"Nuk kam shkuar dhe nuk do të shkoj kurrë në polici për të depozituar denoncimin. Jam i bindur se asnjëherë nuk do të gjej mbështetje tek njerëz, të cilët i kam denoncuar për trafiqet e ndyra, që kemi bërë dikur së bashku", ishte argumentimi i veprimeve të para pas ngjarjes të Bledi Manes. "Rreth orës 17.30 të pasdites ndodhesha në afërsi të zonës ku banon Kryeministri Fatos Nano, te tregu i fruta-perimeve. Shoh tre të rinj që më afrohen, njëri ishte trupmadh. Më kap nga qafa dhe më godet duke më sharë. Bie përtokë duke ndier edhe grushtat e dy të tjerëve në trupin tim. Vura re se njëri prej tyre, i shkurtër në trup, kishte një pistoletë në brez.