Poezia e nje vajze me kancer po ben xhiron e botes

antip

Primus registratum
Poezia e nje vajze me kancer po ben xhiron e botes

"Poezia e një vajze me kancer po bën xhiron e botës"


JU LUTEM, PËRCILLUANI KËTË MESAZH TË GJITHË ATYRE QË
NJIHNI, madje edhe atyre që nuk i njihni. Është
kërkesa e një vajze të veçantë që shumë shpejt do ta
braktisë këtë botë, për shkak të kancerit. Kësaj vajze
i mbesin vetëm 6 muaj jetë, dhe si dëshirë të fundit
ka dashur të dërgojë një letër për t'i thënë të
gjithëve që ta jetojnë plotësisht jetën e tyre, meqë
ajo nuk mund ta bëjë këtë. Nuk do të mundet të
promovojë asgjë, të diplomohet, të martohet e të ketë
një familje. Nëse ia dërgon këtë e-mail një numri të
madh personash, do të mund t'i jepni asaj dhe familjes
së saj një shpresë të vogël, sepse për çdo emër që do
të dërgohet, The American Cancer Society do të dhurojë
3 cent për të paguar kurimin dhe shërimin e saj. Një
djalosh ia ka dërguar 500 vetëve! Ne mund t'ua
dërgojmë të paktën 5 ose 6 vetëve. Nuk po dhuron para,
por vetëm pak nga koha jote!


VALLËZIM I LEHTË

I ke vështruar ndonjëherë fëmijët
kur vallëzojnë të kapur - dore?
E ke dëgjuar zhurmën e shiut
kur bie përtokë?
A ke ndjekur ndonjëherë
fluturimin e çrregullt të një fluture?
A e ke vëzhguar diellin
atëherë kur nata zhduket?

Do të bëje mirë ta ngadalësoje hapin.
Mos vallëzo kaq shpejt
Koha është e shkurtër
Muzika nuk do të zgjasë përgjithmonë.

E përshkon çdo ditë fluturimthi?
Kur pyet "Si je", a e dëgjon përgjigjen?
Kur dita mbaron, shtrihesh në krevatin tënd
me qindra pyetje të njëpasnjëshme që të vijnë ndër
mend?

Do të bëje mirë ta ngadalësoje hapin.
Mos vallëzo kaq shpejt.
Koha është e shkurtër.
Muzika nuk do të zgjasë përgjithmonë.

I ke thënë ndonjëherë birit tënd
"Kjo do bëhet nesër?"
pa e vënë re nga nxitimi,
keqardhjen e tij?
Ke menduar ndonjëherë
për një mik të mirë
të cilin e ke humbur
sepse kurrë nuk kishe kohë
për një telefonatë dhe një "Si je"?

Do të bëje mirë ta ngadalësoje hapin.
Mos vallëzo kaq shpejt.
Koha është e shkurtër.
Muzika nuk do të zgjasë përgjithmonë.

Kur vrapon kaq shpejt për të arritur diku
humbet gjatë rrugës kënaqësinë e të shkuarit.
Kur shqetësohesh dhe vrapon gjatë gjithë ditës,
jeta është një dhuratë e pa hapur kurrë... E flakur
tutje.

Jeta nuk është një vrapim.
Merre më shtruar
Dëgjoje muzikën
Para se kënga të përfundojë.
 

picasso

Forumium maestatis
Re: Poezia e nje vajze me kancer po ben xhiron e botes

verte shume e bukur...une shpresoj qe ajo vajze te jetoje...per shume arsye...nje nder to eshte per te vene ne zbatim kete poezi te saj...dhe tjetra...pe te shkruar poezi kaq te bukura e me kuptim dhe thellesi...si kjo
 
Top