Pollo nuk i lëshon zyrën Metës

Pollo nuk i lëshon zyrën Metës

Zv.kryeministri i ri merr një tjetër zyrë në selinë e qeverisë
Ministri i Shtetit, Genc Pollo nuk “lëshon” zyrën në të cilën për 13 muaj ka mbajtur funksionin e zëvendësit të Kryeministrit Sali Berisha. Zv.kryeministri Ilir Meta do të ketë një zyrë të re në selinë e Këshillit të Ministrave, pasi Genc Pollo nuk ka preferuar ti dorëzojë zëvendësit të tij çelësat. Pollo do të drejtojë Ministrinë e Shtetit nga zyra që ndodhet shumë pranë asaj të Kryeministrit Sali Berisha, në katin e tretë të selisë së Këshillit të Ministrave. Ai do të vazhdojë të mbajë të njëjtën makinë dhe targë që mbante kur ishte zv.kryeministër. Ka kaluar më shumë se një muaj që ministrat e rinj kanë nisur punën, por numri dy i qeverisë, Ilir Meta, është pothuajse pa zyrë në selinë e Këshillit të Ministrave.

Zyrat

Me krijimin e një ministrie të re në kabinetin “Berisha” pas zgjedhjeve të 28 qershorit, pranë Këshillit të Ministrave nuk do të jetë vetëm zyra e zv.kryeministrit, por edhe e ministrit të Shtetit. Ministri Pollo ka kërkuar të mos e dorëzojë zyrën e dikurshme që mbante nën funksionin e zëvendëskryeministrit. Nga e njëjta zyrë ai do të drejtojë ministrinë që do të ketë në kompetencat e saj mbikëqyrjen e një sërë reformash të rëndësishme dhe rregullimin e marrëdhënieve midis Këshillit të Ministrave dhe Parlamentit. Zëvendësi i ri i Sali Berishës do të ulet shumë shpejt në kolltukun e zv.kryeministrit, në zyrën e tij brenda godinës Kryeministrore. Kreu i LSI-së, i cili mban dy funksione në qeverinë “Berisha”, përveçse në Ministrinë e Jashtme do të ketë edhe ambientin e tij të punës, brenda Kryeministrisë. Zyra e re e zv.kryeministrit është duke u rikonstruktuar dhe shumë shpejt Sali Berisha, Ilir Meta dhe Genc Pollo do të popullojnë katin e tretë të godinës Kryeministrore.

Stafi

Ministria e Shtetit për Reformat dhe Marrëdhënien me Kuvendin do të përbëhet nga një numër i limituar individësh. Kjo ministri nuk do të ketë strukturën e 14 ministrive të tjera të kabinetit qeveritar. Këtë herë, ministri Pollo do të ketë më shumë të punësuar sesa 13 muajt e fundit, kur mbante një numër të reduktuar personeli gjatë funksionit si zv.kryeministër.

Disa muaj më parë, Genc Pollo, ish-drejtues i PDR-së, u shkarkua nga detyra e ministrit të Arsimit për tu spostuar në atë të zv.kryeministrit. Në shtator të 2005-s, Genc Pollo u emërua në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, ndërsa në korrik të 2008-s Pollo la ministrinë në këmbim të një posti pa portofol, por që e afron akoma më shumë me Kryeministrin Berisha, për shkak se zyra e tij e re do të ishte fare ngjitur me atë të shefit të qeverisë në selinë Kryeministrore./E.Ajazi/

t1g1lThAWtc

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24340. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24340

Top