Politika e inkriminuar shqiptare

fjorent

Primus registratum
Re: Politika e inkriminuar shqiptare

JA edhe pergjigja ndaj denoncimeve te bera ne artikullin e mesiperm. Mafia ka mberthyer Shqiperine dhe me ne merremi me kullat e qendres se Tiranes....

http://www.balkanweb.com/gazeta/faqe2-3/1.htm

Ti qen që s'tu mbyll njëherë goja", kaq kishte arritur të dëgjonte Bledar Mane, njeriu që denoncoi publikisht trafikun e qëni-eve njerëzore nëpërmjet aeroportit të Rinasit, para se të shakullepsej përtokë nga grushtat.
"Nuk kam shkuar dhe nuk do të shkoj kurrë në polici për të depozituar denoncimin. Jam i bindur se asnjëherë nuk do të gjej mbështetje tek njerëz, të cilët i kam denoncuar për trafiqet e ndyra, që kemi bërë dikur së bashku", ishte argumentimi i veprimeve të para pas ngjarjes të Bledi Manes. "Rreth orës 17.30 të pasdites ndodhesha në afërsi të zonës ku banon Kryeministri Fatos Nano, te tregu i fruta-perimeve. Shoh tre të rinj që më afrohen, njëri ishte trupmadh. Më kap nga qafa dhe më godet duke më sharë. Bie përtokë duke ndier edhe grushtat e dy të tjerëve në trupin tim. Vura re se njëri prej tyre, i shkurtër në trup, kishte një pistoletë në brez.
 
Top