“Kultivuesit e vërtetë të kanabisit ndodhen në zonat urbane, ndërsa punëtorët që prashisin parcelat me kanabis janë nga zona e Dukagjinit”.
Kjo është deklarata e drejtorit të Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në Policinë e Shtetit, Skënder Kalemi, në përfundim të operacionit të koduar “Brashta”, në zonën e Dukagjinit.
Mbi 30 mijë rrënjë kanabis sativa të asgjësuara është rezultati i këtij operacioni në komunat e Shalës dhe Shoshit, gjatë 48 orëve të kaluara.
Superaksioni i policisë filloi pas monitorimit të këtyre zonave nga ajri, në bashkëpunim me “InterForcen” italiane, ku u identifikuan parcela me kanabis, që u asgjësuan pas ndërhyrjes së 450 forcave të policisë, të Ndërhyrjes së Shpejtë nga Shkodra e Tirana, si dhe forcave speciale RENEA.
/ Top Channel