Policët në dietë

Policët në dietë

Mexico-300x198.jpg
Autoritetet në kryeqytetin meksikan u kanë dhënë urdhër policëve të hyn në dietë, në kuadër të fushatës shëndetësore në shtetin e dytë më të trashë në botë, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Rreth 1.300 policë do të marrin pjesë në aksionin e dobësimit, i cili zbatohet në nën organizimin e drejtorisë policore të qytetit dhe ministrisë federale të shëndetësisë.

Vështirë se do ti shtyjmë të mos hanë tortase (sandviçë të mëdhenj meksikan) apo tako, ka thënë Nora Frias, zyrtare lokale e policisë.

Por na duhet tua tërheqim vërejtjen se, nëse një ditë hanë një shujtë të tillë, të nesërmen shujta duhet të jetë me perime, ka shtuar ajo.

Mbi 70 për qind e policëve në Mexico City të cilët ushqehen nëpër restorantet e ushqimit të shpejtë janë të trashë.

Si pjesë e aksionit të ri policët çdo muaj do ti nënshtrohen kontrollit mjekësor, e për gjysmë viti do të hipin sërish në peshore, ka thënë Frias.

Sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësisë, rreth 70 për qind e meksikanëve të rritur kanë peshë të tepërt trupore, e 30 për qind janë të trashë.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=587. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=587

Top