Polici Refik

Polici Refik

Injoranca e amerikaneve vazhdon deri ketu sa te krijojne nje Borat te ri me emrin Refik i cili po vjen nga shqiperia dhe eshte polic, detyra e tij eshte ndalimi i krimineleve te L.A ne amerike dhe ketu do te shfaqet nje fryme perbuzese dhe nenvleresuese ndaj nje polici shqiptar me te cilin se shpejti do qeshin dhe tallen me miliona amerikane pasi ky do te jete si ata katunaret qe po dalin dhe shikojne boten perendimore dhe shqiperia eshte nje vende i humbur dhe i mbushur me njerez me nivel te ulet kulturor, keta skenarista, karikaturista dhe pergjegjesite e kesaj komedie qe shfaq injorancen totale te drejtuesve te kompanise pasi nuk marrin parasysh se shqiperia eshte nje vende me kulture perendimore edhe pse me nje shkeputje 50 vjecare qe na ka rrenuar ekonomikishte ne jemi pjese e pandashme e evropes dhe vlerave qe perfaqesone ajo, te paret e policit refikut me siguri kane qene shume me te qyteteruar se cdo amerikane i sotem shekuj me pare, mbase shqiperia nuk ka pallate apo kompani shumekombeshe por me siguri qe ka vlera te jashtezakonshme te cilat i ka vene ne sherbime te mbare botes.

STOP STOP STOP abuzimeve me shqiperine per faktin se nuk e njohin kete vende, protestoni dhe dergoni letra tek regjizori i cili po shpif ndaj kombit tone dhe automatikishte ndaj cdo shqiptari per shkak te mungeses se kultures dhe njohurive, autori eshte nje anglez katunar qe paragjykone nje kombe nje kulture e cila eshte shume me e lashte dhe me e gjere se ajo e kombit te tij
 

juliana

Primus registratum
Re: Polici Refik

Ec t'u japim nje shans ketyre "injoranteve" amerikane. mbase nuk na e perdhosin kulturen tone (ha-ha) mijeravjecare (ha-ha). Refiku s'ka pse mos te jete gallate dhe kokrra e kerricit te lezetshem katundar pasi ne policet i kemi goxha kerrica, kryesisht katundare dhe madje jo fort te lezetshem.

E pyesni veten pse fjala vjen italianeve s'u plas fare per mijera filma ku vihet ne loje stereotipi italian?
 

antip

Primus registratum
Re: Polici Refik

Un s'kam taku ndo1 polic shqiptar te zgjut. Derisa ta takoj nuk i dergoj leter regjizorit /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/pippiripi.gif
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Polici Refik

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: celjanfr</div><div class="ubbcode-body">...nenvleresuese ndaj nje polici shqiptar me te cilin se shpejti do qeshin dhe tallen me miliona amerikane pasi ky do te jete si ata katunaret qe po dalin dhe shikojne boten perendimore dhe shqiperia eshte nje vende i humbur dhe i mbushur me njerez me nivel te ulet kulturor...
...se shqiperia eshte nje vende me kulture perendimore edhe pse me nje shkeputje 50 vjecare qe na ka rrenuar ekonomikishte ne jemi pjese e pandashme e evropes dhe vlerave qe perfaqesone ajo, te paret e policit refikut me siguri kane qene shume me te qyteteruar se cdo amerikane i sotem shekuj me pare...

...autori eshte nje anglez katunar qe paragjykone nje kombe nje kulture e cila eshte shume me e lashte dhe me e gjere se ajo e kombit te tij</div></div>

O shoku Celo,mire mire po s'e ke mire kshu. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/pippiripi.gif
Pse nxefesh ti se do e nxjerrin policin si katunar qe s'merr vesh nga bota? Ne policet ashtu i kemi:katnar te trashe qe as gjylja e topit s'ia shpon kaptinen;edhe emrat ashtu i kane: Refik,Servet,Mahmut,Bexhet... Per te mos fol per pamjen...ma kane koken si shalqin 10 kilsh dhe barkun sikur do pjellin 7-njake.

Pastaj nje gje tjeter nuk kuptoj une ketu. E ke lidhur kete ceshtje me faktin se shqiptaret jane nje komb i lashte me kulture perendimore. PSE? Stergjyshi i Refikut vertete mund te kete qene luftetar,strateg ilir i respektuar ne shoqeria e larte e asaj kohe,por kujt i rrifet ca ka qene stergjyshi? Puna qendron ca eshte Refiku sot.Dhe shqipot si Refiku jane injorante pa piken e kultures: s'ia kane idene deodoranteve kunder djerses,fusin gishtat ne hunde e beshtyjne pertoke si pa te keq.

Ka edhe kategori te tjera injorantesh(ata qe kopjojne te jashtmit si majmuni, etj etj),por po t'i hyjme ketij muhabeti nuk mbarojme me.
 

Qerratai

Primus registratum
Re: Polici Refik

Amerikanet tallin tralalane me presidentat e tyre, e jo më me nje polic shqiptar. Pastaj, pse preokupoheni ? Do behemi te famshem /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
E forte do jete nqs Refua kerkon ndonje 2000 lekshe per te lene dike qe te iki dhe kur ai ti thote qe "I've got only dollars, no lek-s", polici yne i nderuar ta arrestoje /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif
 

antip

Primus registratum
Re: Polici Refik

O Celjan qetsohu mer cun... (sa te paskan traumatizu legjendat e Skenderbeut ne femijeri /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif )

Nuk ka ngel me u tregu kultura ilire te nji film komik hollivudian mer daj, pasi nuk ka ngel kulture, shoqeri, komb e fis pa u parodizuar ne Hollivud...

Ti thuj shyqyr qe na erdhi rradha neve ... /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/pippiripi.gif
 
Top