Politikanet shqipetare.

besim231071

Primus registratum
Politikanet shqipetare.

Mos eshte me mire qe ti pranojme ata ashtu siç jane?
Te ndalojme sharjet dhe ngarkimet me pergjegjesira vend e pa vend.
Mos ndoshta nuk i kane te gjitha fajet ata per gjendjen e
aktuale te kombit?
Ketu do te deshiroja te lexoj faktore te tjera,perveç qeverisjes se keqe,per gjendjen e vendit.
Me nje fjale ,ejani ti justifikojme sadopak politikanet tane,te cilesdo ngjyre qofshin,ose kane qene,pasi
mund te diskutohet edhe per te kaluaren.
 

besim231071

Primus registratum
Re: Politikanet shqipetare.

Lexova nje analize te nje te huaj,i cili nuk
fajsonte vetem politiken shqiptare;per izolimin 50-vjeçar te Shqiperise por dhje politiken nderkombtare.
 

ados

Primus registratum
Re: Politikanet shqipetare.

Mos doni te thoni se duhet edhe tu dalim ne mbrojtje kodoshave...Qe jane,kokederra, pertace dhe hundperpjete edhe ajo na duhet, ti justifikojme..Ne koke tu biem kelyshave..
Nqs do kishin seder nuk do ishim ne kete vaj..
 

besim231071

Primus registratum
Re: Politikanet shqipetare.

Mendoj se duke i justifikuar ata,zbusim pak ashpersine
e situates,por ne te njejten kohe justifikojme dhe vetveten,deri diku.
 

ados

Primus registratum
Re: Politikanet shqipetare.

nuk e di ku e gjen kete miresi( jo se eshte keq, shume respekt per kete gje) por jo per keta tipa..Nuk ka rruge tjeter vella. Jemi aq te vuajtur, keta derra na ben te marrin rruget e botes..nejse, me vjen mire qe ti e shikon ne menyre alternative. Une per vete nuk do ta beja.
 

besim231071

Primus registratum
Re: Politikanet shqipetare.

Ne kohen kur po binte perendoria osmane
dhe te paret tane po perpiqeshin te shpallnin pavarsine,
nje pasha turk paska thene:
Mos u merzitni,se do te keni pavaresin,por vuajtjet nuk do t'ju heqen,pasi Shqiperia eshte nje vend i varfer,dhe shqipetaret jane bajraktare te mire ,por jo punetore te mire dhe aq me pak administrator te mire.
Pra, eshte varferia e trasheguar,problemi kryesor i Shqiperise.Ai vend eshte i etur per investime,si shkretetira e Saharase per uje.
Keni vene re se si i perpin parat pa lene shenje fare.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Politikanet shqipetare.

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Mos eshte me mire qe ti pranojme ata ashtu siç jane?
Te ndalojme sharjet dhe ngarkimet me pergjegjesira vend e pa vend.
Mos ndoshta nuk i kane te gjitha fajet ata per gjendjen e
aktuale te kombit?
Ketu do te deshiroja te lexoj faktore te tjera,perveç qeverisjes se keqe,per gjendjen e vendit.
Me nje fjale ,ejani ti justifikojme sadopak politikanet tane,te cilesdo ngjyre qofshin,ose kane qene,pasi
mund te diskutohet edhe per te kaluaren.

[/ QUOTE ]

Jo. Nuk duhet t'i pranojme sic jane. Duhet te jemi gjithnje alert ndaj asaj qe bejne, sepse politikanet jane te kontraktuar nga ne nepermjet votes qe te na sherbejne si pjese e shtetit (shtetin e kuptoj me te gjithe hallkat e tij, qofte edhe parti qe nuk ka vota ne parlament).
Ajo qe duhet te bejme eshte te mos shajme pa kriter, por te flasim ne baze faktesh dhe argumentash. Te njohim menyrat ligjore per te mos i lejuar te na abuzojne e shkelin me kembe. Te ndergjegjesohemi per rolin e tyre dhe per tonin ne shoqeri.

E kam thene disa here se sa here hyj tek kategoria e Politikes ne AF me duket sikur njerezit bertasin. Kjo eshte absurde duke qene se cdo gje eshte me shkrim, por eshte tregues i vrazhdesise dhe agresivitetit me te cilin i drejtohemi njeri-tjetrit, edhe pse asnjeri nga ne nuk eshte pjese e shtetit dhe as perfaqesues i tij.
Duhet ndryshuar qendrimi, por mendoj se pas cdo nicku, si pas cdo personi fshihen interesa te ngushta vetjake, te cilat i bejne persona te caktuar papagaj, i bejne te bertasin, te disinformojne dhe jane pikerisht keto format me te cilat ne i pranojme politikanet ashtu sic jane!
 

DFV

Primus registratum
Re: Politikanet shqipetare.

Ketu nuk eshte puna se ne bertasim per te mbrojtur interesat e ngushta vetiake, por si shqiptare qe jemi nuk e kemi shume per qejfe zgjidhjet e buta, keshtu qe edhe politikanet tane jane te instaluar ne pozicjone luftarake, nga ku ne emer te zgjedhesve me shume mendojne per vehte se sa per popullin fukara!
E keqja e politikes shqiptare, te pakten keto 15 vet te fundit, ka qene dueli luftarak midis Berishes dhe Nanos, dhe pas largimit te Nanos, eshte Berisha qe vazhdon ti fry zjarrit te dyluftimit dhe ne kete gracke kene rene politikanet e dy partive kryesore, dmth. te PD-se qe nuk guxojne te flasin para Berishes dhe ata te opozites qe njeri i bje gozhdes e tjetri patkojit.
Per te tjerat politikanet dhe deputet as qe i pyet njeri per te qare hallet e popullit!
 
Top