Politika e Kosoves si ajo ne Shqiperi

lutficoka1

Forumium praecox
Lutvi/Kush po e shkruan historinë?​
Dhe politikanet e Kosoves po hane “Supen e Derrit”,te përgatitur nga politika e vllezerve shqiptar,per shkaterrimin e çdo vepre heroike,per te varrosur atdhedashurine e per te ngritur lar tradhetine ne emer te “Parase”se mallkuar.

Jetojmë në një kohë të vёshtirë pёr kombin shqiptarë.Janë ulur kembёkryq mbi heroizmin e idealet e heronjëve të luftës,mbi epokën më tё lavdishme të historisë së popullit tonë,”mbretër” pa mbretëri,rapsodë pa ҫifteli,”burra”pa burrëri,”oratorë” pa fjalë,”kalorës” pa kalë,”shtetarë” pa shtet,”besnikë “pa amanet,”kronist”pa kronikë,”Atdhetarë” të mёrzitur dhe kalemxhi të shitur,pёr të bërë historinë.

Historinë e shkruajne historianët,që mbështeten në dokumenta dhe fakte, akoma më shumë në arkiologjinë.Mos rrini duar kryq përballë padronëve se,zhgënjimin do e paguajmë shumë shtrejt.Veshja e tyre dhe dora në zemër mbajnë mbrenda njё gjenocid të pashoq…Pas buzëqeshjes së tyre që duket më shumё zgёrdhimje,fshihet një shpirt i zi ,që po na bën xhamёn.Ata rinë kembëkryq në lirinë e popullit,duke pështyrë bukёn e varfanjakëve, dhe duke lëpirë “gjoksin e parasë”!...Ju” kaçakёt”e parapolitikës që po grisni faqet e heroizmit të popullit tim,ju mendje të vdekura që na trembëni me presione e krisma pushkësh,ju të paditur e të pa diplomuar,qё prishni gurët e kështjellave të historisë,do jeni autorë të nënshtrimit dhe pushtimit shpirtëror e fizik të vendit tuaj.Kush jep atdheun me qera,historinë me interes,shtetin me fitim, e gëzon plotsishtë titullin famkeq të tradhërisë.

Sipas oligarkisë paraja që kanë e me zullumet e vënjes së tyre,mund të blejnë historinë,kulturën,ekzistencën,lashtësinë,autoktoninë,dhe të shesin e mbulojnë poshtërsitë e tyre si,shesin pushtimin,dramat,tragjeditë,gjenocidin,skllavërinë, e popullitë zënë peng prej tyre.

Parapolitikanët që i kemi votuar vetë,po sundojnë shpirtin krijues të popullit,që kanë në dorë paranë,drejtësinë,pushtetin,arsimin,kulturën,dhe gjuhën e folur.,ligjin e bëjnë për interesa të veta, dhe shumë të errta.Pas fjalës ,demagogjisë së tyre dhe buzëqeshjes fshihet një hipokrizi e madhe,dallime politike,dhe dëshprim shoqëror.Keshtu e kanë bër llogarinë .Ato nuk flasin shqip,nuk punojnë shqip,nuk gjykojnë shqip,as nuk blejnë e nuk shesin shqip.Shtetarët tanë falin gjithçka për vendin e të parëve,por do marrin ndëshkim historik që peshon më shumë se thesarët e falura prej tyre.Despotët e politikës shesin interest e vendit për të blerë sundimin e tyre.

Duam paqen dhe lirinë,sejcili në vendin e vet.Duam kombet e vllazeritë sejcili me bukën e vet.Duam të shkruajmë historinë sejcili me heronjtë e vet e të vërtetë.Vetëm kështu do jemi bashkë duke qenë sejcili vetëm.Vetëm kështu jemi të lirë e të barabartë.Duam paqe e liri sejcili në vendin e vet.Duam kombet e vllazëritë secili me heronjtë e vet.Të shkruhet historia me heronjtë e vet,kështu jemi bashkë duke qenë sejcili vetëm.

Fatkeqësi e madhe për kombin tonë ,kur paguhet nga shteti institucione për të humbur historinë dhe kujtesën e mrekullueshme e heroike të kombit tonë.Mallkuar kjo ditë!Mallkuar kjo parapolitikë sa sunduese dhe aq më tepër armiqsore e kombit të vet.! L.coka
 

lutficoka1

Forumium praecox
Pushteti në ombrellën korrupsoin!(Bik)




Më thuaj për çfarë po mendon, të të them kush je?!

A je i zënë me mbledhjen e të hollave, zotërimin e pasurive të patundshme, me akumulimin e aksioneve dhe obligacioneve? Apo je i zënë me ngritjet në detyrë, akumulimin e pushtetit dhe lëvizjet nga rrethi i shërbëtorëve në atë të sekretarëve? Apo i gjithë qëllimi yt është zotërimi i fuqisë, dominimit, pasurisë dhe i gjithë kënaqësive?

Nëse ky është qëllimi jot, atëherë ti nuk je gjë tjetër më shumë se një skllav i zotëruar nga dëshirat dhe epshet, rob i dëshirave që nuk ngopen kurrë.

Kuptimi i vetëm i sovranitetit është të zotrosh veten, përpara se të mundohesh të sundosh të tjerët. Të jesh pasuri e mbretërisë së vetes tënde dhe të çlirohesh nga zinxhirët e lakmisë dhe frerët e epsheve.

Zotëruesi i frerëve të Ego-s së tij, i çliruari nga lakmia, kapriçot dhe tekat e saj, nuk e ka mendjen tek , dollia, hektarët, toka, ndërtesat, postet, apo sekretaret.

Njeriu i vërtetë nuk e ka mendjen tek bota e pushtuar nga një grumbull njerëzish.

Ai nuk mund të jetë zotëri duke qenë i skllavëruar. Ai nuk e arrin sovranitetin nëpërmjet skllavërisë. As nuk përulet siç përulet njeriu i pavlerë, që lëpihet përpara një llokme, një këmbe të zhveshur apo, një posti vakant. Kjo është rruga e atij që është në zbritje, jo e atij që punon për t’u ngjitur.

Të tillët janë si banorët e bodrumeve edhe nëse emrat e tyre janë pashallarë e bejlerë; edhe nëse i quajnë njerëz të lartë dhe të nderuar.

Krenaria e vërtetë është ajo e ruajtjes së vetes nga përulja dhe kërkesa.

Mund të jesh njeri i thjeshtë, as bej e as pasha, as njeri me pozitë, Kështu mundet Ti , të jesh një zotëri i vërtetë. Ti zotëron krenarinë e mbretërve dhe madhështinë e sulltanëve, sepse ke arritur të mposhtësh mbretërinë e Ego-s. Në atë moment, Allahu do të japi pushtet mbi njerëzit, do të ofrojë spektrin e dashurisë mbi zemrat e tyre.

Hidhja sytë Gandit me rrobat të grisura dhe i thjeshtë në vetvete,... sa arriti pushteti i tij?!

I kërcënonte me grevë, menjëherë mblidhej Këshilli Britanik i Përgjithshëm prej frikës, sikur ndonjë bombë me sahat do të binte mbi Londër. Pas një fjale të thënë, mblidheshin dyzetë milion indianë, si me magji.

Kjo është fuqia e vërtetë.

Kjo është pasuria e vërtetë që nuk shteron asnjëherë.

Pallatet, thesaret, pasuritë dhe ndërtesat janë të destinuara të përfundojnë, të zhduken. Nuk ke për t’i marrë me vete në varr, ato do të kalojnë tek trashëgimtarët...e më pas tek trashëgimtarët e trashëgimtarëve, derisa të kthehen në mbeturina, me kohën.

Kurse dashuria e milionave do të të shoqërojë në varrin tënd, për të mbetur simbol i emrit tënd deri në fund të kohës, siç përhapen emocionet e bukura sapo përmendet emri i Gandit.

Pasuria e vërtetë është të jesh i pavarur.

Pasuria e vërtetë është, mos të të zotërojë ty askush, të mos të të imponohet ty dëshira e as të të përdori për dëshirat e veta askush.

Pushteti i vërtetë është të fitosh karatët e dashurisë në republikën e zemrave, çdo ditë.

Mos e harro! Ata që zotërojnë tokën, ajo i zotëron në fund. Ata që kanë miliona, përdoren nga miliona. Më rtetë.
 
Top