PPSH shpall programin e saj te ri per Zgjedhjet 2005!
P R O G R A M I
I
PARTISË SË PUNËS TË SHQIPËRISË
Hyrje
Partia e Punës e Shqipërisë ( PPSH ), si vazhdim i drejtëpërdrejtë i Partisë Komuniste të Shqipërisë ( PKSH ), është themeluar në Tiranë, më 8 nëntor 1941, nga komunistët shqiptarë me shokun Enver Hoxha në krye.
Partia e Punës e Shqipërisë ka meritën historike të organizimit, të udhëheqjes dhe të fitores së Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar mbi pushtuesit nazifashistë dhe duke qenë në pushtet, për afro pesë dekada, edhe të arritjeve në ndërtimin e socializmit në Shqipëri, në kushtet e rrethimit të egër imperialisto- revizionist.
Përvoja e PPSH-së në ndërtimin e socializmit dhe në luftën kundër imperializmit, oportunizmit e revizionizmit modern përbën një kontribut të çmuar në zbatimin e filozofisë marksiste-leniniste dhe të praktikës së socializmit shkencor. Kjo përvojë angazhon komunistët shqiptarë për të parë thellë e më përgjegjësi shkaqet objektive e subjektive, të brendëshme e të jashtëme, që hapën rrugën e ndryshimeve kundërrevolucionare të dirigjuara nga Ramiz Alia dhe çuan në përmbysjen e socializmit në Shqipëri pas vdekjes së Enver Hoxhës.
PPSH udhëhiqet nga marksizëm-leninizmi, mësimet e Marksit, Engelsit, Leninit, Stalinit dhe Enver Hoxhës. Me veprimtaritë e saj ajo ka provuar se populli shqiptar, me komunistët në ballë, mund të mbështetet për zhvillimin e vendit, në radhë të parë, në forcat e brendëshme mendore e materiale, në bashkëveprim me faktorët pozitivë të jashtëm.
PPSH është forca e vetme politike revolucionare e vendit që lufton për interesat e klasës punëtore, të fshatarësisë e të masave të tjera punonjëse dhe mbron me konsekuencë historinë, kulturën, moralin, traditat përparimtare e revolucionare të popullit shqiptar, demokracinë popullore dhe vlerat e socializmit shkencor, të drejtat civile dhe sindikale. PPSH i çmon të papajtueshme interesat midis shfrytëzuesve dhe të shfrytëzuarve, është kundër çdo lloj shtypjeje e shfrytëzimi dhe e sheh socializmin të lidhur ngushtë me luftën klasore, me shtetin e punëtorëve dhe të fshatarëve, me demokracinë proletare, me mbrojtjen e lirisë dhe të pavarësisë së atdheut. Ajo është e vendosur në pikëpamjen e saj se strategjia e imperializmit kundër socializmit, siç thekson shoku Enver Hoxha, nuk ka ndryshuar dhe se socializmi nuk dështoi por u tradhëtua. Ka ndodhur vetëm një kthim mbrapa, një ndërprerje e përkohëshme në proçesin e zhvillimit revolucionar botëror. Është kapitalizmi rendi që e ka jetuar epokën e vet dhe ndodhet në fazën e tij të fundit-imperializëm, i cili, siç e ka thënë V. I. Lenini, është vigjilja e revolucionit socialist.
PPSH është pjesë e lëvizjes komuniste marksiste-leniniste botërore dhe jep kontributin e vet për organizimin e forcimin e saj, i përmbahet parimit të internacionalizmit proletar, të bashkëpunimit e solidaritetit ndërkombëtar dhe përmbush me konsekuencë detyrimet ndërkombëtare.
Qëllimi i afërt i PPSH-së është rivendosja e pushtetit popullor dhe ndërtimi i socializmit.
Qëllimi i fundit i saj është ndërtimi i shoqërisë komuniste.
OBJEKTIVAT PROGRAMORË TË PPSH-së.
- Ndërtimi i rendit shtetëror demokratik popullor, me legjislacion në shërbim të interesave të masave të gjëra popullore.
- Vendosja e rendit ekonomik socialist, bazuar në pronën shoqërore (shtetërore), në pronën kolektive ( të grupit ) dhe atë private, duke u dhënë përparësi dy formave të para.
- Mbrojtja e identitetit kulturor shqiptar, nëpërmjet zhvillimit të arsimit e kulturës dhe letërsisë e arteve, mbështetur në tabanin kombëtar.
- Zbatimi i një politike të jashtëme parimore marksiste-leniniste, që synon zhvillimin e Republikës së Shqipërisë, mbrojtjen e lirisë dhe pavarësisë, të sovranitetit dhe integritetit të saj.
- Mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në diasporë dhe të emigrantëve, si dhe zgjidhja në mënyrë përfundimtare e çështjes kombëtare shqiptare.
I. PËR SHTETIN E DEMOKRACISË POPULLORE.
Partia e Punës e Shqipërisë niset nga teza se " Pushteti buron nga populli dhe i takon popullit ". Synimi politik i saj është ndërtimi në Shqipëri i rendit shtetëror demokratik popullor.
" Demokracia pluraliste " ose " demokracia borgjeze ", siç e ka emrin e vërtetë, për PPSH-në është demokraci për borgjezinë dhe diktaturë për masat e gjëra punonjëse. Partitë politike borgjeze që servirin këtë lloj " demokracie " përfaqësojnë interesat klasore të shtresave të ndryshme të klasës së borgjezisë së re shqiptare në formim, mbrojnë marrëdhëniet kapitaliste në prodhim dhe shtypjen e shfrytëzimin e njeriut prej njeriut. Në duart e këtyre partive pushteti është vegël e pakicës për të shtypur shumicën dhe aspak i interesuar për zgjidhjen e halleve dhe shqetësimeve të popullit. Premtimet e tij mbeten përjetësisht slogane propogandistike të borgjezisë për të vënë në gjumë masat punonjëse dhe për t'i mbajtur ato sa më larg synimeve për marrjen e pushtetit politik.
PPSH është për rivendosjen e pushtetit popullor, themelin e të cilit e përbën aleanca e klasës punëtore me fshatarësinë punonjëse. Ky është i vetmi pushtet që i siguron popullit qeverisjen e vendit me anë të organeve të zgjedhura, siç ishin këshillat popullorë dhe përfaqësuesit e tij në të gjitha nivelet e pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe juridik.
PPSH është për vartësinë e ekzekutivit nga legjislativi, për ndarjen e pushteteve dhe për kontrollin e tyre nga populli, në bazë të një legjislacioni solid, të ngritur mbi ligjin themelor - Kushtetutën e vendit ; është për institucionalizimin e llogaridhënies të ekzekutivit para legjislativit - organeve të zgjedhura nga populli dhe për një administratë shtetërore të manovrueshme, me specialistë të arsimuar e të kualifikuar, me përvojë e të pakorruptuar.
PPSH, në bashkëbisedim të drejtëpërdrejtë me popullin, nëpërmjet shtypit të saj dhe çdo mundësie tjetër në kuadrin e demokracisë borgjeze, demaskon natyrën shtypëse dhe shfrytëzuese të shtetit borgjez dhe shpall se, si përfaqësues i interesave të të pasurve, ky shtet asnjëherë nuk mund të demokratizohet e të ndryshojë në thelbin e tij. Ajo punon t'i bindë masat se pushteti i tyre i vërtetë është demokracia proletare, socialiste dhe nuk ushqen asnjë iluzion për sigurimin e saj nëpërmjet reformave borgjeze.
Partia e Punës e Shqipërisë është forcë e pavarur politike. Në kushtet e sistemit shumëpartiak ajo mund të bashkëpunojë me subjekte të tjera politike, demokratike e përparimtare të spektrit të majtë, me organizata shoqërore e sindikata, që mbrojnë lirinë e pavarësinë e atdheut, interesat e punëtorëve dhe të fshatarëve, të inteligjencës dhe të masave të tjera popullore, që punojnë për progresin ekonomik e shoqëror të vendit dhe që kundërshtojnë shtypjen e shfrytëzimin kapitalist ; është për dialogun luajal e konsultimin me këto forca për zgjidhjen e problemeve të rëndësishme kombëtare dhe për bashkimin e popullit " pa dallim feje, krahine e ideje ", siç ishte Fronti Demokratik në vitet e socializmit. Në këtë kuadër PPSH ruan kurdoherë identitetin, individualitetin dhe pavarësinë e vet politike, ideologjike e organizative.
PPSH është kundër çdo force politike antikombëtare dhe që ushqen fashizmin, terrorizmin, si dhe kundër atyre që kanë për flamur antikomunizmin ; është kundërshtare e vendosur ndaj organizatave, partive e grupimeve politike me prirje të djathta neofashiste, siç janë ato që bashkëpunuan me pushtuesit fashistë në vitet e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.
II. QËNDRIMI NDAJ PRONËS DHE RENDIT EKONOMIK.
PPSH është për vendosjen e rendit ekonomik socialist, i cili bazohet në pronën shoqërore ( shtetërore ), pronën kolektive ( të grupit ) dhe në pronën private, u jep përparësi dy formave të para dhe i përmbahet politikës ekonomike socialiste për shndërrimin e Shqipërisë në një vend industrial socialist me bujqësi e blegtori të zhvilluar.
Përmbysja e superstrukturës socialiste në Shqipëri, më 1991-1992, u pasua me përmbysjen e bazës ekonomike të socializmit dhe vendosjen e marrëdhënieve kapitaliste në prodhim. Politika antipopullore dhe antikombëtare e " nivelit zero ", që zbatoi borgjezia e ardhur në pushtet, shkatërroi ekonominë kombëtare, pronë e të gjithë popullit, e krijuar me gjakun dhe djersën e tij në vitet e socializmit, goditi rëndë dhe shpërndau klasën punëtore, çorganizoi tërësisht fshatarësinë dhe e futi popullin në një krizë të gjithanëshme.
PPSH denoncon shkatërrimin barbar dhe grabitjen e pronës shtetërore e kooperativiste ; është kundër privatizimit total të ndërmarrjeve të vogla, të mesme e të mëdha ; dënon politikat e sabotimit të veprimtarisë prodhuese në fabrika, uzina, kombinate e miniera, me preteksin dhe logjikën pseudoekonomike se ato nuk janë rentabël, politika këto që i hedhin në rrugë dhe i kthejnë punëtorët shqiptarë në argatë të sipërmarrësve kapitalistë, duke i bërë këta të fundit zotër të kësaj pasurie, me forma nga më kriminalet.
PPSH është për riaktivizimin e ndërmarrjeve industriale të dëmtuara nga vala e shkatërrimeve " demokratike " ose të mbyllura si " jo rentabël ", siç janë ato të minierave të bakrit, kromit, hekurnikelit, qymyrgurit, tekstileve, plehrave dhe lëndëve kimike, etj ; kërkon rivënien në punë të fabrikave të shkrirjes, të përpunimit e të pasurimit të mineraleve, të Kombinatit Metalurgjik ; vazhdimin e punës kërkimore-shkencore për naftën, gazin dhe mineralet e tjera ; mbështet zhvillimin e energjitikës si sektori kryesor për zhvillimin e të gjitha degëve të ekonomisë, rritjen e efektivitetit të kapaciteteve egzistuese, vënien në punë të termocentraleve dhe ndërtimin e hidrocentraleve dhe termocentraleve të rinj. Ajo e sheh zhvillimin e industrisë si kusht kryesor për rritjen e organizimin e klasës punëtore dhe realizimin e misionit të saj historik.
PPSH kërkon, në emër të interesave të popullit, që krijuesve të të mirave materiale - punëtorëve e fshatarëve, t'u kthehet haku i djersës së derdhur gjatë viteve të socializmit, i grabitur drejtëpërsëdrejti ose tërthorazi me anë spekullimesh, ryshfetesh dhe " marifeteve " të tjera të shtetit borgjez, i cili mbahet në këmbë me paratë e siguruara nga privatizimi dhe " ndihmat " që i jep bota, por që në fakt janë zinxhirë në qafën e çdo shqiptari të varfër. Kërkon, gjithashtu, të vihen para përgjegjësisë ata që shitën pasurinë kombëtare dhe frymëzuan, organizuan e udhëhoqën shkatërrimin e vendit.
PPSH dënon shitjen e tokës, të pasurive nëntokësore dhe të sektorëve strategjikë të huajve dhe këmbëngul që toka, pyjet, ujrat, pasuritë nëntokësore, energjitika, bankat e financat, telekomi, transporti detar, ajror dhe hekurudhor, ndërmarrjet e tjera industriale me rëndësi strategjike dhe institucionet arsimore, kulturore e shëndetësore, që i përkasin gjithë popullit, të mbeten pronë shtetërore, pasuri kombëtare.
PPSH e vlerëson bujqësinë si njerën nga dy degët kryesore të ekonomisë kombëtare. Ajo dënon shkatërrimet që u bënë në sektorin e bujqësisë dhe grabitjen e pasurisë së kooperativave bujqësore, të NB-ve dhe të SMT-ve, gjatë viteve nëntëdhjetë ; kërkon që, nëpërmjet politikave fiskale e doganore, të mbrohet e favorizohet prodhimi vendas, duke ulur çmimet e karburanteve, të mjeteve mekanike për bujqësinë, të farërave e të plehërave kimike, të insekticideve e pesticideve ; lufton të ndihmohen fshatarët nga shteti me kredi për rigjenerimin e sistemit ujitës, për ngritjen e impjanteve dhe të fabrikave të vogla të përpunimit të prodhimeve bujqësore e blegtorale, për ngritjen e infrastrukturës dhe përmirësimin e jetesës në fshat.
PPSH është kundër kthimit të pronave bejlerëve e çifligarëve, nisur nga parimi: " Toka i përket atij që e punon ", si edhe nga përmbajtja e ligjit mbi Reformën Agrare të vitit 1946. Ajo është për një rend ekonomiko-shoqëror pa taksa e tatime, me shërbime komunale e urbane të imbursuara nga shteti. Në kushtet aktuale duhet të ketë tatime progresive për tregëtarët e mëdhenj e të mesëm, për pronarët që shfrytëzojnë punën me mëditje të argatëve. Fshatarët me pak tokë e bagëti dhe tregëtarët e vegjël nuk duhet të tatohen, ashtu siç nuk duhet të ketë tatim mbi pagën, me përjashtim të pagave të larta.
PPSH i përmbahet tezës se zhvillimi i ekonomisë kombëtare lidhet ngushtë me kooperimin brenda dhe midis degëve të ekonomisë. Ajo u rekomandon fshatarëve të gjejnë forma bashkimi e kooperimi vullnetar për rritjen e prodhimit dhe për t'u bërë ballë rrënimit e gllabërimit prej prodhimit të madh kapitalist. Në këtë kuadër komunistët përkrahin edhe kooperimin në nivel ndërkombëtar, sipas parimit të leverdisë reciproke e të mos ndërhyrjes në punët e brendëshme të sejcilit vend, larg synimeve skllavëruese të shteteve dhe monopoleve kapitaliste.
III. QËNDRIMI NDAJ PROBLEMEVE SHOQËRORE.
Socializmi është rendi që ve në plan të parë e plotëson interesat e masave popullore, i çliron ato prej shtypjes e shfrytëzimit kapitalist dhe realizon e respekton në praktikë liritë e të drejtat e njeriut.
Duke qenë në parim përkrahëse e vendosur e ligjit universal për liritë dhe të drejtat e njeriut, PPSH thekson se ky ligj në kapitalizëm shpallet për propogandë e demagogji, i shmanget djallëzisht objektivit dhe nuk gjen zbatim realisht në veprimtaritë praktike të shtetit, duke filluar nga respektimi dhe realizimi i së drejtës për punë.
PPSH ngre zërin e protestës kundër privimit së klasës punëtore nga e drejta e pronësisë mbi mjetet e prodhimit, të krijuara me djersën dhe gjakun e saj ; dënon hedhjen në rrugë të punëtorëve e të specialistëve të kualifikuar të prodhimit ; denoncon politikat që i kanë detyruar ata të braktisin atdheun e tyre duke i shndërruar në argatë rrugëve të botës për bukën e gojës ose në shërbëtorë të të huajve në vendin e vet. Ajo akuzon për qëndrimet antipunëtore krerët sindikalistë, të cilët janë bërë tellallë të borgjezisë për të nënshtruar dhe përjetësuar shtypjen dhe shfrytëzimin e punëtorëve ; përkrah fuqimisht lëvizjen e klasës punëtore në shkallë ndërmarrjeje, rrethi e vendi, në mbrojtje të interesave e aspiratave të saj ; mendon se edhe nëpunësit e vegjël e të mesëm, ushtarakët e gradave të ulta e të mesme dhe punonjësit e tjerë buxhetorë, intelektualët, artistët dhe sportistët duhet të organizohen e të bashkohen me lëvizjet revolucionare të klasës punëtore e të masave të tjera punonjëse. Asnjë politikë nuk mund të ketë sukses dhe nuk mund të garantojë stabilitetin e vendit pa u zgjidhur drejt problemet që kanë të bëjnë me gjëndjen e klasës punëtore dhe me shkallën e realizimit të aspiratave të saj.
PPSH është luftëtare e emancipimit të gruas dhe mbrojtëse e barazisë ekonomike, politike e shoqërore të gruas me burrin, mbrojtëse e interesave të rinisë. Shteti duhet të garantojë : mbrojtjen e jetës, si e drejta numur një në kapitullin e të drejtave dhe lirive të njeriut, të familjes, të pasurisë së krijuar me djersë dhe të banesës ; zhdukjen e shkaqeve ekonomike e shoqërore që lindin e favorizojnë papunësinë, krimin, korrupsionin, kontrabandën, degradimin moral e fizik të njeriut, të rinisë në veçanti, që sot janë bërë plagë të rënda shoqërore dhe dukuri të zakonshme në jetën e shoqërisë kapitaliste shqiptare.
PPSH hedh poshtë falsitetin e shtetit " mbiklasor " dhe " reformat " që gjoja
" do t'ju sigurojnë " shqiptarëve të gjitha liritë e të drejtat themelore dhe " do t'i kthejnë " ata në " pronarë e zotër të fateve të veta " ; dënon mbrojtjen nga ana e shtetit të atyre shtresave që u pasuruan duke vjedhur pasurinë kombëtare gjatë realizimit të kundërrevolucionit ; dënon borgjezinë në pushtet, e cila ua ka shitur vendin të huajve për interesa egoiste e pasurimi ; është kundër çdo politike shtetërore e partiake në favor të kësaj borgjezie.
IV. PËR ARSIMIN, KULTURËN, SHKENCËN DHE SHËNDETËSINË.
Partia e Punës e Shqipërisë në lëmin e arsimit, kulturës e shkencës ka si objektiva madhorë përtëritjen e traditave të viteve të socializmit, vazhdimin e kursit të shndërrimit të Shqipërisë në një vend me arsim masiv të nivelit bashkëkohor, me kulturë, art, letërsi e sporte të zhvilluara, me shkencë e dije në shërbim të prodhimit e të jetës së popullit, me edukatë qytetare e moral proletar socialist.
PPSH është për atë që sistemi arsimor të jetë shtetëror, kombëtar, laik ; arsimi tetëvjeçar të jetë i detyrueshëm dhe të shkohet drejt arsimit të mesëm të detyrueshëm, si në vitet e socializmit. Ajo kërkon që shteti të subvencionojë për tekstet e mjetet mësimore, të përballojë shpenzimet për ndërtimin, paisjen dhe mirëmbajtjen e institucioneve arsimore ; legjislacioni e aktet nënligjore për arsimin e shkollën të përmbajnë detyrimin e shtetit për arsimimin e lirë, të përgjithshëm e falas të popullsisë, me përmbajtje shkencore e kombëtare, dhe që t'ju jepet përparësi bijve të punëtorëve e fshatarëve dhe përkrahje e veçantë fëmijëve e të rinjve me talent e dhunti të spikatura. Për komunistët arsimi elitar, karakteristik për shoqërinë e ndarë në klasa antagoniste, është i papranueshëm.
PPSH udhëhiqet nga teza se kultura i takon popullit dhe, si e tillë, ajo është një forcë emancipuese e qytetëruese për kombin ; kërkon që shteti të kujdeset për zhvillimin dhe përhapjen e saj në çdo skaj të vendit, në të gjitha shtresat e popullsisë, që shkenca t'i shërbejë përparimit ekonomik, shoqëror, kulturor dhe progresit të teknikës e teknologjisë, studimit të gjuhës e kulturës kombëtare, problemeve madhore shoqërore e të historisë së Shqipërisë. Institucionet e Akademisë së Shkencave duhet të jenë shtetërore dhe shteti të përballojë shpenzimet për mbajtjen dhe zhvillimin e veprimtarive kombëtare në fusha të ndryshme të shkencës.
PPSH është për zhvillimin e letërsisë dhe të arteve realiste, me fizionomi kombëtare dhe frymë popullore, mbron lirinë e krijimtarisë dhe të kritikës, është kundër letërsisë dhe arteve çoroditëse dhe komercializimit të tyre, kundër moralit borgjez. Edukimi fizik duhet të përbëjë një angazhim të madh për të ardhmen e kombit.
PPSH mban në qendër të vëmëndjes kujdesin për njeriun, kapitalin më të çmuar, është që shërbimi shëndetësor të jetë falas dhe sa më afër popullit, si në vitet e pushtetit popullor.
PPSH është kundër obskurantizmit dhe spekulimeve teologjike dhe ka si objektiv edukimin e njerëzve me botëkuptimin shkencor materialist dialektik. Ajo dënon përdorimin e fesë për qëllime përçarëse apo për t'ju shërbyer politikave fondamentaliste e çkombëtarizuese. Komunistët i respektojnë njerëzit që besojnë dhe nuk janë inkuizitorë të tyre. Karakteri laik i shtetit dhe i shkollës duhet të gjejë mishërimin e tij në veprimtarinë e shtetit dhe në jetën e shkollës. Feja duhet të jetë e ndarë nga shteti dhe nga shkolla.
V. POLITIKA E JASHTËME.
PPSH është për një politikë të jashtëme të pavarur e parimore marksiste-leniniste, që synon zhvillimin demokratik e socialist të Republikës së Shqipërisë. Ajo ka në themel interesat kombëtare, sigurimin e lirisë, të pavarësisë e të integritetit të Atdheut dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në diasporë, në Çamëri dhe të emigrantëve.
PPSH i vlerëson zhvillimet që kanë ndodhur në trojet etnike shqiptare në Kosovë, në Maqedoni e në Mal të zi, por çështja kombëtare shqiptare nuk është zgjidhur, prandaj edhe përbën për të një objektiv madhor. Kjo zgjidhje do të vendoset nga vetë shqiptarët.
Politika e jashtëme e PPSH-së mbështetet në të drejtën e kombeve për vetëvendosje, e drejtë kjo e njohur dhe e pranuar edhe nga institucionet e organizmat ndërkombëtare ; i përmbahet parimit të mosndërhyrjes në punët e brendëshme të shteteve të tjera ; njeh të drejtën sovrane të popujve për të zgjedhur vetë formën e qeverisjes dhe rendin shoqëror e shtetëror ; është për politikën e fqinjësisë së mirë, të miqësisë e të bashkëpunimit me të gjithë popujt e botës dhe kundër izolimit në vetvehte. PPSH është e pikëpamjes se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian e në NATO e vë vendin tonë edhe më shumë në vartësi të imperializmit. Ajo kundërshton përdorimin e forcës dhe çdo trysni të jashtëme, që cënon sovranitetin e kombeve e të popujve ; është kundër bazave ushtarake të huaja, kundër aleancave ushtarake agresive, kundër aderimit të Shqipërisë në këto aleanca dhe kundër vënies së teritorit dhe potencialeve të saj në shërbim të këtyre bazave e aleancave. Komunistët janë për ndalimin dhe asgjësimin e armëve të shfarosjes në masë dhe përkrahin çdo nismë të ndershme për çarmatim të përgjithshëm e të plotë.
PPSH përkrah nismat për rritjen e rolit OKB-së dhe demokratizimin e saj ; kundërshton shndërrimin e kësaj Organizate në mashë për arritjen e qëllimeve mbizotëruese të shteteve të mëdhenj e të fuqishëm ; dëshiron një Europë paqësore të prirë drejt kooperimit ekonomik, bashkëpunimit kulturor dhe marrëdhënieve tregëtare me interes të ndërsjelltë.
Mbrojtjen e Atdheut komunistët e kanë detyrë të shenjtë dhe e mbështesin atë, në radhë të parë, në masat popullore, në atdhetarinë dhe trimërinë e tyre tradicionale. PPSH është kundër vënies së forcave të armatosura, të organeve të rendit e të sigurimit kombëtar, nën kontrollin dhe komandën e të huajve dhe i konsideron si domosdoshmëri vigjilencën e luftën kundër agjenturave të huaja në vendin tonë. Ajo e vlerëson si fyerje të rëndë për popullin nënshtrimin dhe mungesën totale të pavarësisë të organeve të shtetit shqiptar ndaj shteteve të tjera dhe organizmave ndërkombëtare.
PËRMBYLLJE
Ky Program është hartuar në përshtatje me rrethanat aktuale, kur në Shqipëri ka ndodhur proçesi kundërrevolucionar i kthimit mbrapa nga socializmi në kapitalizëm.
Programi është i detyrueshëm për të gjithë anëtarët e Partisë, organizatat dhe forumet e saj, të cilat nuk kanë të drejtë të marrin vendime e të përcaktojnë detyra në kundërshtim me të apo ndryshe nga ç'parashikohet prej tij.
Është gjithashtu e drejtë ekskluzive dhe detyrë e komunistëve, organizatave dhe forumeve të Partisë së Punës të Shqipërisë, që ta përmirsojnë atë në përshtatje me situatat e reja kombëtare e ndërkombëtare.
--------------------------------------------------------------------------------
http://www.ppsh.org