POLITIKE PA EMRA

arterie

Primus registratum
POLITIKE PA EMRA

Nga gjithe temat qe kam lexuar ketu, dhe qe ne te vertete i permbahen me se miri nenforumit qe i perkasin, nuk kam arritur te gjej nje dialog pa emra. A mund te ekzistoje nje dialog politik mes nesh pa emra? Nese perfshihemi ne politike apo flasim per te, do desha te dija, a ka nje ndarje filozofike ne politike apo vetem diferenca midis individesh apo me keq preferenca individuale dhe per individe te caktuar?
Ose per te qene me i sakte, sa pretendohet se njihet politika?
Mua per vete me duket se shqiptaret njohin vetem politikanet ndersa politiken dhe diferencen ne te nuk e njohin as vete politikanet.
 

rosen

Primus registratum
Re: POLITIKE PA EMRA

politika pa emra implikon propozime per zgjidhjen konkrete te problemeve, qe implikon njohjen e vertete te problemeve.
 

D-J

Forumium maestatis
Re: POLITIKE PA EMRA

Arterie, politika eshte cdo gje per sa kohe eshte personale. Ne rast se e ke fjalen per ndarjen midis te majtes apo te djathtes atehere ne thelb kjo ndarje klasike pothuajse nuk ekziston me dhe te dy krahet mundohen te pushtojne qendren duke ju larguar sa me shume prirjeve ideologjike. Pragmatizmi eshte ideologjia e re.
 

arterie

Primus registratum
Re: POLITIKE PA EMRA

Arsyeja qe e hapa kete teme, eshte se shume veteve u ka ardhur ne maje te hundes me analizat dhe perkushtimin e vemendjes ne individe. Te pakten mua po. Nuk kuptoj dot se si eshte krijuar ajo lloj shtellunge tymi qe po u mbyll syte gjithe shqiptareve, si grekerit e dikurshem qe kishin nganje zot per cdo dukuri natyrore. Nuk kuptoj dot ate qe me mijera rrjeshta jane shkruar ne AF- e per individe e mijera te tjera shtypen cdo dite per te ushqyer mendjen e popullit te varfer po prap me individe te identifikuar si politikane. Pse kjo nuk ekziston per idete. A ka ndonje ide te qarte qofte edhe nga me i vogli politikan (pervec karriges) se ku duhet te shkoje apo cfare duhet te arrije ne bindjen e tij dhe ne ate cfare ai mendon se mund te jete nje rrugezgjidhje apo qofte ajo edhe udheheqese, ne cfare menyre dhe kush do te jene rezultatet e pritshme. Mjaft me rruge, uje e drita se u ngopem e po na dalin per hundesh. Kjo nuk eshte politike e as ekonomi sepse nuk ka asnje strategji apo plan qe te con atje sepse thejshte nuk ekzistojne.
Une nuk e kuptoj dot se si akoma merremi me cfare tha ky e cfare tha ai pa patur aspak idene e asaj qe kerkojme apo asaj qe presim.
Nejse, nuk dua te merrem shume me keto gjera, por me vjen keq qe nje popull prej 3 milionesh po vuan nje lloj virusi politik, qe tek e fundit vetem perhap semundje dhe jo sherim.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: POLITIKE PA EMRA

Ne fakt do te ishte mire te diskutohej per ide politike.

Une mendoj se eshte e veshtire te ndash politiken nga politikanet

politika ne vetvete (behet ne cdo aspekt te jetes) eshte nje perpjekje per te fituar pushtet (aftesine per te imponuar mendimet e tua-te drejta apo te gabaura)dhe si e tille nuk mund te ndahet nga politikanet perderisa vihemi ne rolin e elektoratit.
Elektorati (idealisht) perpiqet te intepretoje fjalet e potilikaneve per te kuptuar orientimin mendor te tyre lidhur me probleme qe i prekin (apo thjesht i ngjallin interes-elektoratit) dhe per te bere nje zgjedhje perfundimtare - KUJT T'I BESOJNE PUSHTETIN INSTITUCIONAL?

Nqs shohim kendveshtrimin e politikanit (atij qe kerkon pushtetin - institucional apo te ndonje lloji tjeter) ai kryen shume veprime si - propogande, aleanca, bindje racionale, leva emocionale, force, presion etj etj.
me ane te ketyre veprimeve ai kerkon te beje nje "aleance" me nje pjese te elektoratit per ta arritur te marre pushtetin instituconal.

Dhe elektorati gjykon politikanet
Shpeshhere elektorati PARAGJYKON dhe kjo eshte ne dem te tij (psh - Ps eshte e mire, Pd eshte e keqe dhe rrjedhimisht te gjithe anetaret e tyre jane te tille)


Elekrotati DUHET te gjykoje politikanet me te cilet do te lidhe nje "aleance" (do ti zgjedhe si perfaqesues)
Duhet te vleresoje idete qe kane e aftesite per t'i realizuar, duhet te vleresoje integritetin e tyre moral, duhet te vleresoje aftesine per t'u integruar ne nje grup pune qe merr vendime ne menyre kolegjiale, duhet te vleresoje ne pergjithesi aftesite e tij manageriale etj etj etj

Sic e sheh, une mendoj se vleresimi i ideve nuk mjafton por duhet gjetur menyra me e mire per te vleresuar apa qe pretendojne t'i realizojne keto ide dhe pastaj kjo menyre duhet aplikuar per te gjithe politikanet pa pragjykime (kjo nuk do te thote se nuk gjykohen per bemat e meparshme, perkundrazi)

Burimi me i pare i infomaconit qe do te perdoret si input ne modelin tone te vleresimit (i cili do te na jape si output nje zgjedhje) eshte e shkuara e dokumentuar e sejcilit politikan qe pastaj integrohet nga e shkuara e pa dokumentuar, nga veprimet aktuale, nga idete per te ardhmen (objektiva e menyra se si mendon te arrihen) dhe te gjitha duhet te na bejne te kuptojme hartat mendore te subjektit (politikanit te vleresuar)nemenyre shkencore ( per ata qe jane te afte te bejne kete) apo ne menyre "primitive" (nga experienca dhe nga opinionet e atyre qe e bene ne menyre shkencore) per ne, popullin e thjeshte.

Pastaj, ky vleresim vendoset ne vendin qe i takon ne konteksin e grupit ku subjekti ben pjese, me te cilin identifiohet dhe nga i cili do te influencohet e kushtezohet ne veprimet e tij (te shkuara e te ardhme)

Akoma, grupi do te futet nje kontekst me te gjere ...
e keshtu me rradhe

Ne kete forum ne bejme te njetat hapa por ne menyre te crregullt (nuk mund te jete ndryshe per nje grup te paorganizuar)

-njihemi me te shkuaren, te tashmen, dhe orientimin mbi te ardhmen te politikaneve (apo grupeve politike)
-perpiqemi te ndajme te vertetat nga dallaveret
-intepretojme te vetetat (sejcili sipas hartave mendore te veta)
-lejojme te influencohemi nga mendimet e te tjereve (jo te gjithe jane te orientuar te bejne kete por, edhe pa dashur, kjo eshte e pashmangshme)
-ne fund perpiemi te krijojme nje opinion dhe ta mbajme opinonin - up to date
 

komino

Valoris scriptorum
Re: POLITIKE PA EMRA

Mbase ti arterie kishe fjalen te fakti qe flitet teper nanon e berishen

ka dy pyetje per kete

pse ndodh?
a eshte mire te vazhdojme t'a bejme?

pse ndodh

thjesht, sepse eshte menyra me e shpejte per gjykuar shume politikane menjehere
shrug.gif

nano e berisha perfaqesojne te shkuaren, te tashmen e te ardhmen e te gjithe atyre qe ndodhen ne te njejtin grupim politik me ta.

vleresimi behet ne rradhe bashkeqendrore
-vleresohet lideri
--integrohet pak vleresimi per rrethin e pare (bashkepunetoret me te afert qe kane ndikuar, jane ndikuar, vazhdojne te ndikojne/hen ne vendimet e kryetarit)
---kerkon pak me shume pune vleresimi i rrethit tjeter ...
....
----arrijme deri tek elektorati i ketij grupimi te perfaqesur nga ky lider dhe formojme per kete elektorat nje diskriminant (vleresimi personal i sejcilit * diskriminantin si elektorat i ketij grupimi= opinionin)

psh - (per ata qe jane ne itali do te jete nje shembull i qarte) Umberto Bossi eshte lider i nje formacioni politik ksenofob (edhe ndaj italianeve ne qe nuk jane "Padani") dhe ata qe e votojne, per mua, jane te tille (pastaj integrohet opinioni me vleresimin personal te sejcilit)


a duhet te vazhdojme t'a bejme kete? (te diskutojme mbi nanon e berishen)

personalish mendoj se duhet eliminuar sa te jete e mundur sepse keshtu rrisim pushtetin e tyre (detyrojme personat te identifkohen me njerin apo apo tjetrin)
 
Top