Pranga babait, monster seksuale!

Pranga babait, monster seksuale!

Nese mendoni se ai qe perdhunoi ate italjanen ishte moster pa shifini pak kta ............

Prill 09, 2004 - 08:10

DURRES

Ahmet Sabiaci nga Durresi, kapet duke kryer veprime perverse ne sy te te vegjelve te tij. Rrihte sistematikisht gruan dhe detyronte ate e tre femijet, te shihnin ndersa bente seks me femra te tjera, kryesisht prostituta. Deshmite tronditese, per babain maniak 39-vjecar, qe torturonte gruan rregullisht dhe si i kerkonte te birit, te kryente marredhenie seksuale me nenen e tij

Valbona MEHMETI

Burri rreh gruan dhe kryen marredhenie seksuale ne sy te femijeve. Policia e Durresit ka arrestuar dje 39 vjecarin Ahmet Sabiaci nga Xhafzotaj, komuna e Rrashbullit. Uniformat blu kishin shkuar ne banesen e tij pas denoncimit te disa te afermve se ai ushtronte dhune fizike ndaj gruas se tij. Por, zbardhja e vertete e ngjarjes i ka habitur policet. Marrja ne pyetje e pjesetareve te familjes ka nxjerre ne drite tmerrin qe hiqte gruaja ne duart e burrit te saj, si edhe veprimet cnjerezore qe bente Ahmet Sabiaci ne sy te femijeve. Ai kryente marredhenie seksuale me femra te tjera ne sy te femijeve dhe gruas se tij.

Ngjarje e rralle

Babai i cuditshem kishte patur guximin te shkoje deri atje sa t'i kerkonte te birit te kryente marredhenie seksuale me nenen e tij. Por, dhuna kishte kohe qe ndodhte ne shtepine e Ahmet Sebjacit. Ai e torturonte gruan e tij. Ahmet Sabiaci, 39 vjec, ishte i martuar dhe kishte tre femije. Djali i tij madh kishte pare, por edhe ka kuptuar skenat e tmerrshme. Babai monster, sillte ne shtepi prostituta, kryente marredhenie seksuale me ato, dhe te gjitha i bente ne sy te gruas se tij dhe te tre femijeve.

Seks dhe tortura

Burimet policore ne Durres deklarojne se ai ushtronte dhune gjate gjithe kohes. Turturat ndaj gruas ishin nje lloj menyre per t'u "shfryre". Ai e detyronte ate te zhvishej dhe te ishte prezente kur ai kryente marredhenie me femrat e tjera. Ai i detyronte edhe femijet qe te shikonin "trimerite" e tij.

"Bej seks me nenen"

Para disa ditesh, ne nje skene e tille perverse, babai maniak, i kishte kerkuar te birit qe te kryente marredhenie me nenen e tij. ahmeti e ka ftuar kundrejt autoritetit prinderor te birin qe te kryente marredhenie seksuale me nenen dhe ne menyre sistematike, e ka stimulaur nje gje te tille duke rrahur dhunshem te shoqen. Policia nuk beri te ditur nese djali i te dyshuarit i eshte bindur "urdherit" pervers.

Denoncimi i te afermve

Denoncimin ne Drejtorine e Policise se Durresit e kane bere disa te aferm. Uniformat blu kane shkuar ne shtepine e tij dhe e kane shoqeruar menjehere. Me pas, gruaja e Ahmet Sabiacit eshte marre ne pyetje, po ashtu edhe djali qe, sipas burimeve policore, eshte afro 14 vjec. Deshmite e tyre kane bere qe dje Ahmet Sabiaci te arrestohet. Burimet policore bejne te ditur se tani me hetimin e ceshtjes po merret Prokuroria e Durresit.

Mblidhen provat

Nderkohe, burime prane organit te akuzes bejne te ditur se mbledhin provat materiale per te provuar akuzen e ushtrimit te tortures ndaj nje personi. Megjithate, mbrojtja e te arrestuarit ka kerkuar qe ai t'i nenshtrohet nje ekspertize mjeko-ligjore psikiatrike per te marre nje vleresim te pergjegjshmerise se veprimeve te tij. Megjithate, prokuroret jane te bindur se, pavaresisht akteve te cuditshme qe kryente Ahmet Sabiaci, gjendja e tij mendore eshte e rregullt. Nje krim i nje natyre te tille, me elemente jashte permasave te nje dhune te thjeshte fizike branda familjes, eshte hera e pare qe hetohet ne Durres.
 

xhoni

Primus registratum
Re: Pranga babait, monster seksuale!

Eshte e pabesueshme.
Nuk gjej fjale per ta komentuar.
Turp kush ta marri vesh.
 

korcari12

Primus registratum
Re: Pranga babait, monster seksuale!

Une e mora vesh, po me mire mos e kisha pare,eshte per tu abitur
shrug.gif
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: Pranga babait, monster seksuale!

kjo tregon dhe njehere se sa e dobet eshte femra e pa emancipuar shqiptare.
Dakort, i shoqi eshte pervers i pasherueshem, po qe ne momentin qe ai ngriti dore mbi gruan e tij, gjendja duhet te kishte ndryshuar. pse duhej pritur kaq gjate, sa te vuanin dhe femijet? <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" />
ajo nene, me pak guxim, do kishte mundur ti shpetonte femijet nga kjo eksperience e zeze qe i ka traumatizuar ata perjetesisht tashme.
nuk mundesh dot as te gjykosh, sepse varferia i struk njerezit me hallet e tyre ne qorrsokake arsyetimi. ku do shkonte ajo pa burre, pa para, e pa strehe...kush e garantonte ate qe do i jepnin te drejte?
te gjitha keto jane gjera qe ndodhin ne Shqiperi e kudo. eshte shume veshtire kudo ne bote, te fitosh besimin e shoqerise per gjerat qe ndodhin ne jeten tende. duhen prova!!!! dhe ja ku i kemi provat ne kete rast te tmerrshem, qe ka shkaterruar 4 jete... <img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" />
po tani????
 
Top