POSHTE GREQIA , RROFTE SHQIPERIA

ALSO

Primus registratum
Re: POSHTE GREQIA , RROFTE SHQIPERIA

Per te qeshur dhe per te qare!Para disa kohesh,ne ANTENA1 (TV privat grek) u be nami se ne akropol vizitoreve u shitej...........uje SHQIPTAR "GLINA"!Emisioni ne fjale,"KALIMERA ELADA"(Miredita greqi)filloi te zhbironte si u dha leja per shitje kush e sha lejen pse shitet ne kete cmim etj etj.....sa per komentet e te intervistuarve,ato mund ti marre vesh me mend gjithe secili prej nesh!!
 

arterie

Primus registratum
Re: POSHTE GREQIA , RROFTE SHQIPERIA

Diku me lart eshte kerkuar nje zgjidhje per prezencen dhe peshen greke ne ekonomine dhe politiken shqiptare. Gjithcka eshte pune interesash dhe ne qofte se supozojme qe Greqia do te heqe dore nga prezenca e saj ne Shqiperi ( qe ju garantoj qe nuk do ndodhe) do dale dikush tjeter, ndoshta pak me i pranueshem se Greqia por ne vlera te pergjithshme i njejte. Atehere, kush eshte pergjigjja e ketij problemi?
Une personalisht e besoj se zgjidhja e vetme e problemit bazohet vetem ne faktin interes.

NE MOMENTIN QE INTERESI I VETE POPULLIT SHQIPTAR, BRENDA EDHE JASHTE KUFIJVE, PER SHQIPERINE DHE GJITHCKA QE LIDHET ME TE DO JETE ME I MADH SE INTERESI I CDO VENDI TJETER NDAJ SHQIPERISE(perfshi se pari Greqine) ATEHERE DO KEMI ZGJIDHJEN E GJITHE PROBLEMEVE TUAJA TE MESIPERME.

Se si edhe se qysh arrihet ai nivel intersi ate nuk mund ta deshifroj dhe as ta zgjidh as une e as ndonje tjeter i vetem ketu ne AF.
---------------------------
Ju pershendes per ringjalljen o shqipetare.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: POSHTE GREQIA , RROFTE SHQIPERIA

Fillimisht postuar nga ALSO:
[qb] Per te qeshur dhe per te qare!Para disa kohesh,ne ANTENA1 (TV privat grek) u be nami se ne akropol vizitoreve u shitej...........uje SHQIPTAR "GLINA"!Emisioni ne fjale,"KALIMERA ELADA"(Miredita greqi)filloi te zhbironte si u dha leja per shitje kush e sha lejen pse shitet ne kete cmim etj etj.....sa per komentet e te intervistuarve,ato mund ti marre vesh me mend gjithe secili prej nesh!! [/qb]
ne fakt nuk ka asnje kuptim qe greqia te importoje glina e te exportoje zagori tek ne

jane konsume te kota- transporti- dogana (pagat e doganiereve jo taxa)etj etj

greket e kane kuptuar
pse te mos e kuptojme dhe ne?

ne fund te fundit nuk mund te justifikohet kjo as me deshiren per diversitet te konsumatorit
po flasim per uje te thjeshte
shrug.gif
 

Arbana Mali

Primus registratum
Re: POSHTE GREQIA , RROFTE SHQIPERIA

ATHINE (9 Tetor 2003)

Sipas raportit secret të policisë greke, të cilin e nxjerr në dritë gazeta proqeveritare "To Vima", krimi i organizuar gjatë dy viteve të fundit ka marrë përmasa shqetësuese dhe aferat përkatëse kanë shënuar gjatë periudhës në fjalë një rritje prej 100 përqind. Raporti ka shqyrtuar vetëm rastet që i përkasin zonës së gjerë të kryqytetit dhe rrethinave të tij, për të kumtuar përfundimin se në këtë zonë krimi i organizuar kontrollohet nga 6 grupe të mëdha, me më shumë se 100 pjesëtarë. Në trafikun e drogës është konstatuar rritja e bashkëpunimit ndërmjet trafikantëve grekë dhe karteleve kolumbiane të drogës, por edhe grupeve të organizuara në Holandë dhe Spanjë.

Po ashtu raporti konfirmon lidhjet e ngushta ndërmjet trafikantëve grekë dhe atyre shqiptarë, kryesisht në trafikun e kanabisit dhe të heroinës. Një tjetër biznes tepër fitimprurës është ai i kontrabandës së cigareve. Shumë nga rrjetet e prostitucionit preferojnë t'i investojnë fitimet e tyre në bursën e Athinës, vërehet në raport.

www.BBC.com
 

Arbana Mali

Primus registratum
Re: POSHTE GREQIA , RROFTE SHQIPERIA

Viktima te tjera ne Greqi

Një aksident i dyshimtë i merr jetën ish-agjentit sekret shqiptar në qëndër të Selanikut. Ngjarja ka ndodhur në 2 tetor 2003 ku është vrarë aksidentalisht në Greqi ish-oficeri i SHIK-ut Mitat Mersinllari, 47 vjeç. Vrasja e tij është mbuluar me mister, ndërsa vëllai dhe shokët e tij, këmbëngulin për një vrasje shtetërore të projektuar mirë dhe jo për një aksident automobilistik të zakonshëm.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh kështu, tha vëllai i tij Mersin Mersinllari, pedagog në Universitetin e Tiranës. Sipas familjarëve dhe shokëve të tij, aksidenti mund të ketë lidhje me të shkuarën e tij si oficer i Shërbimit Sekret Shqiptar (SHIK), detyrë që ai e ushtroi deri në vitin 1997. Mitati, njëkohësisht njihej edhe si veprimtar politik në Greqi dhe merrte pjesë në aktivitete të tilla.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, por në emër të mbledhjes së provave dhe fakteve, e ka vonuar rreth dy orë dërgimin e Mitatit në spital, i cili ishte jo më larg se 200 metra. Sipas variantit të policisë, Mitati është goditur nga një makinë me targë NZN 2698 e drejtuar prej 18-vjeçares Theofili Zeropulos, e bija e çifutit Jakov. Policia thotë se makina e ka goditur Mitatin në rrethana të paqarta, por, ndërkohë, ajo nuk e ka kapur autorin e ngjarjes. Makina, menjëherë pas goditjes, ka ikur nga vendngjarja, duke e lënë viktimën të shtrirë përtokë. Pas ngjarjes tragjike, aty ka shkuar ekipi hetimor, i cili ka marrë me vete të gjitha provat e krimit, dhe si përfundim i ka lënë fajin viktimës. Ekspertët policorë nuk kanë deklaruar rrethanat e këtij krimi, duke u mjaftuar me mbrojtjen e autorit të krimit.

Vëllai i viktimës, por edhe disa prej shokëve të Mitatit, këmbëngulin se krimi ishte i planifikuar dhe se në timonin e makinës nuk ishte 18-vjeçarja, por i babai i saj, i cili jashtë çdo mundësie ka goditur shqiptarin për vdekje dhe më pas është larguar qetë-qetë pa u ndjekur nga policia dhe nga askush.

Mitati ka qëndruar i shtrirë në asfalt rreth dy orë, pra nga ora 21.30 deri në 22.45, kur ai u dërgua në spital. Pasi u dërgua në spital, ai mori ndihmën e parë, por vdiq në orën 22.30. Nëse policia do ta kishte marrë menjëherë në vendngjarje, sipas burimeve shqiptare, ai do të kishte shpëtuar, por miqtë e tij këmbëngulin se ai u la aty për të vdekur me çdo kusht. Një detaj tjetër, për të cilin këmbëngulet, është fakti se policia e Selanikut nuk e lajmëroi konsullatën shqiptare, derisa për këtë u kujtuan shokët e Mitatit. Konsullata, pasi i bëri telefon policisë dy ditë më pas konfirmoi vdekjen e Mitat Mersinllarit. Kur shefi i konsullatës kërkoi shpjegime për mosinformimin, zyrtari i policisë tha se ne nuk e dinim numrin e telefonit. Shokët e Mitatit thanë se kur e kërkuan kufomën e shokut të tyre, polica e fshihte. Bashkë me kufomën policia, sipas tyre, ka zhdukur edhe provat e krimit, duke krijuar pseudoprova të tjera. Policia i dha të shoqes së Mitatit rroba pa gjak, një portofol me 40 euro dhe lejën e vjetër të qëndrimit. Gruaja e tij nuk di greqisht, kështu që ajo firmosi për marrjen e këtyre gjërave, pa ditur se policia po përdorte një mekanizëm për fshehjen e provave të së vërtetës. Ne kërkojmë drejtësi. Po ata që thanë se djali nga Hasi u vra nga plumbi që bëri rikoshetë në ajër, thanë se vëllai im u vra aksidentalisht. Por hetimet për djalin nga Hasi treguan se ai u vra me qëllim, ashtu siç gjurmët e krimit për vëllanë tim u fshehën për të bërë fajtor viktimën, shprehet i revoltuar Mersini.

Dy emigrantë korçarë kanë nderruar jete gjithshtu dje pas një aksidenti në kryeqytetin grek, Athinë. Burimet nga qyteti i Korçës bëjnë të ditur dje se, dy viktimat, Vaskë Ceci dhe Romeo Treni, banues në qytetin e Korçës, pësuan fundin tragjik gjatë një përplasjeje mes automjetesh në një autostradë në dalje të Athinës.

Në morgun e Selanikut, që prej dy muajsh vazhdon të dergjet trupi i pajetë i një shqiptari nga Gjirokastra. Quhet Jorgo Vasili. Këtë e dëshmon për gazetën prof. Mersin Mersnillari. Kur unë shkova të merrja trupin e vëllait, shefi i morgut m'u lut të bëja publik faktin që në këtë morg dergjej edhe një shqiptar tjetër, për të cilin nuk kujdesej askush. Ne i kemi kërkuar ndihmë konsullatës shqiptare, por ajo na ka thënë se po interesohemi, por në fakt askush nuk ka ardhur të marrë trupin e tij. Më thanë se në disa qytete të tjera, ka edhe shqiptarë të tjerë, që dergjen në morg pa ditur se kush janë dhe që nuk kujdeset askush për ta, saktëson Mersini.

Gazeta Panorama
11 Tetor 2003
 

Arbana Mali

Primus registratum
Re: POSHTE GREQIA , RROFTE SHQIPERIA

Emigrimi, 250 viktima nga Elbasani në 13 vjet; me te shumtit prej grekërve.


Që prej vitit '90, kur në Shqipëri filloi emigracioni masiv, rezultojnë të kenë humbur jetën 250 emigrantë nga rrethet e prefekturës së Elbasanit, ndërkohë që 23 të tjerë rezultojnë të zhdukur. Artur Shuli, kryetar i shoqatës "Familjet e dëmtuara në emigracion", duke iu referuar statistikave thotë për gazetën se gjatë 13 viteve rezulton se 340 persona me vendbanime në qytetet dhe komunat e qarkut të Elbasanit kanë humbur jetën, janë gjymtuar, apo cilësohen të zhdukur.

Sipas tij, 250 vetë kanë vdekur, 57 persona janë gjymtuar përjetësisht, ndërsa 23 emigrantë rezultojnë të humbur në vendet fqinje. Dhjetëra kurbetlinj, tha Shuli, kanë humbur jetën nga aksidentet në punë, të tjerë si pasojë e aksidenteve rrugore, por dhe nga plumbat e policisë dhe ushtarëve fqinjë (Greqi e Maqedoni). Viktimat më të shumta mes emigrantëve elbasanas kanë qenë në Greqi, në masën 80%, ndërsa të tjerat në Itali dhe më pak prej tyre në Maqedoni dhe vende të tjera të Europës. Shuli thotë se brenda mundësive tona jemi përpjekur që të sensibilizojmë opinionin dhe strukturat shtetërore në Shqipëri e vendet fqinje për trajtimin e emigrantëve tanë si gjithë emigrantët e tjerë, respektimin e të drejtave të tyre dhe të kushteve të sigurimit në punë.

Ndërkohë, në bashkëpunim me organizata të ndryshme, Kryqin e Kuq Shqiptar e jashtë vëndit, po punohet për të rënë në gjurmë të 23 emigrantëve elbasanas që prej vitesh rezultojnë të zhdukur. Në dhjetëra raste, sipas Shulit, dhimbja e familjarëve të emigrantëve viktima është shoqëruar dhe me vështirësi të shumta dhe pamundësi financiare për sjelljen e kufomave në Shqipëri. Ka patur raste, kur trupat e emigrantëve viktima, për shkak të kostos financiare, janë vonuar nga disa ditë e deri në disa javë, shton ai. Misioni human i shoqatës sonë në lehtësimin e këtyre dramave për familjet e viktimave, thotë Artur Shuli, nuk mund të japë atë rezultat nëse nuk do të mbështetet më shumë se deri tani nga strukturat shtetërore, organizata dhe shoqata të tjera të komunitetit vendas.

Gazeta Shekulli
7 Tetor 2003
 

Archi

Forumium praecox
Re: POSHTE GREQIA , RROFTE SHQIPERIA

Fillimisht postuar nga marko:
[qb] Po ashtu dhe Francezit, dollarin tim nuk ia jap.
Pike.
Eshet ceshtje principi, nuk dua tia imponoj askujt, po keshtu veproj une.
frances nuk ia jap dollarin se e konsideroj armike te vendit ku jetoj, dhe Grekut nuk ia jap se e konsideroj armik te vendit ku kam lindur.
Thjesht parime miku im, as nuk do vdes se nuk hengra djathe te bardhe, e as nuk do vdes po nuk e pata aftershavin NIVEA.
Secili ben si di vete.
Gjithe te mirat. [/qb]
Marko, NIVEA nuk eshte franceze, por gjermane keshtu qe jo vetem aftershavin ta perdoresh, por ti luash njeren edhe shkumes se rrojes, edhe deodorantit, gjithashtu edhe kremit, pa te brejtur fare ndergjegjia.
goofy.gif
goofy.gif
goofy.gif
 

marko

Primus registratum
Re: POSHTE GREQIA , RROFTE SHQIPERIA

Hallall Archo!
Se vdes p[er ate aftershavin, po tashi mund ta perdor prap.
Rrofsh!
 

krifi

Primus registratum
Re: POSHTE GREQIA , RROFTE SHQIPERIA

Te gjithe themi se duhet te pergatitemi te organizohemi e tjera pallavra si keto qe ne shqiptaret qe nga 1912 i kemi me shumice ,por te nderuar miq, kombit shqiptar ashtu si kombeve te tjere e drejta per tu organizuar apo per te folur ne nje ze i jepet vetem diten e votimit dhe te zgjedhjes se perfaqsuesve tane ,atyre qe na udheheqin ,dhe kur vjen puna ketu ne bejme vetvrasjen tone duke zgjedhur pikerisht sherbetoret e greqise,ata qe pothuaj e kane bere shqiperine nje krahine te greqise.
POSHTE GREQIA , RROFTE SHQIPERIA
Ne kemi fjalet dhe paaftesine tone per tu qeverisur,shume pak.
 

krifi

Primus registratum
Re: POSHTE GREQIA , RROFTE SHQIPERIA

dhe qedhe qe nga kaosi me foli dikush:
qesh e gezohu
mund te behet me keq.
une qesha, u gezova
dhe u be me keq.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: POSHTE GREQIA , RROFTE SHQIPERIA

-je kunder kthimit te studenteve ne shqiperi
-je kunder organizimit te studenteve shqipetare brenda e jashte vendit ne jeten shoqerore shqipetare
-je kunder organizimit te konsumatoreve shqipetare ne mbrojtje te interesave te vendit
- je kunder mundesise se rimekembjes se ekonomise shqipetare

cfare pozicioni ke ti turing??????
<img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" />
 
Top