Policat kto Barkderra te medhenj.

olololol

Primus registratum
Policat kto Barkderra te medhenj.

Me gjithe Respektin qe kam per policine shqiptare, me ate rroge minimale, me ato kushte te veshtira qe punojne,por ama pamja fizike dhe menyra e tyre e komnikimit le shume per te deshiruar.
Isha ne stadium sot per te pare Partizani-Dinamo (0-2 sa per kronike)
Dhe te gjithe policat pa perjashtim kishin nje bark si me qene me barre ne muajin e fundit .
SI mund ta ndjeke kriminelin ,hajdutin ai me ate bark , ai ka siklet dhe ne zyre me ndenj ulur .
Si i marrin keto norma keta me ket bark ?
Kush duhet ti kontrolloje te jene sa me te pashem fizikisht , sa me efikase ne punen e tyre ?

Te mos flasim me pas per komunikimin skandaloz.

Dal nga shpia dhe sa futem ne rrugicen e lagjes nje ze nga nje makine e parkuar aty me thote :

- Ejjjjjjjjjjj Ku shko ti ?

Ktheva koken mos kish njeri tjeter pas meje dhe e kish me ate ,por nuk qe njeri .

- Me mua e ke ?, i them .

- PO me ty , pse habitesh , ma kthen ai .

- Ca po te duhet ty ku po iki , pse duhet me te dhene llogari ?
- Se jam inspektori lagjes tha.
- PO akoma nuk je Ministri brendshem eeee .lol

Doli nga makina desh me coj ne rrajon , per kundershtim te forcave te policise , pika zeze.

Pse nuk ju bejne nje ore mesim komunikim me qytetaret keryre njerezve sepse kam pershtypjen se POLICIA eshte nje figure e respektueshme ndersa ketu tek ne eshte e FRIKSHME.

a_297.jpg


Bejne dallim oficerat e rinj qe kane mbaruar akademine e rendit ose jashte shtetit .

01092007ceremonia_patrulla1.jpg
 

TheWanderer

Primus registratum
Re: Policat kto Barkderra te medhenj.

Dy nga policat tek kjo fotografia e fundit, do ta kene barkun patjeter te madh, heret a vone /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif

Me kujtohet para ca vitesh po shikoja Gjermani - Shqiperi ne nje stacion te huaj. Gjithe qejf, mes te huajsh po krenohesha qe do humbnim vetem me nje gol diference, kur ata me pyesin a eshte bukur ne Shqiperi.. po re u thashe, shume bukur...do ti ne ate kohe TV kap nje polic qe po hante fara...policia shqiptare eshte skandaloze, lere me ne paraqitje, por dhe ne pergatitje jane nam fare...
 

Dolores

Primus registratum
Re: Policat kto Barkderra te medhenj.

po kot s thone qe genjeshtra i ka kembet e shkurtra /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif
 

TheWanderer

Primus registratum
Re: Policat kto Barkderra te medhenj.

Lere, lere se mu rrit dhe hunda /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Policat kto Barkderra te medhenj.

Pershkrimin e policave albo e kam bere te nje teme tjeter andej nga mediat kur flitej policin shqiptar ne SHBA,Refikun. Por mire e ke ti Lym,jane ndryshe te rinjte qe mbarojne akadamine e rendit;jane te shkolluar dhe te stervitur per ate pune. Ata barkderrat dhe kokebostanat qe rrijne neper rruge kryesisht jane katnare/maloke pa shkollimin e duhur per te qene police,por duhen per te shtuar nr se te rinjte e shkolluar nuk jane shume. Mendoj se vit pas viti "polici tipik shqiptar" do te zevendesohet nga nje polic me i stervitur,me i kulturuar,me i denje per te mbajtur uniformen.

Tani per tani ama na duhet akoma te perballemi me Shqefqetin, Aliun,Refikun... /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif sa te dh*shem qe jane (me falni per fjalorin po kjo eshte fjala e duhur /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif ).
 

Al-Punk

Still here
Re: Policat kto Barkderra te medhenj.

Faktikisht kete vit kur isha veres ne Tirane, policet kishin ndryshuar per mire! Ca cuna te rinj qe te pakten te drejtoheshin me dy fjale miresjellje kur te ndalonin. (Zakonisht ne jemi gabim 90% te rasteve kur ecim ne rruge neper Tirane keshtuqe nuk mund te hahemi kot).

Per ata policat barkderra qe e kishin mendjen tek 5shja nuk kisha aspak rrespekt, por kur sheh ne mes te vapes, apo baltes e shiut policet ne trafik te vjen keq. Tani qe shoh keta qe nuk kane bark me vjen me keq /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/frown.gif
 

olololol

Primus registratum
Re: Policat kto Barkderra te medhenj.

Puna eshte se kur ka prezence Policie ne lagje ne komunitet te ndihet Siguri jo Frike prej tyre , dhe faktikisht ata kete te fundit trasmetojne ne popull.

Nje dite po kaloja nga puna ne shtepi dhe ca cuna me motorra ecnin me 150 km/ore spo me linin me kalu rrugen , une i ri po nje plake si do kalonte , mora 129 qendren Operative i them kshu kshu ne filan rruge , dhe ai tha :

- Nuk merremi ne me motorrat por policia rrugore !!!

ne vend te me thonte flm do merren masa direkt , dhe te lajmeronte koleget rrugore me tha ashtu .
Pra dhe kur duam te bashkepunojme hasim ne indiferentizmin e tyre.
 

TheWanderer

Primus registratum
Re: Policat kto Barkderra te medhenj.

Mbaj mend se kur po kaloja nje kufi te nje vendi te zhvilluar per nga kultura dhe qyteterimi, ne zyren doganore ishte fotografia e nje grupi policesh me dicituren: Ne jemi fytyra e vendit tone! Police te rregullt, te qeshur, qe flisnin te pakten nga nje gjuhe te huaj dhe qe nuk te shikonin nga xhepat. Bej pak krahasimin me policat e Rinasit /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/frown.gif Ata jane kontakti i pare qe cdo turist i huaj ka me Shqiperine!
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Policat kto Barkderra te medhenj.

me falni ta bej nje pyetje koti une:

mire policat qe i paskemi per turp, po pjesen tjeter te shoqerise si e kemi ne te holle e te gjate si modelet/modelët e Armanit???

kurse per komunikimin s'kam c'te them, vetem njerez te pasjellshem ke gjithandej pavaresisht nga uniforma apo mungesa e saj!!!
 

olololol

Primus registratum
Re: Policat kto Barkderra te medhenj.

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: New</div><div class="ubbcode-body">me falni ta bej nje pyetje koti une:

mire policat qe i paskemi per turp, po pjesen tjeter te shoqerise si e kemi ne te holle e te gjate si modelet/modelët e Armanit???

</div></div>

Qytetaret jane te lire te behen 300 KG po deshen s'na intereson shume, por ata qe kane per te ndjekur hajdutin , nje kriminel duhet te jene sa me te pregatitur fizikisht jo per MUNDJE SUMO
 

Zemrushi

Primus registratum
Re: Policat kto Barkderra te medhenj.

o Lymo Policet tone s'kan shkolle! ti thua me ba ndonje ore mesim per te mesu me komoniku /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif , vallai me i pa policet ne shkoder te betohem qe nuk din emrin rrezik ta shkruajne, ca thu mer aman mo i kap kto tema se esht qelb Peshku qe nga koka /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif
 

TEDI

Valoris scriptorum
Re: Policat kto Barkderra te medhenj.

o Lymo PO ala me kta merresh ti e bab... Mire mire thuji ne noten e mire ...
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Policat kto Barkderra te medhenj.

Ti i thu notën e mir po s'ta thojn ata. Pa t'bo zbor nuk e lejn licat ër Ted.

Kët vit isha n'spital me gocën ne u ktheva n'shpi në 4 të mjesit. I hypa komve se ishte si fresk krahasu me 40°C të ditës. Mu ke Selvia nalo i makin policie me nji nga dritat që nuk i punote ne xhaxhi nga mren makinës, pa thon as mroma as mjesi m'pyt se ku po shkojsha. I thash që jom tu shku n'shpi. I ksaj zone je m'tha? Jo i thash. Po ku e ke shpin? Ke Brraka po tashti jom tu shku ke rruga Kavajës. E pash që sikur u bo lomsh. E ka je tu ardh m'tha? Ka spitali i thash. E ç'deshe n'spital? Për tongërllik i thash. Mos u boj shum shakaxhi m'tha. Jo mër lal i thash se s'bohen shaka me kto pun. Nusja filloi me brryla e me shkelma.
Për ça ishe n'spital m'pyti prap. Kisha gocën pa qef ëre i thash. Për ça meno ti se shko robi n'spital n'4 t'mjesit? A o mo mir tashti m'pyti? Kshu tha doktorri i thash. Po nai problem keni pas rrugës? Deri tashti jo i thash.
A doni me ju çu me nai ven? Vallaj falemnerit i thash po s'morëm taksi se na e kishte qefi me ec.
E mir pra, notën e mir e bofshi. Rrofsh ju përgjigja. Notën ne juve.

Kshu ikën policat tu patrullu n'orët e hershme të mjesit tu harxhu benzin e tu nga robt e rrall që u endshin rrugve.

Megjithate, kishte i ndryshim t'vogël nga hera e funit. Nuk të fuste frykën xhaxhi polici. Kjo do t'thot që jom rrit ne jom bo çun i modh.

Lymo, policat ër daj jon polica. Içik fryk duhet me i pas se masnej bohet deti kos. Ata barkderrat jon polica t'vjetër ne jon rraf me voj e me uthull ne pranej i bin shkurt muhabetit. Ke bo s'ke bo gjo, ata t'hyjn n'dajak i here ne masnej t'pysin se ça po bojshe n'mes t'rrugës vetëm n'4 t'mjesit. Plus që jan edhe të mërzit se furgonat e policis, të ritë e kom llafin, kan fillu qysh tashti me u nez me t'shtyme (gjo që e kisha harru krejt).
Pra, punët kan mor içik për mir por me raste.
 

KoDoShi

Primus registratum
Re: Policat kto Barkderra te medhenj.

Esht e vertet ajo qe thote Mandi kane ndryshuar. Shikon ftyra t'reja e jo barkderra te pangopur qe si shofin syte gjo tjeter vecse 5mije leksha. Me t'edukum, strikt e t'afte ne kominikim me c'kam pa e vertetu vet. Por ama k'tyne t'rinjve s'duhet me i dhon aq kompetenca, duke marre parasysh se jane pa-pervoje nuk duhet t'lejohet dicka e till, sepse ne nje situat t'veshtir zgjidhja e problemit nuk mund t'jet ajo qe nje i ri mund t'zgjidhi. Ato fitohen avash, avash e jo si ja bojn k'to, ja nrefin men'jen para kohe.

Dihet qe dhe barkderri do e coj i rrog n'shpi, se ka kalamoj per t'majt e grun bashk. Rroga shtetit si mjafto per ti plotsu ato pak nevoja qe i'a kerkojn, k'shtuqe si te thush ai detyrohet t'boj presione; si pershembull te naloi kot n'rrug edhe pse duke i pas dokumentat nrregull, prap ai e ka per borxh ta vej nji gjob t'vogel.




N'dark mos dilni pa dokumenta me vete se e hongret! /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif
 

olololol

Primus registratum
Re: Policat kto Barkderra te medhenj.

Sot ne lajme u tha se SHKB , kapi 20 police rrugore duke marre rryshfet , gje e cila tregon se shteti po leviz pak kjo mos te behet vetem tek rrugoret , por deri ne sferta e larta tek shefat te cilet marrin milione per te nxjerre apo mbyllur nje sy para veprimeve te paligjshme.
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Policat kto Barkderra te medhenj.

Ata shefat qe marrin miliona,i ndajne me shefat e vet Lymo.Po zgrrape 10 mije lek te heqin prej pune;po zgrrape 10 milion te kerkojne gjysmat dhe te mbulojne shpatullat qe te zgrrapesh prap.

Qe ikshu Lym baba!
 
Top