Politikanet e Shqiperise pasqyre e popullit shqiptar

nik nika

Primus registratum
Politikanet e Shqiperise pasqyre e popullit shqiptar

Agresiviteti dhe menyra e pakulturuar qe politikanet shqiptare shfaqin kundrejt njeri tjetrit, thjesht pasqyron se ata nuk ndryshojne shume nga nje pjese e madhe e shqiptareve , qe thjeshte jane kthyer ne tifoza te tyre , qe ndjekin verberisht ata duke mos perdorur llogjiken nese cfare jane duke bere eshte ne dem te shqiperise.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Politikanet e Shqiperise pasqyre e popullit shqiptar

nuk jam dakort qe populli shqiptar reflekton te njejten sjellje. Ndoshta ai e ka mesuar kete sjellje e cila duket sikur eshte e vetmja qe per momentin ofrohet si alternativa per te arritur ate qe do. Gjithsesi, me poshte po bashkangjis nje opinion ekspert, te disa studiuesve qe kane pare opinionin publik shqiptar ne lidhje me qeverisjen Berisha. Detajet si vijon:
<font color="brown">
RE: Anketa # 1: Tirane - Durres.
Vleresimi i Opinionit Publik per 100 Ditet e Para te Qeverise se
Partise Demokratike

Anketa e opinionit publik per 100 ditet e para te Qeverise se Partise
Demokratike u krye nga kompania Globic LLC ne datat 20 - 28 Dhjetor
2005. Globic LLC eshte kompani qe specializohet ne studime akademike
te opinionit publik dhe sjelljes elektorale me qender ne Karolinen e
Veriut ne SHBA. Studjuesit qe pregatiten dhe drejtuan anketen, se
bashku, kane mbi 40 vjet pervoje ne pregatitjen e anketave dhe ne
studimin e opinionit publik ne vende te ndryshme ne Ameriken e Veriut,
Ameriken Latine, Turqi dhe Europen Lindore, dhe jane anetare te Rrjetit
Amerikan per Studimin e Opinionit Publik (AAPOR). Anketa eshte e
pavarur nga ndonje parti politike apo organizate tjeter ne Shqiperi;
nuk behet per efekte komerciale; eshte financuar vetem nga kompania;
nuk ka lidhje me Qeverine apo institucione te tjera shteterore
Amerikane, dhe eshte pjese e nje projekti akademik afatgjate per
studimin e opinionit publik dhe sjelljes elektorale ne Shqiperi gjate
kater viteve te ardhshme.

Si u organizua anketa?

Instrumenti i anketes u fokusua ne disa tema kryesore si: vleresimi i
punes se Qeverise se drejtuar nga Partia Demokratike ne 100 ditet e
para te saj; identifikimi i problemeve kryesore qe shqetesojne
opinionin publik sot ne Shqiperi; besimi i publikut ne institucionet
kryesore te shtetit dhe partite politike kryesore ne Shqiperi;
opinionet per reformen e sistemit elektoral dhe zgjedhjet e ardhshme
lokale, si dhe ceshtje te tjera. Anketa u perqendrua ne rrethet Tirane
dhe Durres per shkak te vecantive politike dhe demografike te kesaj
zone.

Ne total, u kryen 910 intervista me shtetas shqiptare mbi 18 vjec te
zgjedhur ne menyre rastesore ne 48 njesi intervistimi (primary sample
units) ne keto dy rrethe. Njesite e intervistimit u percaktuan duke u
bazuar ne informacionin demografik dhe ne hartat gjeografike me te
fundit per keto dy rrethe. Intervistat u kryen neper shtepi dhe cdo
interviste zgjati mesatarisht 15 minuta.

Intervistat u kryen nga dy grupe intervistuesish te cilet u trajnuan
dhe testuan nga ekspertet e kompanise. Cdo intervistues ka bere
mesatarisht 16 intervista ne dite nen drejtimin ne terren te
perfaqesuesve te kompanise. Ne datat 24 dhe 25 Dhjetor 2005 nuk u krye
asnje interviste. Ne perfundim te punes ne terren, perfaqesuesit e
kompanise kryen testime te cilesise se intervistave ne rreth 30 perqind
te familjeve ku u bene intervista ne te dy rrethet.

Rezultatet e anketes, ne nivelin e besueshmerise 95 perqind, kane nje
saktesi statistikore +-2.4 perqind te rezultateve qe do te merreshin po
qe se do te intervistoheshin te gjithe shtetasit shqiptare mbi 18 vjec
me banim ne rrethet Tirane dhe Durres. Vetem per Tiranen, rezultatet e
anketes, ne nivelin e besueshmerise 95 perqind, kane nje saktesi
statistikore +-2.9 perqind.

Anketat e opinionit publik qendrojne ne qender te cdo sistemi
demokratik nisur nga fakti se interesi kryesor i demokracise eshte te
shnderroje preferencat e publikut ne politika. Shpresojme qe publikimi
i rezultateve te anketes sone ne rrethet Tirane dhe Durres te ndihmoje
ne kuptimin e preferencave te shtetasve dhe te procesit demokratik ne
Shqiperi.


Dr Altin Ilirjani
Globic LLC, &amp;
Universiteti i Karolines se Veriut
Chapel Hill, NC, SHBA

Raporti i plote per variablat politik ne Shqip mund te merret nga
linku:
http://www.globic.us/globic-albania-survey1.pdf

Pyetesori i anketes ne Shqip mund te merret nga linku:
http://www.globic.us/globic-albania1-shqip.pdf </font>
 

963

Primus registratum
Re: Politikanet e Shqiperise pasqyre e popullit shqiptar

Kjo ankete tregon se populli i vlereson me shume se sa duhet politikanet. Ndersa politikanet nuk mendojne aq sa duhet per popullin e vet.
Keshtu qe mos i krahasoni politikanet e pasuruar dhe te pa moralshem me njerzit e verfer dhe te ndershem.
 

Flamuri

Primus registratum
Re: Politikanet e Shqiperise pasqyre e popullit shqiptar

Njeriu qe nuk di profesion tjeter ne jete detyrimisht merret apo ka pasion politiken,kurse populli nuk munde te paragjykohet ne keto permasa si nje populle i teri i politizuar,kjo teze nuk qendron sepse ne te kunderten i gjithe vendi do te kalone ne anarki te vertet.Sipas mendimit time politikane shqipetar nuk munde te jene pasqyre
e popullit por nje njolle e zeze ne sferat e Botes shqipetare.Qofsha i gabuar ne vlersim,me rrespekt nga Flamuri.
 
Top