Policia, gjoba për fashon e babait
Nga: ARBEN VATA
Këto ditë nëpër rrugët e Tiranës sheh në çdo rrugë jelekë fosforeshentë të varur nëpër pemë. Tregtarët e vegjël të pajisjeve të ndërtimit dhe të pjesëve të këmbimit të makinave kërkojnë t’u tërheqin vëmendjen drejtuesve të automjeteve për t’i blerë ato, pasi prej gati dy javësh policia është hedhur në një aksion për vendosjen e gjobave, në rast se mungojnë jeleku, trekëndëshi, mjeti për shuarjen e zjarrit si dhe kutia e ndihmës së shpejtë. Çmimi i këtyre jelekëve është rritur ndjeshëm këto kohë, ndërsa kutia e ndihmës së shpejtë ka pësuar një rritje gati 100%. Askush nuk e mori vesh se përse policia u kujtua në këtë kohë që të zbatojë ligjin për qarkullimin e mjeteve në rrugë, ndërkohë që me herët kryeministri kishte lajmëruar nisjen e një aksioni kombëtar për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.
Njerëzit e trembur që shohin përditë në lajme sesi policia gjobit me 200 mijë lekë të gjithë ata që nuk i kanë në bagazhin e tyre këto mjete, vrapuan t’i blinin, por kur u ndeshën me mungesën e tyre në treg, sidomos kutinë e ndihmës së shpejtë, u vu re një fenomen alla shqiptar. Farmacitë dhe njësitë e tjera që siguronin kutinë e ndihmës së shpejtë, përhapën njoftime sipas të cilave kutitë me fasho sanitare, ishin ekskluzivitet i një grosisti farmaceutik, babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Sigurisht që, në situata të tilla ka edhe thashetheme që përfshijnë njerëzit në pushtet, por kur ka zë nuk është pa gjë. Përfoljet për babain e Tahirit dolën nga vetë farmacistët, të cilët, në pamundësi për ta siguruar ato këtë mall në treg, u detyruan ta linin terrenin e lirë për babain e ministrit. Ndaj edhe policia kërkon në kontrollet e veta vetëm një lloj kutie të ndihmës së shpejtë, atë që thuhet se ka sjellë në treg babai i ministrit, i arrestuar rreth 2 vjet më parë për korrupsion në shpërndarjen e ilaçeve.
Zyrtarisht nuk ka asnjë distancim nga zërat që e implikojnë babain e ministrit në këtë tregti, pavarësisht se ai nuk mund të jetë i përjashtuar nga konkurrenca e ndershme. Por ministri nuk mund të urdhërojë policët që të sulen si ujqër nëpër rrugë dhe të detyrojnë drejtuesit e mjeteve që të blejnë pikërisht kutinë me fasho që ka sjellë babai i tij dhe jo të tjerat. Shitja e këtyre kutive të ndihmës sanitare (fasho dhe jod), është kryekëput qëllimi i fushatës së papritur të policisë nëpër rrugë. Nuk ka asnjë studim që të provojë se shkaku kryesor ose ndër kryesoret për humbjen e jetëve në aksidentet automobilistike të jetë mungesa e kutisë së ndihmës së shpejtë. Jo se kutia nuk duhet të jetë, por nuk mund të jetë detyrim për drejtuesit e mjeteve p.sh. që lëvizin brenda qytetit. Specialistët mbase e dinë më mirë, por me shpejtësinë që lëvizim nëpër rrugët plot me trafik në Tiranë, kjo kuti nuk duhet aspak. Apo mos vallë qeveria duhet të na edukojë me pahir që të kujdesemi për shëndetin dhe të na shpëtojë jetën me një copë fasho e jod? Apo ndoshta kutitë e ndihmës së shpejtë, janë për të siguruar paratë që të kemi shëndetësi falas në spitale? Në fakt, ministri i Shëndetësisë ka një vit që flet për shëndetësi falas dhe shërbim urgjence të menjëhershëm në çdo skaj të vendit dhe, kësisoj, kutitë me fasho nuk do të kemi as kohë t’i përdorim, zoti ministër i Brendshëm.
Turravrapi për të vënë gjoba edhe për mungesën e fashove në makinë, zoti ministër, nuk është gjë tjetër, por qëllimi i policisë së sotme, e cila e ka gjobën si qëllim në vetvete qysh kur erdhët në pushtet dhe për këtë besoj nuk ka nevojë për fakte... A më thua zoti ministër se në cilin vend të botës (ndoshta me përjashtim të Kosovës dhe Egjiptit që i kam parë vetë), sheh policë rrugorë nëpër rrugë që ecin me bllok në dorë?! Nuk besoj se qëllimi i policit rrugor është të gjobisë drejtuesin e mjetit, por të garantojë sigurinë në rrugë dhe stabilizojë trafikun. Tek ne policin e gjen në çdo semafor, të fshehur pas kaçubave apo kodrinave, ku del si hajdut përpara dhe të kërkon dokumentet… tani edhe kutinë e ndihmës së shpejtë. Nuk ndodh besoj askund që policia rrugore të të ndalojë në rrugë pa asnjë shkak, edhe pse drejtuesi i mjetit nuk ka tejkaluar shpejtësinë, edhe pse ka të ndezura dritat, edhe pse ka zbatuar të gjitha rregullat e qarkullimit rrugor.
Polici rrugor tek ne të ndalon kot së koti për të të kontrolluar dokumentet, nëse ke vënë rripin apo ke në bagazh kutinë me fasho e me jod. Ky është një absurditet shqiptar, që përgjatë kësaj qeverisjeje është kthyer në një stil të përhershëm pune të policisë. Pasi po pajisen me forcë nga qeveria me kutinë me fasho, tashmë qytetarëve nuk është çudi që një ditë t’u kërkohet edhe pasta e rrojës apo edhe furça e kruajtëset e dhëmbëve, antidjersa etj. Sepse qeveria jonë e dashur nuk do që qytetarët e vet të neglizhojnë edhe këto procese të jetës së përditshme… Ata që nuk guxojnë t’i marrin do të përballen pastaj me policinë e gjobave. Unë për vete, zoti ministër, i kam blerë pajisjet që ju keni urdhëruar, por të siguroj që unë nuk udhëtoj as shpejt, as shpesh. Aq më tepër tani që qeveria mendon edhe për ne që të mos marrim shumë shëndet, duke lajmëruar rritjen e çmimit të naftës me 120 lekë për litër, unë dhe shumë si unë nuk do të kenë shumë mundësi që të udhëtojnë me makinë. Por për ta verifikuar, policëve të tu po iu jap edhe targën time të makinës, AA 59 5AE, që kur të kontrollojnë në bagazhin e makinës të gjejnë jo vetëm fasho, jod e jelek, por edhe antiplumb, telekomandë televizori, hekur rrobash, furçe dhëmbësh, pastë rroje, antidjersë dhe çamçakëz, siç thotë me ironi një miku im. Një këshillë për biznesin e kutive me fasho: pse nuk ia fusni në mend policisë që të detyrojë të pajisen edhe ata që udhëtojnë me biçikleta?!
(d.d/GSH/BalkanWeb)