Poezia Islame në letersinë shqiptare

Imeri

Primus registratum
Poezia Islame në letersinë shqiptare

Diç më shumë rreth poezisë Islame në letersinë shqiptare ...
 

Klinton

Primus registratum
Re: Poezia Islame në letersinë shqiptare

Imer
Mbaruam per poezi shqiptare ne letersine shqiptare
Ke diku te tilla?
 

trinity

Primus registratum
Re: Poezia Islame në letersinë shqiptare

mo qa poezie islamike be ...
a nuk e din ti qe populli shqiptar hollesisht jane ateista?
 

Lazarati

Primus registratum
Re: Poezia Islame në letersinë shqiptare

Letersia Islame (nese mund ta quajme keshtu) ne gjuhen Shqipe ka nje histori disa shekullore.Islamizimi i nje pjese te madhe te Shqiperise gjate pushtimit Osman padyshim qe do te kishte ndikime edhe ne kete pjese te artit,ashti sic pati ndikime ne arkitekture,tradita etj.
Perfaqesuesit e pare te kesaj dege jane quajtur "Bejtexhinj" dhe mes tyre numerojme poete si Ibrahim Nezimi,Naibi,Hasan Zyko Kamberi etj.
Keta poete filluan te shkruajne aty nga fundi i viteve 1600 dhe fillimi i viteve 1700.Fjalori i perdorur eshte i mbushur shume me fjale turke e arabe dhe poezite ne te shumten e rasteve u shkruan ne Turqisht,arabisht etj.
Pas kesaj tradite zhvillohet nje tjeter dege e Letersise Shqipe ne traditen islame,ajo e Bektashinjve.
Kjo Letersi mori nje hov te madh ne Shqiperi aty nga vitet 1700-1800 kur ne Shqiperi filloi te perhapeshin Dervishet Bektashinj te cilet ndertuan institucione fetare.Edhe keta si alfabete per te shkruar poezite e tyre perdoren gjuhet Turke,arabe e persishte.Motivet u moren nga ngjarje te medha te Islamit si portreti i Profetit Muhamed,figura e Hazretit Ali,lufta e Qerbelase etj.Keto poezi jane te pershkruara me se shumti nga fryma mistike e cila eshte burim frymezimi per Bektashinjte.
Kulmin e Saj kjo Letersi e ariti nga fundi i viteve 1800.Kur Teqete Bektashiane u mbyllen nga autoritetet Turke,kleriket Bektashiane filluan te perdorin alfabetin Latin.
Baba Aliu i teqese se Zallit (Gjirokaster) filloi te merej edhe me studimin e Dialektologjise duke lene pas nje veper voluminoze qe fatkeqesisht humbi nen pushtimin grek e me pas nga regjimi komunist.
Nje tjeter klerik Bektashian qe ja vlen te permebet eshte edhe Baba Meleq Shemberdhenji i cili shkroi nje numer te madh poezish.Poezite e Tij paten nje fryme kombetare Shqiptare.
Shqiperi per Shqipetaret-S'ka tjeter perse te vene
U ka mbetur nga te paret-Gjithe jeten do ta kene

Vjershetore te tjere Bektashiane permendim edhe Sali Njazi Dedene,Baba Ahmet Turanin etj.

Per kureshtjen tuaj ekziston nje studim me i plote dhe shume i detajuar mbi Letersine Shqipe nen traditen islame nga studiuesi Robert Elsie.
Disa poezi te Bejtexhinjve mund ti gjeni ketu AlbaPoetry.com
 

Ema

Goddes
Re: Poezia Islame në letersinë shqiptare

...
Une do doja te hidhnja ketu nja dy poezi te Naimit.Ne Shkolle na e paten shpallur si panteist ose neoplatonist po per mua si bektashi qe ishte Zotin e njihte mire,e i kendonte bukur /pf/images/graemlins/smile.gif :


Mejtimi

Rri mejtohem shumë herë
Tek perëndon yll'i zjarrtë,
Edhe hapetë një derë,
Soje rrjeth një drit' e artë.
Retë, nga pak' e nga pakë,
Marrën një tjatër fytyrë,
Bënenë të kuqe flakë,
E deti ndrin si pasqyrë.
Oh! sa të bukura janë
Fushatë që gjelbërojnë,
Qiejtë që s'kanë anë,
Luletë që lulëzojnë,
Zoqthitë që flasin belbër
E fluturojnë ndë erë,
Pyll'i veshur më të gjelbër,
Deti i qet' e i gjerë,
Lumi që nxjerr oshëtimë,
Që bubullin nëpër male
Dhe ikën me fishëllimë
Nëpër fusha me ngadale,
Brigjet' e veshurë me bar,
Me lule, me gjeth, me fletë,
Rrahurë n'ergjënt edhe n'ar,
Ahu me krye përpjetë!
Më çdo kënt edhe më çdo vis
E më çdo çuk' e çdo brinjë
Shoh një plep, një vith a lis,
Një qarr, një bush, një dëllinjë.
Hap sytë dhe përqark shikonj
Fushë, limë, brigje, male,
Edhe të shkuarat kujtonj
Një nga një, dalengadale.
Për ata që janë ndarë
Prej nesh, që rrinim gjithë tok
Edhe më s'i kemi parë,
Që i patmë shpirt edhe shok,
Zëmëra më përvëlohet
Edhe them vallë ç'u bënë,
Kur shoh që koha po ndrrohet
Dhe të mugëtit ka rënë,
Po rrjeth nëpër hapësirë
Edhe sa vete po shtohet,
Lint nata me errësirë,
Dheu e qielli ndryshohet.
Kështu rrotullohet moti,
Yjt' e hëna sytë hapin
Dhe pas nomit q'u vu Zoti
S'rrinë, po gjithënjë çapin.
Lumi me një psherëtimë
Ikën edhe vete në det,
Dëgjohet një bubullimë,
Që përhapetë përmbi dhet.
Duke shkuar dit' e net,
E duke ndërruarë moti,
Vemi si lumi në det,
Nga Zoti, prapë te Zoti
 

Ema

Goddes
Re: Poezia Islame në letersinë shqiptare

Tjetra:

Dëshira

Zot!
Sot
Jam,
Kam,
Shoh,
Njoh,
Rronj,
Shkonj;
Kam gas
Dhe flas
E them
Të kem
Ditë,
Dritë,
Jetë,
Vetë,
Ah, dua,
Që thua,
Të mos vdes,
Po të mbes
Përjetë
Të ketë
Shpirti im
Pa mundim
Shëndenë
Të jenë
Me mua
Sa dua.
Sonte jam gjall',
E jam mirë,
Po kam dhe mall
E dëshirë,
Zot i vërtetë
I gjithësisë!
Të rronj përjetë
Ndaj njerëzisë!
Ti ke në dorë,
Çdo gjë që të duash;
Nukë je i gjorë,
Arrin që të thuash;
Pa bëhenë gjithë ç'dua,
Po të më dëgjosh mua,
Le të bëhetë thua,
Dhe gjithë janë bërë!
Atë që thua ti vetë,
Zot i math e i vërtetë!
Ajo bënetë në jetë,
Edhe mbaronet' e tërë!
Ti epi jetë njerëzisë,
Shto e beko dhe bagëtinë,
Se ti je Zot' i gjithësisë,
Në dorëz' e ke mirësinë
Njerëzis' epi jetë të gjatë,
Mundimet fare nga jeta ngreji,
Djepinë shkret' e lugënë thatë
Mos e shih kurrë, po mbushur leri.
Fal
Dhe ep
Gjithë ç'ke
Nga të mirat,
E të pështirat
Hidhi këtje,
A vari më ndonjë grep,
A mbuloji më ndonjë mal,
E lërë vetëm mirësitë,
Fal edhe dritë e jet' e ditë
Le të prehet gjithë njerëzija
E të mos ketë kurrë të këqija;
Ligësitë, djallëzitë e marrëzitë
Le të mos rrojnë paskëtaj edhe një ditë
Veç mirësija në këtë jetë të mbretëronjë,
Urdhëri yt, puna jote, Zotth' i math e i vërtetë,
E v^ërteta le të rronjë, gënjeshtra le të pushonjë
Bëj si të duash, ç'të them unë Zot i vërtetë? Ti e di vetë!
 

Lazarati

Primus registratum
Re: Poezia Islame në letersinë shqiptare

Naimi ishte Panteist dhe shkroi tamam si panteist,megjithate ai perfshihet ne Letersine e Romantizmit dhe eshte pika me kulminante e kesaj periudhe.
 

Ema

Goddes
Re: Poezia Islame në letersinë shqiptare

Fillimisht postuar nga Lazarati:
[qb] Naimi ishte Panteist dhe shkroi tamam si panteist,megjithate ai perfshihet ne Letersine e Romantizmit dhe eshte pika me kulminante e kesaj periudhe. [/qb]
-Keshtu e mbaja mend edhe une,po me kane informuar ca burime te tjera e ma kane shpallur si bektashi.
Gjithsesi poezite me lart mu duken domethenese!
 

Lazarati

Primus registratum
Re: Poezia Islame në letersinë shqiptare

Bektashizmi eshte thjesht nje sekt i Islamit dhe Naimi ishte Bektashi,por ai ishte edhe Panteist sepse ishte i frymezuar nga poete Mistike Islame nga ku buron edhe Bektashizma.Pra Panteizmi dhe Bektashizmi kane nje renje te perbashket,Misticizmen.Pikerisht ne keto krijime ku Naimi shkruan per Bektashinjte del ne pah edhe karakteri i Tij Panteist.
"Gjithe cka e ka ne jete
Eshte vete Perendia"
Dy vargje te tjera nga Qerbelaja:
"Ay 'shte kreji dhe fundi
me cdo ane qe shikojme
fytyren e tij veshtrojme
e tere c'eshte kjo jete
eshte ay Zot i vertete"
 
Top