PPSH shpall programin e saj te ri per Zgjedhjet 2005!

OROSHI

Primus registratum
Re: PPSH shpall programin e saj te ri per Zgjedhjet 2005!

dhe vazhdojne te tregojne edhe tani
eek.gif
,me nje ndryshim,QE NUK I HA ME KUSH ATO PERRALLA!!!
booki.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: PPSH shpall programin e saj te ri per Zgjedhjet 2005!

Orosh, përrallat sot hahen njësoj si edhe mot, i vetmi dallim është që sot të japin edhe një gotë konjak që ti shtysh!
PPSH është PS-ja dhe jo ndonjë parti tjetër. Në kongresin e 11 të ujqërve u vendos që ata të bëhen dele. Ujku qimen e ndërron por zakonin se harron. Bishti i qenit po bisht qeni mbetet.
Orosh më vigjilent se lumi fle po këta mu tër jo!
Janë eksperta për mashtrime e manipulime, për vjedhje e grabitje, për revolucione e vrasje.
booki.gif
 

OROSHI

Primus registratum
Re: PPSH shpall programin e saj te ri per Zgjedhjet 2005!

Nuk fleme mo plako,por cfar te bajme,te gjitha fushat e jetes jane ne dore te tyre!!!!!
cry.gif
 

Leopardii

Primus registratum
Re: PPSH shpall programin e saj te ri per Zgjedhjet 2005!

O magnet, e fortë është fuqia jote tërheqëse mbi metalet, por më e fortë është fuqia tërheqëse e komunizmit mbi mëndjet e papjekura <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" /> . Ti, me fuqinë tënde tërheq vetëm metalet dhe këta të vijnë pas pa kundërshtim sipas ligjit fizik
smash.gif
. Komunizmi, me demagogjinë e tij të bukur, me fanarin e tij magjik, me premtime që kalojnë çdo dëshirë, gjurmon në errësirë ambiciozët, aventurierët, njerzit e lindur kriminelë, pesimistët, disa naivë të rinj e të reja i fut në kullën e tij të ndritëshme të hekurt, u mbyll derën e daljes njëherë e përgjithmon, u rrëmben ndjenjat e mira që mund të kishin, u zhduk shpirtin, u forcon trupin, u mbush mëndjen me ëndrra të bukura ambicioze, i armatos me thikë me helm dhe pastaj, të mobilizuar i ndërsen kundër njerzve të tjerë, që duan të mbrojnë lirinë, ndjenjat humanitare, burrërinë, nderin, familjen, Atdheun, fenë, zakonet, punën e tyre dhe frutin e saj
shrug.gif
. Dhe me flamurin fallco të puntorit e të bujkut, me parrullën e diktaturës së punëtorëve, mban diktaturën e pak vetëve, zhduk çdo gjë të shenjtë e të vjetër të njeriut, grabit pa fre çdo gjë që i pëlqen për të majmur krerët udhëheqës, var në hu e në litar ose varros të gjallë nëpër kanale ata që nuk i duhen dhe të tjerët i lidh me prangat e urisë dhe të ftohtit, për t'i përdorur si kafshë pune nëpër mure kineze, në piramida egjyptiane dhe nëpër kanalet e hidrocentraleve ruse gjersa të vdesin.
shrug.gif
Ata më me fat që i shpëtojnë rrebeshit, i përplas nëpër birucat e ftohta me çimento, pa dritë, pa zjarr, me një racion buke të thatë, në pritje të japin shpirtin ligjërisht me proces-verbalin e drejtorit të burgut. Por një pjesë e këtyre të privilegjuarve në vënd që të vdesin, çelnikosin më shumë vullnetin e tyre, duan të rrojnë dhe rrojnë. Duan të rrojnë se mendojnë familjet e tyre që vuajnë në kapmin e torturave të ndryshme materiale dhe morale: duan të rrojnë si idealistë dhe mendojnë Atdheun e përbuzur prej vetë shqiptarëve të skllavëruar, duan të mbrojnë qytetërimin njerzor mijravjeçar dhe atë që është më e shtrenjtë për çdo njeri, lirinë, frymën e jetës. Atyre nuk u bën përshtypje tortura nga të ftohtit, ata rrojnë me frymën e shpresës. Jashtë burgut në mure çimentoje, diktatura duhet mbajtur në burgun e madh të popullit, diktatura duhet mbajtur se populli duhet të punojë aq sa t'i mbetet kocka dhe lëkura, të ushqehet aq sa mund të qëndroijë në këmbë, sepse kush punon ha aq sa i caktohet. Diktatura duhet të mbahet me çdo kusht, duhen mishra të reja, viktima të reja kampe dhe burgje të rinj. Në komunizëm çdo gjë është e realizushme. Në qoftë se qëntë reaksionarë që janë nëpër burgje kanë shpresë jete dhe shpëtimi, kundër tyre duhen të gjënden forma të reja dhe novatorët shpërblehen. Të dehur prej urrejtjes artificiale, të entuziasmuar prej gradave dhe dekoratave, të etur për grabitje të tjera, sulmojnë kush e kush të fitojë i pari. Happen procese të tjera dhe natën vonë fillon zhurma e motorrit për të mbuluar britmat e torturave. Druri, shqelmat, kamzhiku, prangat me vidha, ndrydhja e mishrave me pincë, varja në gozhdë, tortura e morrit në kokë, ajo e korrentitr elektrik nuk përdoren më. Duhen gjetur mënyra të tjera të reja të vazhdueshme për të mos patur krizë në realizimin e normës së përditshme si nga polici ashtu dhe nga hetuesi. U çudit burri në ngricërimën e janarit lakuriq në birucën prej çimentoje, se si ujët e ngrirë nën këmbët e tija të zbathura, ai ujë që xhelati novator ja hodhi mbi trupin lakuriq nuk u bë një pjesë kompakte me trupin e tij, por rrodhi nga trupi dhe e përplasi atë në çimento pa ndjenja dhe vajti e u bashkua nën këmbët e tij me truallin po aq të ftohët. Kur u përmënd, u habit që e ndjeu veten gjallë. Dridhej i tëri si purteka në furtunë, kërciste dhëmbët nga të ftohtit dhe hidhej në çimento për t'u ngrohur pak. Kujtoj disa mjekë që kanë vizituar të burgosurit, jo për tu ardhur në nduihmë mjeksore, por për të konstatura gjëndjen e tyre, që kanë thënë se të burgosurit i kanë përmbysur ligjet e shkencës mjeksore dhe bëjnë përjashtim. Në të vërtetë një pjesë e tyre nuk kanë mundur të rezistojnë, ndërsa një pjesë tjetër në kushtet që ka jetuar, duhej të mbaronte medoemos, por vazhdonte të ishte ende në këmbë. Çimentoja është e ftohtë, thotë mëndja e tij, duke u dridhur gjithnjë. Por jo! Akulli është më i ftohtë se çimentoja. Dimri në Siberi është më i ftohtë se akulli. Nuk duhet të harrojmë se dielli i verës do ta shkrijë diellin e Siberisë dhe drita e së vërtetës dhe e Lirisë do të ndriçojë. Magneti do të mbetet magnet, kurse komunizmin do ta shkrijë dielli i qytetrimit njerzor. Si ndër shumë epoka historike, drita e ka shpërndarë errësirën. Liria dhe drejtësia mposhtin skllavërinë dhe mashtrimin. Drita e së vërtetës dhe e Lirisë do ta verbojë atë që do errësirën dhe do t'i hapi sytë atij që i janë verbuar nga magjia e kullës komuniste. Dhe komunizmi do të tregohet si një ëndërr e llahtarshme!
shrug.gif


Feti Selenica, burgu i Vloçishtit 1947
eek.gif

---------------------------------------------


qe ateher e kishte parashikuar shejtani <img src="/pf/images/graemlins/smile.gif" alt="" />

gjeneral lecoje mire fjaline e pare se per ty e postova.
ciaooo
wave.gif
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: PPSH shpall programin e saj te ri per Zgjedhjet 2005!

o <span style="font-weight: bold">Leopardii</span> po deshe parashikim lexo <span style="font-weight: bold">IMPERIALIZMI DHE REVOLUCIONI</span>
 

OROSHI

Primus registratum
Re: PPSH shpall programin e saj te ri per Zgjedhjet 2005!

E ku ka shqiptar qe se ka lexuar IMPERIALIZMI dhe REVOLUCIONI,ah sa skena te bukura dashurie qe kishte, &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; ,pse e ndaloi PPSH kete liber aman
cry.gif
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: PPSH shpall programin e saj te ri per Zgjedhjet 2005!

OROSHI ate liber e ka shkruar shoku Enver Hoxha &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; mos e ngaterro me Aventurat e Hakelberifinit &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Leopardii

Primus registratum
Re: PPSH shpall programin e saj te ri per Zgjedhjet 2005!

gjeneral mos e ndot trurin me libra te tille, thjesht nuk ja vlen.
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: PPSH shpall programin e saj te ri per Zgjedhjet 2005!

Leopardii kam pershtypjen se te lexosh ste ben keq kurre,aq me teper literatura politike. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; nejse...
 

Leopardii

Primus registratum
Re: PPSH shpall programin e saj te ri per Zgjedhjet 2005!

Leopardii kam pershtypjen se te lexosh ste ben keq kurre,aq me teper literatura politike.
eek.gif
nejse...
.......................--------------

gabimi Gjeneral qendron se ti lecon vetem ato qe te pelqejne............... &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: PPSH shpall programin e saj te ri per Zgjedhjet 2005!

ne fakt ashtu eshte...tani po lexoj: &quot;KONSPIRACIONI I MADH KUNDER RUSISE&quot;
 

Leopardii

Primus registratum
Re: PPSH shpall programin e saj te ri per Zgjedhjet 2005!

ne fakt ashtu eshte...tani po lexoj: &quot;KONSPIRACIONI I MADH KUNDER RUSISE&quot;
-----------------
po vazhdove keshtu me &quot;leterature te huaj&quot; do te cojme te Fideli.
 

re artu

Primus registratum
Re: PPSH shpall programin e saj te ri per Zgjedhjet 2005!

o gjeneral i ushtris se cofme mos ka mbaru gjo letrat e meneres dhe andej ku ndodhesh qe paske marr dhe veprat me vete segazetat i ka mbaru populli shqiptar ne vite
 

DFV

Primus registratum
Re: PPSH shpall programin e saj te ri per Zgjedhjet 2005!

O Gjeneral, po PPSH=se akoma nuk i ka ikur era e m...
qe te kuterbon ne te kater anet e vendit, ti na moralizon idet e leninit dhe te Enverit tend.
Te jesh i sigurte se te gjithe ata qe zene rrugen e PPSh=se si Nikolla Caushesku me te shoqen do perfundojne.
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: PPSH shpall programin e saj te ri per Zgjedhjet 2005!

Sa me shume i njoh njerezit,
aq me shume i dua kafshet!
(Mark Tuein) &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

DFV

Primus registratum
Re: PPSH shpall programin e saj te ri per Zgjedhjet 2005!

Gjeneral cudi! Nga pergjigjet qe jep nuk duket te jesh komuniste.
Shiko me duket se po tall b.... me ne!!!!!
 

OROSHI

Primus registratum
Re: PPSH shpall programin e saj te ri per Zgjedhjet 2005!

Eshte komunist por jo nga ata te &quot;dizetenjeshit&quot; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; ,ka edhe te mire mo DFV (rrrrrrrrr)
cry.gif
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: PPSH shpall programin e saj te ri per Zgjedhjet 2005!

po mir me, me nxjerr program te ri PPSH-ja s'te duket e tallme ty? imagjino, kryetari partise tu lexu tere solemnitet programin pa i mshtet fare brrylat ke tavolina e pa i ngrejt fare syzet qe jane tu i rreshkit nga hunda.....leje leje...
 

Leopardii

Primus registratum
Re: PPSH shpall programin e saj te ri per Zgjedhjet 2005!

gjenerali ben vetem provokazion me temen qe ka hapur.
nuk e ka seriozisht,se as vete nuk beson ne PPSh. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: PPSH shpall programin e saj te ri per Zgjedhjet 2005!

Leopardii ishte i vetmi qe e kapi situaten....sa te jete PPSH dhe PKSH ne kete nivel skom per ti votu kurre.Me mire votoj per Teodor Laçon &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 
Top