjë shoqe, që nuk ecte dot më tutje ngaqë i qenë enjtur këmbët. Kështuqë, kali që kisha unë hyri në punë. Në të, hipnin me radhë nga një copë rrugë gratë e moshuara, të cilat pasi çlodheshin ca, ia linin radhën shoqes tjetër.

Kurse ne më të rejat, nuk donim t’ia dinim as nga rruga, as nga shiu, por tërë qejf u jepnim kurajo edhe të tjerave, edhe gjatë marshimit, edhe në pushime, kur buçisnin këngët partizane, ato popullore të të gjitha krahinave. Kur arritëm në Kuçovë, unë ngarkova disa shoqe që të merreshin me delegatet, dhe unë vetë u nisa “vrap” për në Berat, ku do të takoja Enverin.

Në Beratin e çliruar, takim me kryetarin e qeverisë.

Kur arrita në Beratin e çliruar, gjeta një atmosferë të jashtëzakonshme gëzimi dhe entuziazmi. Rrugët ishin mbushur plot me partizanë dhe partizane që endeshin rrugëve të rrethuar nga qytetarë, sidomos nga shumë fëmijë.

Të zinte syri edhe shumë gra shamizeza, që rrinin të strukura në krahët e partizanëve, sikur të ishin djemtë e tyre të rënë për këto ditë. Gjënë e parë që bëra, kërkova të më tregojnë se ku ishte vendosur Enver Hoxha.

Pasi ngjita një sokak përpjetë, shtruar me gurë, u ndodha para një shtëpie të madhe, që deri atëherë s’kisha parë një të tillë. Më thanë që kishte qenë shtëpia e bejlerëve latifondistë të Vrionëve, por tani aty është vendosur selia e Shtabit të Përgjithshëm të UNCM, dhe po aty, edhe selia e qeverisë së re demokratike, e zgjedhur një javë më parë në mbledhjen historike të Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar, këtu në Berat.

Kur bëhej kjo mbledhje, unë isha rrugës me delegatët për Kongresin e Grave Antifashiste, dhe kisha dëgjuar vetëm se Komiteti Antifashist Nacionalçlirimtar, i zgjedhur në Përmet, u kthye në qeveri demokratike dhe se Enver Hoxha ishte zgjedhur kryetar i saj.

Te porta e selisë qeveritare, ishte një roje e armatosur që më pyeti se kush jam, por shpejt doli nga brenda një roje tjetër, që më njohu se kishte vite pranë Enverit dhe më futi brenda në një hajat të gjerë, i shtruar me pllaka të mëdha guri, pastaj roja më drejtoi nga shkallët, që me sa më kujtohet ishin prej guri, jo me dërrasa.

Në katin e dytë më hapi derën e një dhome dhe tha: “kjo është dhoma e komandantit, rri këtu e çlodhu pak sa të mbarojë mbledhja e qeverisë, e njoftojmë ne që ke ardhur”.

Ajo ishte një dhomë e vogël, e pajisur thjesht, por e pastër, e ndriçuar mirë nga një dritare e lartë, me perde të bardha. Në një qoshe ishte një krevat tek, pranë tij një komodinë me një abazhur antik. Në murin përballë qe një tryezë shkrimi, një karrige dhe asgjë tjetër.

Ndenja pak aty, e ngaqë nuk kisha ç’të bëja dola në hollin e gjerë, që ndriçohej nga disa dritare të mëdha. Në mes të tij ishte një tryezë e madhe, e rëndë, prej druri të gdhendur me figura kafshësh mitike.

Anash kishte disa dyer, gjithashtu të mëdha e të rënda. Ndonjëra ishte e hapur, e përtej saj pashë një dhomë të pajisur rëndë. U ktheva përsëri në dhomën e tij dhe pashë që Enveri, kishte zgjedhur një ndër dhomat më të vogla dhe më të thjeshta. Ndenja kështu duke pritur ca kohë, që mu duk fort e gjatë.

Po bëheshin gati tre muaj, që isha ndarë nga Enveri kur u largova nga Helmësi. Më në fund erdhi çasti kur u hap dera, dhe u shfaq para meje Enveri, që me trupin e tij e mbushi krejt. Qe veshur me një kostum të ri ushtarak, të qepur bukur.

U përqafuam të malluar dhe nuk na bëhej të ndaheshim, ndjeheshim të lumtur. Në një çast i thashë papritur: “Urime shoku kryetar i qeverisë…, por mua më pëlqenin më shumë ato këmishat e kilotat partizane dhe…kur të quanin komandant…”. Bëmë ca shaka, pastaj nisëm të bisedonim për problemet e shumta e nga më të ndryshmet.

Ai më tregoi për zhvillimin e mbledhjes së Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar, për vendimet që ishin marrë, dhe për rëndësinë e madhe që kishin ato për të ardhmen e Shqipërisë, që ishte në prag të çlirimit. Edhe unë i fola për gjendjen në zonat nga kisha kaluar dhe për punën që kishim bërë.

Pasi folëm për këto gjëra, ai më mori për dore, duke më thënë: “Hajde të të tregoj shtëpinë, zgjidh e merr një dhomë”. Siç thashë ato ishin të mëdha, me perde, me sixhadera, mobilie e mbulesa të rënda, të cilat unë s’para i kisha qejf, sepse ato mobilie e pajisje, u jepnin dhomave një pamje e hije të rëndë të kohëve mesjetare, që të mbyste. Prandaj i thashë Enverit me të qeshur: ”

Mua më pëlqen ajo dhoma jote e vogël, e pastër dhe e thjeshtë…”. Ai qeshi e tha: “S’do mend, kuptohet…Po afron dita, që të kemi dhe ne një shtëpi tonën…”.

Të nesërmen kur dola në qytet, pashë e takova miq, antifashistë e nacionalçlirimtarë, siç i quanim shpesh, që i kisha njohur në Tiranë, si anëtarë të Këshillit Antifashist NÇL për Tiranën, si dhe në Përmet, ku Kongresi i zgjodhi si anëtarë të Këshillit Antifashist NÇL, dhe si të tillë kishin ardhur në Berat ku zgjodhën qeverinë.

Ndër këta ishin Qirjako Harito, Haki Stërmilli, Hysen Zaloshnja, Haxhi Seseri, Dr.Jorgji Jorgoni, Kadri Baboçi, Namik Xhafa, Abedin Çiçi etj.

Më pas takova edhe anëtarët e qeverisë së re, që pothuajse i njihja të gjithë si: Dr.Omer Nishani, që u ngarkua si Ministër i jashtëm, Spiro Koleka, i Ndërtimit dhe Botores, Dr.Medar Shtylla, i Shëndetësisë, kurse Gjergj Kokoshi, që e njoha për herë të parë, i qe ngarkuar Ministria e Arsimit, si dhe Manol Konomit, Ministria e Drejtësisë. Në Berat njoha dhe shumë nga komandantët e brigadave partizane, disa nga të cilët kishin marrë dhe gradën e lartë të gjeneralit, që u dhanë në Përmet, ku Enverit iu dha grada “Gjeneral-Kolonel”.

Po të nesërmen, shkova në zyrat ku ishin vendosur shoqet që kishin ardhur më parë për organizimin e Kongresit të parë të Bashkimit të Grave Antifashiste të Shqipërisë, si: Liri Gega, Naxhije Dume, Fiqret Sanxhaktari etj.

Për të marrë pjesë në këtë kongres, kishin ardhur dhe katër shoqe partizane nga Jugosllavia. Ato ishin me grada, dhe qenë veshur spic me kostume ushtarake, që ishin larg pamjes së mjeruar të partizaneve tona, jo më pak trime, por pa grada.

Liria më ftoi të shkojmë e t’i takojmë mysafiret, në Misionin ushtarak Jugosllav. Aty, unë njoha për herë të parë përfaqësuesit e rinj të Misionit, Velimir Stojniç e Niaz Dizdareviç. Që Dushan Mugosha qe larguar nga Shqipëria, e dija, madje, me kërkesën e Koçi Xoxes, i bëmë atij edhe letra përshëndetjeje, por që ishte larguar edhe Miladin Popoviçi, nuk e dija.

Aty vura re, gjithashtu, se misioni jugosllav ishte bërë si han pa porta, ku hynin e dilnin si në shtëpinë e tyre, shokë e shoqet tona. Ishte bërë pra, si një klub takimesh e muhabetesh. Kjo më bëri përshtypje. Kur u ktheva në shtëpi, menjëherë e pyeta Enverin për Miladinin.

Më tha se kishte ikur, madje shumë i dëshpëruar, pasi këta shokët e rinj që erdhën në mision, kritikuan punën e tij në Shqipëri, pranë partisë sonë Komuniste. Ata kishin thënë se KQIPKJ, ka vendosur largimin e tij nga Shqipëria, dhe ata vetë, kishin ardhur ta zëvendësoni atë dhe Dushanin pranë PKSH, dhe njëkohësisht do të kryenin funksionin zyrtar si përfaqësues të Misionit Ushtarak Jugosllav, që do të vepronte këtu në Shqipëri, si: ai anglez, sovjetik e amerikan gjatë luftës.

Duke biseduar ato ditë me Enverin, i thashë atij përshtypjen time që, si shumë shokë e shoqe, ndër ta edhe Liria (Gega) shkonin shpesh e me punë e pa punë në misionin ushtarak Jugosllav dhe silleshin atje si në shtëpinë e tyre. Enveri pa bërë asnjë koment, më tha: “Ato le të bëjnë çtë duan, ti nuk ke punë atje…”. Dhe asgjë tjetër nuk tha, asgjë për ato që po ndodhnin rreth tij e kundër tij.

Në 4 nëntor, u hap Kongresi i Parë i BGASH-it. Të gjitha përgatitjet ishin bërë nga Liri Gega e Naxhije Dume. Unë nuk u thirra fare për tu njohur me dokumentet dhe me masat organizative, megjithëse unë isha caktuar si përgjegjëse e komisionit që vendosi konferenca e parë e vendit e PKSH-së, për organizimin e Bashkimit të Grave Antifashiste.

Por këtë gjë unë ia atribuova faktit se erdha me vonesë në Berat. Këto shoqe, as nuk më njoftuan dhe nuk më thirrën për të ardhur në Kongres, por edhe për këtë, mendova se qe një gjë e rastësishme, që vinte nga vështirësitë e komunikimit gjatë luftës.

Po të mos kisha marrë letrën e Enverit ku më shkruante: “do të shihemi në Kongresin e Gruas”, unë nuk do të kisha vajtur fare në Berat e do të mungoja në Kongres, pasi nuk më erdhi asnjë njoftim. Habia ime vazhdoi edhe kur u zgjodhën organet e Kongresit.

Mua nuk më kishin propozuar për në presidiumin e tij, por më vunë në sekretarinë e kongresit bashkë me shoqen Vito Kondi. Për këto unë nuk u ndjeva, dhe as Enverit nuk i thashë gjë.

se ç’po ndodhte atje në Berat, mua, Enveri nuk më zuri gjë ma gojë, as larg e larg. E bëri këtë për të mos më shqetësuar, apo për të respektuar parimin, se punët e udhëheqjes nuk ishin gjëra që mund të diskutoheshin me gruan.

Në letrën e 7 tetorit që mora nga Enveri kur isha në Peshkopi nuk ndihej asnjë farë shqetësimi, jepte këshilla pune lidhur me situatat e reja ku ndër të tjera marrëdhëniet me Nako Spiron, Sekretarin Politik të KQ të Rinisë, si dhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë në mes anëtarëve të Byrosë Politike.

Për ilustrim, po e jap të plotë publikisht për herë të parë, letrën e 7 tetorit që Enveri duhet ta ketë shkruar në Odriçan, kurse, sipas kujtimeve të shokëve në Berat Enveri, ka shkuar më 15 tetor (1944).

7 tetor 1944
E dashur Nexhmije,

Letra jote më gëzoi, pse ndjeva që ti je e gëzuar dhe e lumtur kur punon dhe jep rezultate. Kështu të dua të jesh kurdoherë. Raportin që ke bërë për Komitetin Qendror të Rinisë, nuk e këndova se kam pas shumë punë, por i kërkova Nakos brendinë dhe ai ishte i kënaqur nga puna tënde dhe e shokëve.

Vetëm një këshillë: mos u kënaqni vetëm me një punë të përciptë, por përpiquni të forconi themelitë, pse kam frikë nga artificialiteti. Këtë kujdes s’duhet ta keni vetëm për organizatën e rinisë, por për çdo punë: për ushtrinë, për pushtetin dhe, mbi të gjitha, për Partinë.

Kudo që të shkoni, me shokët që të bisedoni, duhet të keni parasysh forcimin e pozitave, disiplinën e hekurt e sidomos në ushtri e në parti, por jo si kjo disiplinë e deritanishme, pse ahere e kemi keq punën.

Duhet të zhduket familiariteti në punë, pse ajo po na dëmton dhe do të na dëmtojë pa masë. Në punë, në urdhra, në direktiva, duhet rigorozitet, duhet disiplinë në kryerjen e detyrave. Ti i di të gjitha këto, është e tepërt të t’i them.

Por vetëm një gjë s’di ti: kur më shkruan letër s’do të bësh ndonjë krim po të më shkruash edhe disa fjalë për mua posaçërisht: ti e di që do të më vijë mirë dhe do të më bëjnë mirë. Më gjatë s’të shkruaj, por mendoj shumë për ty.

Të puth e të përqafoj me mall
I Yti Enver
7 tetor 1944
Besoj se do të piqemi në Kongresin e Gruas. Mos harro të vish.
Enver

Duke qenë se në atë kohë unë isha anëtare e KQ të Rinisë Komuniste, dhe e Sekretariatit të Bashkimit të Rinisë Antifashiste Shqiptare (BRASH-it), gjatë një bisede i thashë Nakos vërejtjen: sikur kemi kohë që nuk mblidhemi, ndoshta si unë, edhe disa nga shokët kemi qenë vazhdimisht në lëvizje, pas Kongresit të Rinisë në Helmës.
Nakoja u ngrit dhe më ftoi të dalim një shëtitje anës lumit.

Ecëm pak kohë në heshtje. Si duket, s’dinte nga t’ia fillonte. Gjatë shëtitjes që po bënim me nakon bregut të lumit Osum, ai më në fund e theu heshtjen e më tha: “Shiko, ti nuk do të punosh më me rininë…”.

Unë, fort e çuditur nga ky lajm i papritur, e ndërpreva dhe i thashë: “Si kështu?! Tani në prag të çlirimit, që mezi pres të kthehem në Tiranë, të punoj lirisht me të rinjtë e të rejat…Kur u vendos kjo? Dhe unë po vazhdoja me këtë ton ca të rrëmbyer dhe të revoltuar.

“Prit-më tha: KQ ka vendosur që tani të bësh pjesë në Komisionin ideologjik pranë KQ të Partisë, që drejton Sejfulla Malëshova”. Pastaj më foli për rëndësinë e këtij komisioni, kurse përbrenda po zemërohesha edhe me Enverin, që s’më kish folur fare për këtë ndryshim. Sa u ktheva në shtëpi, dua të them në selinë e Qeverisë së re dhe të Shtabit të Përgjithshëm, ku Enveri kishte një dhomë ku rrinte, ia thashë këtij ato që më njoftoi Nakoja.

Enveri u mundua të më qetësojë, dhe më foli për funksionet që do të kryente ky komision pranë KQ, dhe njëkohësisht si bërthamë në Ministrinë e Kulturës, ministër i së cilës do të ishte Sejfullai, ndërsa unë do të merresha me Radio Tiranën, me arsimin etj.

Trajtimi që m’u bë në Kongresin e Gruas, dhe ky lajm i papritur nga Nakoja, duke shëtitur buzë lumit, jashtë çdo rregulli statuor, më lanë një shije të hidhur, por në atë kohë nuk po kuptoja pse po më bëheshin, përderisa, askush, as vetë Enveri, nuk më kishte folur se ç’po ngjiste në prapaskenë, në Berat.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26985. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26985