Praga Aty ku pranvera çeli në dimër
89 çekosllovake na sjell ndër mend se si në këtë qytet historia nga dramë u shndërrua në përrallë. Ishte një shndërrim i ndodhur me shpejtësinë që ndërrohen dekoret në skenën e një shfaqjeje. Në atë vjeshtë të 20 viteve më parë, fi gura e pluhurosur e G

Ky ishte edhe sinjali i revoltës. Të nxitur nga ngjarjet e Varshavës, Budapestit, Berlinit, një ditë më pas, pra më 18, mbi 200 mijë kryeqytetas dolën nëpër rrugët e qytetit dhe Vaslav Havel së bashku me miqtë e tij krijuan “Forumin qytetar” dhe morën në duar drejtimin e revolucionit, që më pas mori emrin “Revo-lucioni i kadifenjtë”. Pushteti i tronditur dhe i dobësuar u shpërbë brenda disa ditësh. Më 24 nëntor, zyra politike e Partisë Komuniste dhe vetë sekretari i përgjithshëm i saj, Milos Jakes, dhanë dorëheqjen. Dhe ndërsa Vaslav Haveli doli të fliste para turmës së njerëzve e kuptoi se i gjithë qyteti ishte përfshirë nga një entuziazëm i jashtëzakon-shëm njerëzor. Ky njeri i ad-huruar nga njerëzit, brenda një kohe të shkurtër u bë Presidenti i vendit në një republikë që nuk ishte më socialiste.

Vetë tradita letrare e Pragës karakterizohet nga ndryshime dhe alternime shumë të shpe-jta ngjarjesh, që pasojnë njëra-tjetrën me shpejtësinë e pulitjes së qepallave. Në shembujt le-trarë kemi lakime të befta nga ironia në sarkazëm, ose nga dramatikja në komike. Por, megjithatë, ka gjithmonë një fill logjik që i lidh bashkë ngjar-jet dhe ndryshimet e humorit. Edhe në dramaturgjinë çeke vihet re kjo lloj “përzierjeje” situatash, ndjenjash, persona-zhesh të ndryshëm. Në një klimë të tillë nuk do të ishte aspak e çuditshme që Shvejku, ushtari i famshëm i të madhit Jarosllav Hashek, të mund të shëtiste buzë lumit të Pragës përkrah Josef K., nëpunësit të bankës, personazhit plot ankthe të Kaf-kës. Nga ky këndvështrim nuk ka asgjë për tu çuditur që pikërisht një autor veprash letrare, Vaslav Havel, u prit me një entuziazëm të jashtëzakonshëm nga barorët e Pragës në ditët kur po ndërro-heshin pushtetet. Satira e këtij dramaturgu kishte tentuar gjatë gjithë viteve të disidencës që të shfaqte absurditetin e sistemit komunist. Këto tranzicione të befta vlejnë edhe për politikën për sa i takon kalimit traumatik nga racionalizmi iluminist në totalitarizmin më të egër dhe anasjelltas. Kalime që vendi i ka përjetuar shumë herë gjatë his-torisë së tij. Vetë Çekosllovakia lindi nga drama e Luftës së Mad-he, jetoi dy dhjetëvjeçarë shem-bullorë si një vend demokratik dhe industrial i përparuar, për të rënë më pas nën çizmen e Hitlerit. Pas Luftës së Dytë Botërore doli sërish në dritë, por për një kohë shumë të shkurtër, për të rënë nën thundrën e një tjetër të keqeje shumë të madhe: komunizmit të egër e përçmues. Në vitin 1968 ndodhi tentativa e dështuar për shkëputje nga ky regjim i dhunshëm, por pa sukses. Këtë herë ishin sovje-tikët që ndërhynë brutalisht dhe pa mëshirë. Kjo ulje-ngritje ngjarjesh tronditëse u zhvillua gjatë shtatë dhjetëvjeçarësh. Viti 1989 ishte një shpërthim i jashtëzakonshëm, që kishte brenda diçka magjike.

Veçantia historike e Pragës nuk qëndron vetëm te kalimet e papritura nga drita në hije, që janë të ngjashme në fund të fun-dit edhe me ato të kryeqyteteve të tjera europiane. Me kullat e saj, urat, kështjellën ku banonin magjistare e shtriga, e lumin, Praga ofron shumë më tepër nga sa mund ta mendosh në fi llim. Në këtë qytet, që përbën në vet-vete një skenë gjigante teatrale, realiteti nuk mund veçse të marrë ngjyra teatrale dhe banorët e saj të shndërrohen në aktorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Popujt e vegjël, ata që rrethohen nga kombe të fuqishëm e të pushtetshëm, zakonisht dinë ta shfaqin dinjitetin e tyre në momentet më kyç të historisë. Dhe Praga e vitit 89 pa te Vaslav Havel, që ishte njeri i teatrit, por edhe i aksionit politik njëherazi, një regjisor të shkëlqyer.

Praga në fakt e jetoi këtë vit magjik pak me vonesë, në kra-hasim me vendet e tjera. Kur në Budapest e Varshavë, loja dukej e përfunduar dhe Europa e bota po vlerësonin pasojat e krizës sovjetike, në Çeko-sllovaki, drejtuesit komunistë shpresonin ende se reformat e Mikail Gorbaçovit do ta kishin jetën e shkurtër dhe situata do të ishte kthyer sërish si më parë, pra nën kontrollin e një grushti partiakësh e funksion-arësh komunistë. E megjithatë sinjalet nga Moska flisnin për ardhjen e një tjetër epoke. Por Gustav Husak, Presidenti i ven-dit, një njeri i shkollës së vjetër, shpresoi deri në fund në një rimarrje të Bashkimit Sovjetik dhe kthim të kohëve të vjetra. Në atë vit, Husak ishte 76 vjeç. Ishte sllovak dhe kishte lindur në periferi të Bratislavës ku ende jetonte i ati. Gjatë gjithë jetës kishte qenë një komu-nist dhe nacionalist i zjarrtë sllovak. Si patriot sllovak kishte luftuar kundër regjimit fashist, ndërsa si komunist kontribuoi në eliminimin, pas çlirimit, të Partisë Demokrate që kishte fituar zgjedhjet në Bratislavë. Në vitet 50 përfundon në burg ku do të qëndrojë 13 vjet, prej nga do të dilte me një besnikëri të verbër ndaj Partisë Komu-niste. Si del nga burgu, Husak futet sërish në jetën politike të vendit. Në këto rrethana e sipër akuzon Presidentin e atëhershëm, Novotni, me të cilin ishte armiqësuar për shkak të refuzimit të një kërkese për falje, duke e quajtur “sllavofob”. Si në të gjitha vendet satelit të Bashkimit Sovjetik, edhe në Çeki emërimet për krerët e partive vinin nga Moska. Në momentin kur Kremlini vendos që të mos ta mbështesë më Novotnin, Hu-sak merr mbështetje. Ai qëndroi përkrah Aleksander Dubçekut, gjatë pranverës së Pragës në vi-tin 1968 dhe pas sulmit të sovje-tikëve për të shtypur revoltën në Pragë, ai bëhet njeriu i tyre më i besuar. Për 20 vjet me radhë ai ishte normalizuesi i situatave në vendin e tij. Husak e tradhtoi “Pranverën e Pragës”, por edhe pse ai e shtypi atë për 20 vjet nuk mund ta zhdukte përgjith-monë. Ajo u ringjall kur lideri e priste më pak. Në vjeshtën e vitit 1989, perandoria ishte ende në këmbë. Presidenti Husak dhe sekretari i partisë Jakes shihnin me frikë zhvillimet e vrullshme të vendeve fqinjë. Por zhvillimet më të rëndësishme dhe më të frikshme vinin nga Moska. Era aty kishte ndryshuar dhe kjo po bënte që e gjithë Lindja të liber-alizohej e situata të ndryshonte me muaj. Dukej sikur fantazma e “Pranverës” po qarkullonte nëpër rrugët e Moskës dhe së shpejti do të shfaqej edhe në rrugët e mistershme të Pragës, por këtë herë për të triumfuar, edhe pse në mesin e dimrit.(Shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22812. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22812